Orkestra frymore me bras tingëllim të pasur, vallëzime marramendëse dhe gjendje të shkëlqyer shpirtërore – këtë po e presim që të rastis në “Sofja Live Club” midis 19 dhe 21 shkurt. Shkaku është edicioni i katërt i festivalit më të gëzueshëm dimëror në kryeqytet “Brazzobrazzie”, i krijuar me ide të Velisllav Stojanovit tsugtrombonist. Ai është një nga instrumentalistët më të talentuar tek ne, ekzekuton në disa formacione xhazi dhe etno, ku përpara disa vjetëve themeloi dhe “Brazz ViliDJ”.
Ideja e Vili Stojanovit është që përmes këtij festivali të mund të , rivendoset lavdia e orkestrave frymore tek ne. Kjo nuk ka sesi të rastis pa pjesëmarrjen aktive të bras seksionit, e pikërisht instrumentet e frymëmarrjes prej bakri. Në vitet e mëparshme publiku ishte dëshmitar të një larmie të madhe gjinish, që propozohet në Evropë dhe në vendet ballkanike. Shkaku është tek përzierja e xhazit, etno, dhe ritmet rome, rege, ska nën tingujt e tingëllimit interesant prej bakri. Ja se çfarë tregon Vili për edicionin e katërt të “Brazzobrazzies”:
“Gjatë këtij viti mund të presim përsëri një festival të shkëlqyer, i cili t’i përkushtohet brasit dhe vallëzimeve. Bandat, të cilat do të na argëtojnë janë shumë të mira. Në fillim prezantojmë një projekt të Varnës në të cilin unë isha ftuar të marrë pjesë, V.S.O.P. (Varna Swing Orkestra Projekt). Muzikantët kujdesen që në kryeqytetin detar të ketë një bras prani të fortë. Për shkak të këtij fakti, unë iu propozova ta hapin festivalin tonë gjatë këtij dimri. Me muzikën e vet V.S.O.P. na transferojnë në një mënyrë shumë të bukur dhe joshëse në kohërat e arta për suingun – vitet 30 të shekullit të kaluar. Mbrëmja e parë përfundon me një koncert të fëng bandës “Funky Miracle”. Sipas mendimit tim ky është grupi më i ri i suksesshëm dhe meriton t’i kushtohet një vëmendje e posaçme. Zhvillohet shumë shpejt, incizon aktivisht këngë të reja. Ata më bëjnë një përshtypje të madhe dhe prandaj do të mbyllin natën e parë në mënyrë, në të cilën vetëm ata mundin.”
Grupi i “Radio Zastavas” propozon një pasuri prej kombësive: italianë, austriak, slloven, boshnjak. Përzierja e kaq shumë kulturave të ndryshme në një vend çon deri në një simbiozë eklektike prej stileve muzikore.
Edicioni i katërt i “Brazzobrazzies” me siguri do të përfundojë me zhurmë në sajë të formacioneve “Zuralia Orchestra” dhe “Fanfare Ciocarlia”. Për grupin e parë ky do të jetë debutimi në Bullgari. Ai përzien folklorin rumun me muzikën tradicionale rome, xhaz, rege dhe latinë. Do të kuptojmë përsëri nga Vili Stojanov:
Ambicia e Vili Stojanovit për vitin 2015 është bashkërisht me ekipin e vet të transportojë gjendjen shpirtërore të lartësuar të “Brazzobrazies” jo vetëm në Varna, por dhe në Burgas dhe Veliko Tërnovo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..