Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forca magjepsëse e veroreve sjell gëzim në shkollë

БНР Новини

Me ardhjen e pranverës simboli bullgar për shëndet dhe begati – verorja, përsëri është kudo rreth nesh në fshatra dhe qytete. Çdo vit më 1 mars që të gjithë përshëndeten me fjalët tradicionale Gëzuar Gjyshe Martën! Dhe këmbejnë midis tyre verore me urime nga më të mirat. Me më shumë gëzim veroret priten nga fëmijët.

Akoma që në moshë të vogël bullgarët e vegjël mësojnë legjendat për këtë sesi është formuar kjo traditë e vjetër për gërshetimin e perit të bardhë dhe të kuq nëpër tokat tona. Punimi i veroreve në shkollat fillore prej kohe është një pjesë nga programi shkollor i fëmijëve në prag të festës. Çdo shkollë e shënon në mënyrë të ndryshme, por mësuesit nga shkolla fillore numër 120 në lagjen e kryeqytetit “Llozenec” e kthyer punimin e veroreve në një festë të pritur familjare të nxënësve të vet. Aty prej viteve organizohen atelie për punimin e veroreve, në të cilat marrin pjesë fëmijë dhe prindërit e tyre. Kështu me punëdashësi Sava Bobçev e mëson djalin e vet të vogël Nikolla:

“Nuk kishte sesi t’i refuzoj djalit tim të vij në shkollë dhe të bëjmë së bashku verore. Më solli ideja, por dhe mundësia për një kalim të këndshëm të kohës mes fëmijëve të gëzueshëm, të cilët krijojnë një gjendje të mirë shpirtërore. Kjo festë është tradicionale për të gjithë ne dhe sjellë shumë gëzim. Dita, në të cilën duhet të dëfrejmë më shumë dhe të mos të mendohemi për problemet që kemi, është pikërisht 1 marsi. Kur nuk bëhet fjalë për garë me nota, shkolla është një vend shumë tërheqës dhe shpresoj të mbetet i tillë dhe për djalin tim. Me këtë se, përfshihem në atelienë për punim të veroreve, dua t’i tregoj, se më e rëndësishmja në jetën e njeriut është të kërkojë të bëjë diçka me punë personale, të zhvillohet dhe të mësojë nga të tjerët. Bashkë me djalin tim punuam Pizho dhe Penda, verorja tradicionale, modelin na e tregoi mësuesja.”

Снимка“Më 1 mars ne, mësuesit jemi të zbukuruar me verore të shumta, të cilat na i dhurojnë fëmijët – thotë me buzëqeshje Cvetanka Toneva, drejtoresh e shkollës numër 120. – Mësuesi është i lumtur me veroret e veta, sepse dhënia e tyre është një gjest të respektit, të dashurisë, dhe të mirënjohjes. Në këtë ditë shikoj në sytë e çdo një fëmije dëshirë të tregoj ndjenjat e veta të mira ndaj pedagogut të vet. Dita është e shkëlqyer, sepse në sytë e fëmijëve lexohet dëshirë të gjejnë reciprocitet dhe shumë dashuri, kur i dhurojnë veroret e veta. Nxënësit e vegël kanë nevojë prej një ledhatimi dhe jo vetëm nga një mësimdhënie të thatë nga ana e mësuesit. Ftesën të cilën ne ua drejtojmë prindërve të marrin pjesë në atelietë për verore, zakonisht përgjigjen nënat. Ato vijnë dhe punojnë bashkë me fëmijët. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në jetën e familjes, kështu përmes traditës tregohet lidhja e brendshme shpirtërore midis fëmijës dhe prindit. Në të njëjtën kohë duket qëndrimi i prindit ndaj shkollës dhe dëshirës të ndihmojë fëmijën në paraqitjen e tij përpara bashkënxënësve të vet. Shumë fjalë të mira dhe ledhatuese dëgjojmë nga prindërit. Sipas traditës në shkollën numër 120 punojmë shumë mbi çdo lloj programesh me prindërit. Ajo e cila bën përshtypje është se nënat vijnë me idetë e veta, emocionohen dhe kërkojnë përkrahjen tonë. Nuk duhet të lëmë pas dore dhe gjyshet e fëmijëve, të cilat po kështu janë shumë aktive në punën me veroret. Ka dhe një gjë tjetër, nxënësit tanë e lidhin muajin mars dhe me Festën Kombëtare – 3 mars, të cilën e festojmë, duke organizuar viktorinë mbi temën “Unë e duan Bullgarinë!”

Përpiqemi t’i bashkojmë festat e marsit, sepse pas veroreve vjen dhe festa e nënës, kurse ajo është pamja e shenjtë në vetëdijen e fëmijëve tanë. Prandaj me ushtrime të këndshme dhe krijimtari në atelietë për verore duam që të afrojmë më tepër anëtarët e familjes. Çdo gjë e bëjmë në emër të fëmijëve, sepse ata janë pasuria jonë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD