Gjithnjë e më shpesh flasim për IT sektorin si për një sektor tërheqës për bullgarët e rinj. Është e kuptueshme sepse kjo është industria që zhvillohet më shpejtë në Bullgari, me rritje dyshifrore vjetore, papunësi zero dhe bile mungesë kuadrosh, dhe paga disa herë më të larta sesa është paga e mesme në Bullgari. Për këtë arsye është pak e çuditshme se ka njerëz, të cilët braktisin punën e tyre të paguar mirë dhe preferojnë të merren me një ndërmarrje të pasigurt. I tillë është rasti me të shtatat nga Dextrophobia Rooms – Petër Kostov, Angell Najdenov, Aleksandër Grozdanov, Bozhidara Zaharieva, Dimitër Petrov, Mariela Levieva dhe Svetlin Gërbatov. Ndoshta i inkurajon fakti se janë vetëm nga 25 vjeç dhe dëshirojnë të bëjnë diçka të tyre, të punojnë së bashku. Shtatë miqtë janë të vetmet në Bullgari, të cilët merren me një tendencë të re të industrisë së argëtimeve – bëhet fjalë për ashtuquajturën “dhomë-puzzle”.
Çfarë është kjo dhomë?
“Njerëzit janë mbyllur për një orë brenda një ambienti dhe qëllimi i tyre është që të dalin jashtë – shpjegon Petër Kostov. – Për të dalë nga dhoma, ata duhet të gjejnë përgjigjen e një seri pyetjesh dhe të zgjidhin së bashku disa probleme. Është me rëndësi të madhe që njerëzit të luajnë në ekip. Provokojmë kryesisht mundësinë e tyre që të gjenerojnë ide të reja, të dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk vihen në provë mundësitë e tyre fizike, nuk kontrollojmë dituritë e tyre enciklopedike. Dhoma është krijuar kështu, që të provokojë kreativitetin e lojtarëve. Dhe pikërisht kjo stimulon emocione të forta. Këtu elementi i befasisë gjithashtu zë një vend të rëndësishëm. Krijojmë atmosferë të posaçme, njerëzit hyjnë në këpucët e ndonjë personazhi dhe ndiejnë veten si pjesëmarrës në ndonjë film. Ne krijojmë gjysmën e këtij filmi, lojtarët e bëjnë tjetrën. Secili skuadër është i ndryshëm.”
Ideja për këtë lloj argëtimi nuk është e ekipit të Dextrophobiës. Dhoma të tilla ekzistojnë në Evropë, para kësaj u shfaqën dhe në SHBA. Më parë të shtatat kanë vizituar Hungari për të parë se si punonte një dhomë të tillë atje. Pas kthimit të tyre në Bullgari ata ishin të bindur se mund ta bëjnë këtë lojë akoma më interesante. Për tetë muaj ata përpunuan dhomën e tyre dhe që nga 10 qershori i vitit të kaluar ajo funksionon.
“Krijimi i dhomës së parë ishte financuar nga ne dhe investimi kryesor ishte në punë dhe kohë të lirë – tregon Petër. – Të gjithët punonim 8 orë në ditë në kompani të ndryshme. Na ndihmonte këtë se jemi miq dhe kalojmë së bashku kohën tonë të lirë. Por në vend të që të luajmë me letra, apo të pimë birë në park, ne krijuam diçka, për të cilën kishim menduar gjatë dhe të cilën e duam në të vërtetë.”
Petër shpjegon se investimi i tyre fillestar nuk ishte i madh – rreth 10 mijë leva (afro 5 mijë euro). Duke filluar me shpresën se të paktën do t’i kthejnë këto para, biznesi i tyre po sjell mjaft të ardhura. Nisma e tyre tërhoqi interesin e fondit për kapital në aventurë. Ai siguroi financimin më serioz për një pjesë të biznesit dhe e përfshi ekipin e të rinjve në programet e vet të mentorimit. Kështu disa nga të rinjtë braktisën punën e tyre të përhershme duke iu përkushtuar idesë së mirë. Aktualisht ata punojnë mbi dhomën e dytë, që do të hapet gjatë pranverës. Planet e tyre të biznesit përfshijnë ofrimin e biznesit si franshiza. Që nga hapja e dhomës së parë deri tani numri i vizituesve të saj është pothuaj 7 mijë. Ndër ta ka adhurues të aventurave të moshave të ndryshme nga Bullgaria dhe nga shtete të tjera. Dhe pavarësisht se grafiku i dhomës është plot për një muaj e gjysmë përpara, të shtatat po mendojnë për këtë se si të tërheqin më shumë klientë të huaj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..