Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vit plotë sfida krijuese për Shkollën Kombëtare të Artit Muzikor dhe Valltar “Dobrin Petkov”

Foto: plovdivmusicschool.wordpress.com

Gjatë vitit 1945 me iniciativë të qytetarëve dhe aktivistëve kulturorë në qytetin Pllovdiv u krijua një shkollë private e mesme muzikore. Vetëm një vit më vonë kjo shkollë u bë shtetërore. Sot kjo është Shkolla Kombëtare e Artit Muzikor dhe Valltar “Dobrin Petkov” – Pllovdiv.

Sivjet përveç 70 vjetorit të themelimit, shkolla kremton edhe 40 vjet nga formimi i klasave të baletit dhe 20 vjet që kur mban emrin e dirigjentit të madh bullgar Dobrin Petkov. Më shumë hollësi për këtë shkollë sjell drejtoresha Neli Popova-Koeva: “Në fillim të shkurtit shënuam festëne shkollës lidhur me emrin e saj i kushtuar Dobrin Petkovit. Në këtë kremte asistuan vajza dhe djali i tij. Organizuam një viktorinë i kushtuar personalitetit dhe krijimtarisë së këtij muzikanti të madh. Kishte edhe mysafirë specialë, të cilët treguan për maestron Petkov. Ndër ta ishin profesori Nedjallço Todorov dhe harpistja Zdravka Koleva.”

Në fund të vitit 2014 Shkolla Kombëtare e Artit Muzikor dhe Valltar “Dobrin Petkov” në qytetin Pllovdiv mori njohjen e radhës për punën aktive artistike. Dy prej nxënësve të saj Ivan Marinov dhe Tifani-Sidni Mikova me talentin e tyre afirmuan lavdinë muzikore të vendit në SHBA-në.

Tifani-Sidni Mikova dhe Ivan Marinov në “Karnegi Holl”“Pasi u bënë fitues të konkursit American Protege Internacional Conceerto Competition, dy nxënësit fituan mundësinë të japin një koncert në “Karnegi Holl” – tregon drejtoresha Neli Popova-Koeva. – Koncerti është në Nju Jork dhe organizohet on linë. Kandidatët prezantojnë incizime të tyre në shoqërim të orkestrës. Edhe të dy nxënësit e shkollës që u dekoruan janë pianistë me pedagoge Svetllana Koseva, e cila në vitin 2014 u dallua me “Lirën e Kristaltë” të Lidhjes së Muzikantëve Bullgarë.”

Gjatë tërë vitit parashikohen shumë veprimtari i kushtuara themelimit të shkollës. Ndër më të rëndësishmet janë Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës gjatë tetorit. Ai organizohet me iniciativë të violinistes Elmira Dërvarova, drejtoreshës Neli Popova-Koeva dhe Fondacionit për Kulturë dhe Art “MusicArtissimo”. Vjet në këtë konkurs u prezantuan 66 muzikantë nga 11 vende. Ditët e para të majit shkolla do të organizojë konkursin “Çelësi i Florinjtë”  për violinistë dhe pianistë. Dhe me këtë nuk sosen aktivitetet e parashikuara:

“Në vitin 1995 themeluam një konkurs me emrin e dirigjentit Dobrin Petkov – tregon drejtoresha. – Në fillim pjesëmarrësit ishin vetëm violinistë. Që nga viti 2013 konkursi u zmadhua dhe tani është për të gjitha veglat orkestrale. Tashmë kemi një traditë, të ftojmë në jurinë muzikantë dhe pedagogë të njohur, kryesisht ish nxënës të shkollës sonë. Me krenari do të ripohoj pjesëmarrjen tonë në dy forume ndërkombëtare – “Ditët muzikore në shtëpinë e familjes Ballabanovi” në qytetin Pllovdiv dhe edicionin e 51-rë të “Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës” prapë në Pllovdiv. Koncerti solemn i shkollës do të jetë më 25 shtator. Planifikojmë atëherë të organizojmë një takim i brezave. Do të ftojmë ish nxënës dhe ish pedagogë të shkollës, që të takohen ata me nxënësit dhe pedagogët e tanishëm. Mendojmë të organizojmë një parakalim nëpër rrugët e qytetit deri në godinën e Shtëpisë së Kulturës “Boris Hristov”, ku do të jetë koncerti.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD