Inkurajimi i prindërve të përgjegjshëm dhe përkrahja e modelit të familjes me tre fëmijë. Këto janë prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në ndryshimet e Ligjit për ndihmë sociale për fëmijët. Nuk do të financohen prindërit, të cilët braktisin fëmijët e tyre, përforcohet lidhja midis ndihmës financiare të familjes dhe arsimit, garantohet barazia midis prindërve të ndryshëm – prindërve biologjikë, adoptuesve, familjeve pritëse.
“Me këtë ligji përpiqemi të rritim efikasitetin e mjeteve, të cilat shteti i jep për t’undihmuar familjeve në rritjen e fëmijëve të tyre – komentoi Ivajlo Kalfin, ministër i punës dhe politikës sociale. – Duhet t’i pakësojmë mundësitë për shpërdorime. Kështu mjetet do të drejtohen pikërisht atje ku ka nevojë reale për to. Ideja është që fëmijët të rritin në të vërtetë në një atmosferë të mirë, me kujdes adekuat, të shkojnë në shkollë, të mund të përdorin shërbime të përshtatshme mjekësore. Sistemi i ndihmës sociale të familjeve nuk mund ta sigurojë plotësisht mirëmbajtjen e fëmijëve, ai vetëm i ndihmon prindërit. Ata, që marrin këtë ndihmë duhet t’u përgjigjen kritereve konkrete, prej ta kërkohen dhe rezultate konkrete.”
Vitin e kaluar pothuaj 524 mijë familje kanë marrë ndihmë sociale nga shteti. Mjetet e harxhuara për këtë qëllim janë 570 mln. leva dhe sivjet në buxhet është parashikuar një shumë analogjike. Sipas ministrit Kallfin një nga ndryshimet e mëdha në ligji është kjo se pagimi do të përcaktohet sipas numrit të fëmijëve, jo siç është tani sipas sekuencës së tyre. Nuk do të bëjmë llogari sa para do të marrim për fëmijën e parë e sa për fëmijën e dytë e kështu me radhë. Familjet me tre fëmijë do të marrin më shumë mjete” – sqaroi ai. Për herë të parë ofrohet dhe një kuptim i zgjeruar i konceptit të familjes. Këtu do të përfshihen jo vetëm prindërit, të cilët janë martuar, por edhe ata, të cilët jetojnë së bashku dhe kanë fëmijë pa lidhur martesë. Do të ketë dhe një ndihmë të njëhershme financiare për adoptuesit e fëmijëve dhe ajo do të jetë e barabartë me ndihmën, që jepet në rast të lindjes së fëmijës së parë. Prindërit, të cilët braktisin fëmijët e tyre do të duhet t’i kthejnë të gjitha paratë e marra nga shteti. Do të ketë sanksione edhe për prindërit, fëmijët e të cilëve nuk frekuentojnë shkollë. Një problem tjetër, mbi të cilin punon Ministria është ai me nënat e mitur. Gjatë vitit të kaluar ndihmë sociale kanë marrë 5000 nëna të mitur. Analizat tregojnë se ky problem është lokalizuar në disa bashki përkatëse – kryesisht në Sliven; Burgas dhe Plovdiv. Çfarë parashikojnë ndryshimet në këtë fushë, na shpjegoi ministri Kallfin:
“Nënat e mitur do të marrin ndihma për fëmijët e tyre jo në para, por në natyrë. Atyre do t’u sigurohen dhe shërbime suplementare sociale – konsultime dhe shërbime mjekësore, arsimore etj. Ndërkohë prindërit e nënave të mitur tashmë nuk do të mund të marrin ndihmë sociale për to. Nga ana tjetër po të frekuentojnë shkollë dhe po ta mbarojnë me sukses vitin shkollor, këto nëna do të stimulohen financiarisht. Dhe ky stimul do të jetë baras me ndihmën e ndërprerë për gjyshin dhe gjyshen.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..