Parlamenti ratifikoi përfundimisht marrëveshjen me katër banka shpërndarëse për borxh prej 8 mlrd eurosh deri në vitin 2017. Vendimi u përkrah nga Grupi Parlamentar i Partisë GERB, Blloku i Reformatorëve, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (LDL), Partia ABV dhe Qendra Demokratike Bullgare (QDB). Nga Fronti Patriotik (FP) i cili premtoi në fillim të mandatit të tij parlamentar mbështetje për qeveritarët u abstenuan, ndërsa “PSB –Bullgaria e majtë” dhe “Ataka” ishin kundër. Votimi duhej të ishte javën e kaluar, por u shty për shkak të FP dhe ABV. Pas konsultimeve me ministrin e financave, liderët e tyre shprehën qëndrimin kategorik, se nuk do të mbështesin ratifikimin. Nga LDL gjithashtu kishin shpallur paraprakisht votën e tyre negative.
Ditën e mërkurë pas debateve të tensionuara, mbështetja e gjerë u bë e mundshme, sepse në momentin e fundit ABV dhe LDL ndryshuan qëndrimin e tyre. Ata u shprehen me motive të njëjta: se janë të kënaqur nga përgjigjet që kanë dëgjuar nga Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Ai shpjegoi, se shifra 8 mlrd euro është limiti maksimal i mundshëm dhe nuk është e detyrueshme që të merret tërë shuma.
“Unë besoj në kapacitetin reformator të kësaj qeverie dhe angazhohem, që së paku 2 mlrd prej këtyre përllogaritjeve që kemi bërë si shumë që përfshin maturimet plus deficitin e planifikuar, nuk do të imponohet të përdoren.”
“Ne komentojmë problemin nga pikëpamja e teknologjisë për arritjen e shumicës, tha politologu Strahill Delijski. – Kur bëhet fjalë për një vendim të tillë politik, është me rendësi që debati të jetë i orientuar tek objektivat strategjike të shtetit dhe të ekonomisë, por unë nuk pashë debate të tilla. Në qoftë se do të vazhdojmë të marrim vazhdimisht kredi, me të cilat të financojmë borxhe të vjetra dhe të kompensojmë deficitet, ky model mund të jetë i favorshëm për qeveritë dhe bankat, por nuk është i përshtatshëm për pjesën më të madhe të shoqërive, që marrin pjesë në të. Të mos flasim për reformat e pritura, sepse kjo është mënyra më e lehtë që ato të shtyhen. As qeveritarët, as opozita kishin dëshirë të debatojnë mbi karakteristikat strukturore të ekonomisë bullgare. Shkaku është, se elita jonë politike nuk sillet si e tillë. Një prej karakteristikave kyçe të elitave politike është aftësia e tyre të japin perspektiva afatgjata. Por tek ne ato nuk janë të tilla, më tepër afatshkurta dhe konjunkturale, që në shkencë quhet plutokraci.”
Votimi i pritur i ratifikimit tregoi, se ideja e GERB e shpallur që në kohen e konsultimeve për formimin e kabinetit “Borisov- 2” për “shumicë lundruese” bëhet realitet. Nga tribuna parlamentare Jordan Conevi deklaroi, se LDL janë tërhequr nga pushteti që të mund të krijohet një mjedis më i mirë politik për reforma dhe janë të kënaqur nga fakti se ka kërkesë për mjedis të tillë. Dhe kjo nuk është mbështetja e parë e deklaruar – le të rikujtojmë votimin për fondet e pensioneve. Duke pasur parasysh qëndrimin e neglizhuar të GERB-it ndaj partive më të vogla, të cilat mbështetin pushtetin, si dhe kundërvënien politike midis Bllokut të Reformatorëve dhe LDL, lideri i Demokratëve për Bullgarinë e Fuqishme Radan Kënev dha shenje duke mos përkrahur gjatë leximit të parë ratifikimin e borxhit, por gjatë votimit të dytë votoi me “pro”. Ja se si e shpjegoi ai qëndrimin e vet:
“Mbeti një dyshim serioz, se ishim dëshmitarë të manovrimit për zëvendësimin e shumicës parlamentare. Diskutimet e shumta nga radhët e GERB nuk fshihnin synimin që nëpërmjet këtij votimi Fronti Patriotik të nxirret nga shumica, ndoshta edhe ABV. Ju patë, se ABV në mënyrë të çuditshme bëri kthesë në momentin e fundit, ndërsa patriotët nuk arritën. Duhet të asgjësojmë këtë dyshim, sepse stabiliteti i vendit ka dy ana. Njëra është të votojmë për stabilitetin financiar. Tjetra – shumica e shëndoshë, e cila të zhvillojë reformat e nevojshme, që të mos imponohet të marrim në të ardhmen borxhe të tilla.”
Tema për “koalicionet lundruese” mund të vazhdohet, sepse është e mundshme të gjenden mjetet e kërkuara nga bashki të caktuara ose disa projekte publike të financohen. Pyetja është cila strukturë partiake do të jetë e interesuar prej tyre. Proceset rreth fenomenit “koalicione lundruese” do të jenë të dhimbshme. Pas pozicionit të partisë ABV në përkrahje të marrjes së borxhit, kryetari i formacionit deklaroi, se ky ka qenë gabim politik dhe do të japë dorëheqjen e tij që në mbledhjen e parë të Këshillit kombëtar të partisë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..