Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjenerali Bradshaw: “Kontributi i Bullgarisë pasqyron angazhimin e saj të fortë me sigurinë kolektive”

БНР Новини
Foto: BGNES

Zëvendëskomandanti Suprem i Komandës së Aleancës për Operacionet e NATO-së gjeneral Adrian Bradshaw është për vizitë në Bullgari me ftesë të Shefit të Shtabit të Mbrojtjes kundëradmiral Rumen Nikollov. Stërvitjet e përbashkëta dhe mundësitë për përgatitjen e territorit të Bullgarisë si pjesë e masave të Aleancës për garantimin e sigurisë dhe rikthimin e forcave në përgjigje të krizave në rajon ishte ndër theksat kryesorë gjatë vizitës së parë zyrtare të gjeneralit të NATO-së, i cili është i dyti për nga rangu në Evropë.

Pas bisedimeve në Sofje Adrian Bradshaw vlerësoi lartë pjesëmarrjen e Bullgarisë në operacione të ndryshme të Aleancës dhe shprehu kënaqësi për gatishmërinë e saj të ndërtojë në territorin e vet Qendër për lidhje midis Forcave të Armatosura të Bullgarisë dhe Forcave të NATO-së. Qendra do të koordinojë stërvitjet e përbashkëta ndërkombëtare, por do të ketë edhe funksione, lidhur me Forcat e Reagimit të Shpejtë të Paktit, rikujtoi gjenerali dhe nënvizoi kategorikisht:

“Kontributi i Bullgarisë pasqyron vendosmërinë dhe angazhimin tuaj të fortë me sigurinë kolektive. Dua të shprehë falënderimet time personale për Ushtrinë Bullgare dhe vendin për mbështetjen dhe kontributin tuaj në Aleancë.”

Pyetjes a është kërcënuar sigurinë e Bullgarisë për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, gjenerali Bradshaw për herë të radhës garantoi në emër të Aleancës, se vendet anëtare të Evropës Lindore do të mbrohen në rast të kërcënimit:

“Veprimet e Rusisë në Krime dhe Ukrainën Lindore treguan gatishmërinë e Rusisë të fillojë proces të ndryshimit me forcë të kufijve të shteteve sovrane. Ky është një devijim nga normat e pranuara juridike ndërkombëtare, që do të kishte pasoja jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për të gjitha anëtaret e Aleancës, sidomos të Falangës Lindore. Ne duhet të tregojmë qartë, se do të qëndrojmë fortë pas parimeve të sigurisë kolektive. Deri tani përgjigja e NATO-së gjithmonë ka qenë mbrojtëse dhe plotësisht proporcionale me kërcënimin. Por duhet t’i bindim përsëri aleatët tanë, sidomos të Falangës Lindore, se nuk do të lejojmë agresion të një shteti kundër asnjërit prej tyre. Mbi bazën e këtij potenciali frenues, sipas meje, mund të ndërtohen dhe kontakte pozitive me Rusinë.”

Gjenerali Bradshaw theksoi gjithashtu, se: “Në rast të krizës, Forcat e Reagimit të Shpejtë të NATO-së do të kenë gatishmëri të shtrihen brenda disa ditëve. Kjo periudhë kufizohet në varësi nga urgjenca e krizës. D.m.th. brenda këtyre ditëve këto forca mund të jenë në territorin e shtetit, ku ka krizë.”

Qendra e integrimit të forcave për përgjigje të NATO-së (NATO Force Integration Unit) “nuk është njësi luftarake, por element i shtabit”, saktësoi gjenerali Bradshaw. Struktura do të funksionojë në Sofje me personel prej 40 vetash, gjysma prej të cilëve do të jenë bullgarë. Përveç kësaj Bullgaria do të ketë akoma dy Qendra të NATO-së – njëra e komunikacionit për menaxhimin e anijeve në qytetin Varna të Detit të Zi dhe Qendra e komandimit dhe komunikimit pranë Sofjes, saktësoi kundëradmirali Rumen Nikollov. Stërvitjet e përbashkëta dhe mundësitë për përgatitjen e territorit të vendit tonë, na siguri ai, nuk janë lidhur me zhvillimin e operacioneve konkrete ushtarake, por kanë për qëllim të mbajnë ushtrinë bullgare në gatishmëri. Nëse Bullgaria do të pakësojë stërvitjet e saj, kjo do të çojë në përkeqësimin e përgatitjes luftarake, e cila është me rëndësi në kushtet e konflikteve në Jug dhe Lindje, shënoi Shefi i Mbrojtjes dhe dha sigurime, se Bullgaria është në gatishmëri të zbatojë angazhimet e saj për sigurinë në rajon.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD