Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dallimi prej 8 hercëve ofron një përjetim të ri muzikor

БНР Новини
Foto: 432hz-orchestra.com

Sigurisht që të gjithëve u bën përshtypje se përpara koncertit violina e parë interpreton tonin “la” sipas të cilit rregullohen dhe instrumentet e tjera në orkestër. Me dekret që nga viti 1955 është saktësuar që lartësia e tij të jetë 440 Hz me fjalë të tjera 440 dridhje në sekondë. Përpara vendosjes së këtij standardi, lartësia ka qenë më e ulët. Ky është një nga shkaqet për formimin e ansamblit eksperimental me tela Orkestra e Dhomës 432. Numri i përgjigjet frekuencës së tonit “la”, rrjedhimisht instrumentet në grup tingëllojnë me 8 hercë më ulët nga standardi i vendosur.

“Dallimi ndihet kur njeriu dëgjon interpretimin tonë aty për aty – thotë dirigjenti i Orkestrës së Dhomës 432 Ivan Janakiev. – Fillimi i projektit ishte vënë akoma gjatë vitit 2013. Atëherë më ranë në dorë disa incizime, të ndryshuara në rrugë digjitale. Më bëri përshtypje të madhe dallimi në mënyrën, në të cilën ndërmora këtë materie muzikore. Vendosa se dua të shikoj rezultatin në një mjedis akustik, me instrumente fillimisht të vëna në 432 Hz.

Përveç Ivan Janakievit, mik në studion 12 të Radios Kombëtare Bullgare ishte koncert mjeshtri i Orkestrës së Dhomës 432 – Ivajllo Danaillov. Ai sqaroi se muzicimi në një standard të rregullt, tek i cili “la”-ja i përgjigjet frekuencës së 432 dridhjeve përbën një përsosmëri, një përjetim të vërtetë.

“Vet intonimi në këtë renditje është shumë më i lehtë sepse, sa më e ulët është frekuencakaq ngjyrime më të pasura zbulohen nga dridhjet i instrumentit. Motivi ynë është se krijimet të cilat i interpretojmë janë të shkruara në një strukturë ku toni “la” ka 432 dridhje për sekondë. Një nga shkaqet për rritjen e këtij numri janë veçoritë akustike të sallave moderne për koncerte dhe përmasat e tyre. Pavarësisht nga kjo për çdo një instrumentalist është shumë më mirë të muzikojë në renditjen më të ulët.”

Mes prioriteteve të formacionit është realizimi i turneve të koncerteve tek ne dhe jashtë kufirit. Ja se çfarë tregon dirigjenti: “Kemi një incizim të parë të realizuar në studio të një krijimi nga kompozitori Edvard Grig të quajtur “suitë nga koha e Hollbergut”. Përpara nesh vizatohet një koncert premierë eventualisht gjatë muajit prill. Më 19 maj do të kemi kënaqësinë të ekzekutojmë në Studion Numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare. Mendojmë të përfshijmë dhe këngëtarë si solist. Duke pasur parasysh se që nga viti 1882 deri në vitin 1884, formimi zyrtar në Itali ka qenë 432 Hz, një pjesë e madhe nga krijimtaria e Verdit është e krijuar në të. Kjo ka qenë koha kur kompozitori ka qenë drejtor i teatrit të Milanos “La shkalla”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD