Gjermania është partneri kyç i Bullgarisë, gjë për të cilën flet jo vetëm e kaluara e përbashkët historike, por para së gjithësh bashkëpunimi politik dhe ekonomik midis dy vendeve. Republika Federale është investitori prijës në vendin tonë me mbi 5 000 firma dhe shkëmbim tregtar rekord prej më se 6 mlrd eurosh për vit. Në këtë sfond dy vendet kërkojnë mundësi për një bashkëpunim edhe më të gjerë jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në zgjidhjen e konflikteve të rënda nëpër kufirin e BE – kriza në Ukrainë dhe mungesa e sigurisë në LM. Këtë e deklaruan të dy Ministrat e Punëve të Jashtme Daniell Mitov dhe Frank-Valter Steinmeier gjatë bisedimeve të tyre ditën e martë në Sofje.
“Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm Evropa do të ndodhet para sprovave të mëdha, të cilat, shpresoj, se do të përballojmë së bashku – deklaroi Ministri Federal i Punëve të Jashtme në Sofje. – Bashkëpunimi midis Gjermanisë dhe Bullgarisë është sidomos i rëndësishëm në sfondin e sfidave të mëdha dhe të ndërlikuara para BE. Kriza në Ukrainë kërcënon sigurinë evropiane, por BE përjeton dhe vështirësi ekonomike, dhe shembull për këtë është kriza në Greqi. Për zgjidhjen e këtyre problemeve në Evropë duhet të punojmë së bashku. Kemi nevojë njeri për tjetrin. Gjermania kërkon këshillën e Bullgarisë si vendi buzë Detit të Zi, e cila gjendet në një regjion me zhvillime dinamike. Në këtë regjion duhet të merren vendime të rëndësishme dhe thelbësore edhe në fushën e politikës energjetike.”
Në mbështetje të homologut të tij gjerman Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Daniell Mitov nënvizoi, se qeveria bullgare u kushton rëndësi prioritare strategjike marrëdhënieve me Berlinin. Ai përvijoi temat e rëndësishme për Bullgarinë nga këto bisedime.
“E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor, mbështetja dhe inkurajimin e reformave të nevojshme atje me qëllim arritjen e standardeve evropiane. Biseduam edhe për nevojën e një qëndrimi të ri dhe një strategjie të re të BE për regjionin e Detit të Zi. Do të punojmë edhe për të ardhmen e Procesit në Minsk, edhe për problemet rreth marrëdhënieve midis Rusisë dhe Ukrainës dhe krizës aty. Kuptohet do të vazhdojmë të punojmë edhe në drejtim të sfidave në Siri, Irak, LM, për fluksin e madh të refugjatëve. Temë tjetër e diskutuar prej nesh është dhe dialogu i dyanshëm energjetik, i cili duhet të çojë në garantimin e sigurisë energjetike të vendit tonë.”
Në brifingun me Ministrin gjerman të Punëve të Jashtme Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov uroi që të kemi së paku një uzinë gjermane të automobilave në vendin tonë dhe argumentoi dëshirën e vet të kompletohet plotësisht një automobil në Bullgari me industrinë tonë të pjesëve automobilistike që zhvillohet me suksës të madh. “Nuk kemi pretendime, a do të ishte BMW, Mercedes, Porshe” – tha Borisovi. Në përgjigje Ministri gjerman Steinmeier e përkufizoi Bullgarinë si “destinacion tërheqës për investimet gjermane”, por theksoi se ka çfarë tjetër të dëshirohet:
“Për tërheqjen e investimeve është me rëndësi të zhvillohen reforma në politikën e brendshme të vendit, në sistemin gjyqësor, të kapërcehen problemet në prokurimet publike, kështu që bashkëpunimi me Gjermaninë të forcohet edhe më shumë – nënvizoi Steinmeier. – Shkëmbimi ekonomik midis vendeve tona rritet me çdo vit të kaluar. Potenciali ende nuk është sosur, prandaj duhet të punojmë në drejtim të sigurisë më të madhe juridike dhe për transparencë të proceseve. Shpresoj se këto procese do të përshpejtohen në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..