Kush thotë se në Bullgari asgjë nuk ndodhet? Pas festës u zhvillua diçka e papritur për jetën politike bullgare. Një ministër dha dorëheqje sepse nuk mori miratimin e kryeministrit për ndryshimet personale e ofruara prej tij në ministrinë e tij. Në shoqëritë me tradita demokratike kjo sjellje është krejt natyrore – ministrat ndodhen në postin e tyre për të zhvilluar politikë përkatëse dhe në se nuk veprojnë në përputhje me këtë politikë, ata japin dorëheqje. Për fat të keq në Bullgari gjërat nuk kuptohen kështu. Këtu posti i ministrit para së gjithësh është burim i përfitimeve personale. Dhe duke pasur parasysh këtë bullgari kërkon arsyet për dorëheqjen e ministrit në komplote të fshehta dhe në grupe ndikuese. Është kështu sepse në historinë 25 vjeçare të demokracisë sonë ka pasur shumë emërime apo shkarkime jo logjike, të cilat kanë qenë vetëm në favor të ndonjë partie apo të ndonjë grupi përkatës ekonomik.
Në rastin konkret me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Vuçkov bëhet fjalë për reformën në shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat gjatë viteve të fundit u ndërlidhën në shumë skandale diskredituese. Skandaloze ishin dhe emërimet e dy figurave kyçe – Svetllozar Llazarov dhe Vlladimir Pisançev. Llazarovi ishte zgjedhur nga shumica e mëparshme parlamentare, kishte edhe përpjekje nga ana e saj që t’ia garantojë postin e Llazarovit për një periudhë 7 vjeçare. Pisançevi e zuri postin e shefit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare pas një skandali të madh. Paraardhësi i tij në këtë post ishte Deljan Peevski – një figurë e dyshimtë, për shkak të të cilit u organizuan protesta të paparë kundër qeverisë, pastaj shteti hyri në një krizë politike 2 vjeçare. Pas emërimit të ministrit Vuçkov ai menjëherë kërkoi dorëheqjet e Llazarovit dhe Vuçkovit, por pozita e kryeministrit ishte se në situatën një situatë aq të ndërlikuar momenti për ndryshime në këto poste kyçe nuk është i përshtatshëm.
Dorëheqja e ministrit Veselin Vuçkov befasoi të gjithët dhe më shumë kryeministrin Borisov. Në fillim komentet e analizatorëve ishin lidhur kryesisht me prapaskenën politike dhe vetëm një ditë më vonë shfaqën komente për këtë se dorëheqja mund të jetë lidhur vetëm me pozitën e shpallur të një ministri për të ardhmen e ministrisë së tij dhe për reformat në të. Në këtë situatë përgjigja e kryeministrit gjithashtu ishte befasuese – ai propozoi për këtë post zëvendëskryeministren Rumjana Bëçvarova. Ajo është specialiste në fushën e sociologjisë dhe është një figurë e jashtme për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndoshta kjo mund të jetë letra e saj më e fortë për reformimin e kësaj strukture konservatore. Mirëpo shfaqën edhe komente se me anë të emërimit të një figure të besueshme, në fakt Borisovi i merr gjërat në dorë. Vetë kryeministri ka mjaft përvojë në këtë sferë dhe bile mund të thuhet se është produkt i saj, ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndoshta nën ndikimin e partnerëve politikë Borisovi kërkoi dorëheqjet e sekretarit të përgjithshëm të MPB dhe të shefit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Llazarovi dhe Pisançevi i dhanë dorëheqjet menjëherë.
Debatet në Parlament për këto ndryshime do të zhvillohen javën e ardhshme, kur Veselin Vuçkovi do të lë postin e ministrit. A do të kuptojmë motivet e tij të vërteta – nuk është e qartë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..