Këtë javë një delegacion, në krye me ministrin e financave Vlladisllav Goranov viziton tregjet financiare evropiane, duke përpjekur të kuptojë disponimin e tyre dhe duke përpjekur të tërheqë blerës për emetimin e ri të borxhit bullgar. Më parë delegacioni ishte në Londër, pastaj – në Paris, Munih dhe Frankfurt.
Hapi i parë për marketingun e suksesshëm të borxhit të ri tashmë është kryer me regjistrimin e programit të afatmesëm të borxhit të Bullgarisë në tregun e letrave me vlerë të Luksmburgut. Ky program është me vlerë 8 mlrd euro dhe mori vlerësim pozitiv nga ana e agjencisë së rejtingut Moody's. Por ky është një vlerësim i përbashkët që do të ketë vetëm ndikim indirekt mbi emetimet e ardhshme. Tani për tani janë të qarta vetëm emetimet për këtë vit. Sipas ligjit buxhetor sivjet mund të merret një borxh jo më të madh se 3.5 mlrd euro dhe Parlamenti tashmë ratifikoi marrëveshjet e ndërmjetësimit me 4 banka të mëdha ndërkombëtare, të cilat do t’i kryejnë operacionet në emër të qeverisë bullgare. Ekspertët pohojnë se emetimi i parë i letrave me vlerë të borxhit të Bullgarisë për këtë vit do të shfaqet në treg deri në fundin e këtij muaji dhe do të jetë me vlerë 1-1.5 mlrd euro. Akoma nuk dihet çfarë do të jetë afati i maturimit të emetimit, por me siguri nuk do të jetë më pak se 5 vjet. Gjithçka varret nga llogaritjet e ministrisë së financave. Ministria duhet të propozojë vendim, kështu që të mos grumbullohen shumë pagime të borxhit në kuadrin e një viti.
Hera e fundit, kur Bullgaria doli në tregjet ndërkombëtare të borxheve ishte vitin e kaluar gjatë qershorit. Atëherë investitorët blenë obligacione shtetërore për 1.5 mlrd euro me një interes prej 3% – shumë të ulët për një shtet me rejtingun e Bullgarisë. Që nga atëherë deri tani u ndryshuan shumë gjëra dhe niveli i interesit këtë herë mund të jetë i ndryshëm. Me siguri ka dy faktorë kryesorë, por të kundërt, të cilët mund të ndikojnë mbi rendimentin e bonove bullgare të thesarit. Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar agjencia Standart&Poor'si cilësoi letrat bullgare të borxhit si “plehra”. Kjo do të thotë se investitorët, të cilët e kanë marrë përsipër rrezikun të blejnë “plehra” të tilla, do të kërkojnë shpërblim të mirë të këtij rreziku. Kjo do të thotë se shteti bullgar do të duhet të paguajë më shumë për borxhin.
Nga ana tjetër aktualisht tregjet evropiane janë plot me para të lira që ofrohen nga Banka Qendrore Evropiane. Këto para janë të lira dhe duhet të investohen për të sjellë të ardhura. Paratë e shumta në treg dhe interesat e ulëta, të cilat shpesh janë negative janë në favor të Bullgarisë sepse kamatat mbi letrat me vlerë të borxhit do të jenë më të ulëta. Nga kjo pikëpamje momenti për nxjerrjen në treg të borxhit të ri publik është shumë i përshtatshëm. Ndoshta deri në fundin e kësaj jave gjërat do të sqarohen sepse atëherë do të përfundojnë vizitat e financierëve bullgarë dhe deri në fundin e këtij muaji Bullgaria do të ofrojë në tregjet ndërkombëtare obligacionet e saj. Zakonisht marrja e borxheve nuk është diçka e mirë nga pikëpamja ekonomike, por është fakt se tërë bota jeton me borxhe. Edhe Bullgaria nuk bën përjashtim nga kjo tendencë dhe në fakt niveli borxheve të saj nuk tejkalon 30% të Produktit të Brendshëm Bruto. Do të mbetet nën këtij niveli edhe me letrat e reja me vlerë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..