Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le të gatuajmë... shëndet

БНР Новини

Bukë e shijshme e bërë sipas recetës së vjetër me maja dhe ujë burimi, si dhe djathëdhie dhe mocarela, perime dhe reçele, verë mjedrash e shumë të tjera. Këto mund t’i gjeni në stendën “Le të gatuajmë shëndet”. Ideja për këtë punishte është e Organizatës “Shoqëria e qëndrueshme”, e cila për herë të tretë merr pjesë në Ekspozitën FoodTech në Panairin e Plovdivit. Panairi mbahet nga data 4 mars deri më 8 mars. Punishtja “Le të gatuajmë shëndet” ka për qëllim nxitjen e teknologjisë tradicionale e njëkohësisht të shëndetshme në gatim. Sivjet ngjarja u është drejtuar të rinjve profesionalistë në teknologjinë e ushqimit dhe sipërmarrësinë sociale. Në ngjarje janë ftuar disa zejtarë të njohur të cilët do të zbulojnë sekretet e kësaj dege.

Më shumë rreth idesë mësojmë nga kryetarja e “Shoqërisë së qëndrueshme”, znj. Gergana Kabaivanova: “Kemi organizuar disa punishte interesante. Në njërën do të demonstrohet se si përgatitet djathë bualli dhe mocarela prej djathë lope. Demonstrimin do ta bëjë një specialist i cili njeh recetat sipas të cilave ruhen vlerat ushqimore të produktit. Teknologjia përbën interes jo vetëm për të rinjtë por edhe për fermerët të cilët prodhojnë ushqime qumështi. Në punishten tjetër kemi planifikuar të demonstrojmë gatimin e gjellëve tradicionale me përbërës natyralë dhe erëza. Vizituesit do të kuptojnë përse është me rëndësi të ruhen traditat në gatim. Një bukëpjekës nga qyteti i Plovdivit do të demonstrojë gatimin e bukës me tharm.

СнимкаProduktet e pastra vendore të prodhuara sipas teknologjisë tradicionale janë duke u humbur në treg për shkak të jo promovimit të fermave të vogla dhe të mesme. Aktualisht vetëm 487 fermerë bullgarë i sheshin produktet direkt në treg, derisa të tjerët e realizojnë atë përmes riblerësve.

“Për fat të keq vitet e fundit legjislacioni sikur nuk i mbështet produktet vendore, komenton znj. Kabaivanova. – Këtu e kam fjalën për fermerët të cilët punojnë sipas recetave të vjetra për të ruajtur maksimalisht vlerat e ushqimeve që i bëjnë mirë shëndetit. Pra, këta fermerë janë duke u ballafaquar me shumë sfida. Në vend të parë janë informacionet që mungojnë. Recetat ata i marrin nga të moshuarit nëpër fshatrat. Së dyti, këta janë specialistë të cilët në shumicën e rasteve kanë specializuar jashtë shtetit dhe pasi janë rikthyer në vend e kanë harmonizuar teknologjinë e huaj me traditat bullgare. Por bëhet gjithnjë e më vështirë të prodhosh produkte natyrale. Ekspertët janë të mendimit se teknologjia e vjetër është e panevojshme, por në fakt s’është ashtu.”

Në fund të vitit të kaluar Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit premtoi të ndryshojë normativat kështu që fermerët e vegjël dhe të mesëm të arrijnë t’i realizojnë produktet e veta në tregjet bashkiake. Është e sigurt se aksesi i tyre i drejtpërdrejtë te tregu do të stimulojë ekonominë lokale dhe do të garantojë produkte më cilësore në sofrën bullgare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë ofruar nga Organizata “Shoqëria e qëndrueshme”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Palombarët hapën sezonin e zhytjeve pranë qytetit Kiten

Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..

botuar më 25-03-29 6.15.PD

Lokomotivat e reja të Hekurudhave Shtetërore Bullgare do të mbajnë emrat e rilindësve bullgarë

Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..

botuar më 25-03-28 6.20.PD

57% e bullgarëve miratojnë mësimin e detyrueshëm të fesë në shkolla

57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..

botuar më 25-03-26 1.26.MD