Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një formacion dhome me emrin jotradicional Ansambli “3/4”

БНР Новини
Foto: arkiv

Po të mendoni se emri i ansamblit të dhomës “3/4” është frymëzuar nga sistemi i matjes së takteve, keni gabim. Muzikantët e rinj e kanë zgjedhur këtë emër për një shkak tjetër. “Megjithëse jemi katër, nuk mund të themi se jemi kuartet, sepse interpretojmë si trio dhe u biem veglave në kombinime të ndryshme” –  shpjegon violonçelistja Teodora Atanasova, Përveç saj në formacion marrin pjesë Aleksandër Ivanov (violinë), Faraxh Akbarov (klarinetë) dhe Simeon Zllatkov (piano). Studentët tashmë morën notat e para për talentin e tyre në disa konkurse dhe festivale ndërkombëtare.

Prapa suksesit të çdo një interpretuesi të ri zakonisht ka një mësues të respektuar. Ansambli “3/4” është formuar në klasën e violinistit, dirigjentit dhe profesorit të njohur të muzikës së dhomës Angell Stankov.

“Me të punohet shumë mirë –  thotë Simeon. – Ai është një njeri i shkëlqyeshëm, i cili na frymëzon jo vetëm si muzikant, por në çdo një drejtim. I jemi shumë mirënjohës për atë që ai bën për ne. Prof. Stankov është si një enciklopedi dhe ka njohuri të pasura në fusha të ndryshme.”

Më 24 prill me shoqërimin e Orkestrës Simfonike Akademike Aleksandër, Teodora dhe Simeon do të ekzekutojnë koncertin e trefishtë të Ludvig van Betovenit. Ja se çfarë na tregon violonçelistja: “Është një fakt i njohur se interpretimi i veprës është vështirë nga pikëpamja teknike, sidomos për violonçelistin. Megjithatë edhe të tre e duam shumë këtë koncert. Në fillim, kur e morëm ofertën, kishim disa dyshime nëse të pranojmë një angazhim të tillë të përgjegjshëm. Në fund të fundit vendosëm për t’u përfituar nga mundësia dhe të marrim maksimumin.”

Në studion e 13-të të Radios Kombëtare Bullgare muzikantët treguan se sa interesante janë mësimet me profesorin e tyre Stankov. Përveç mësimeve praktike ai u tregon nxënësve hollësi kureshtare rreth veprave dhe autorëve të tyre. Gjatë vitit 2014 ansambli “3/4” shtoi në repertorin e tij veprën “Trioja për Piano” të Ljubomir Pipkovit me rastin e përvjetorit të 110-të të lindjes së tij. Studentët e paraqitin veprën e tij jo vetëm te ne, por edhe jashtë, në Rusi dhe Gjermani, kurse publiku i huaj e pranon me duartrokitje të shumta.

“Kjo stinë do të jetë shumë aktive, sa ishte dhe ajo e kaluar – supozojnë Teodora dhe Simeon. – Megjithëse ata ende nuk janë në dijeni se çfarë janë projektet e reja të parashikuara nga Angell Stankov, muzikantët duan të incizojnë një disk, pasi grumbullojnë repertor të mjaftueshëm.

“Ndoshta do të duhet të ndahemi me klarinetistin tonë për një kohë të caktuar. Ai e mbaron arsimin e tij dhe ka në plan të specializojë jashtë shtetit” –  thotë Teodora. Vetë ajo është me ndjenja të përziera sa i përket emigracionit: “Gëzohem se mund t’u japim një shembull të rinjve, të cilët kanë zgjedhur të mbeten në Bullgari, se ata mund të vazhdojnë të zhvillohen në atdheun e tyre. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se sa kozmopolite është bërë bota, mund të grumbullojmë më shumë përvojë jashtë dhe të kthehemi përsëri këtu. Shumë prej moshatarëve tanë nisen për vende, ku sipas tyre jeta është më e mirë. Pastaj kthehen, sepse ose nuk kanë gjetur profesorin e përshtatshëm, ose nuk kanë arritur të integrohen. Suksesi në një mjedis të panjohur varet nga vullneti dhe disiplina e vetë njeriut dhe nga mënyra e komunikimit me njerëzit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD