Kaluan 100 ditë nga fillimi i punës së qeverisë së dytë të Bojko Borisovit dhe të gjithë pushtetarët janë të mendimit se kanë filluar shumë reforma, megjithë kritikën e opozitës dhe të biznesit se reforma të tilla në fakt nuk ka. Disa prej reformave më të ngutshme janë ato në fushën e pushtetit gjyqësor, luftimit të korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit dhe krimit të organizuar. Pavarësisht nga toni i butë në raportin e Komisionit Evropian në kuadrin e Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollit, rekomandimet janë kategorike.
“Ky raport duhet të konsiderohet si një kredi e besimit, deklaron në një intervistë për Radio Bullgarinë Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov. Duhet të jemi të qartë se interesat e kësaj kredie janë shumë të larta. Në qoftë se nuk e përdorim mirë kohën, që disponojmë, që t’i realizojmë reformat e kërkuara, unë jam i bindur se do të ketë një raport shumë kritik.”
I pari nga gjithsej 16 rekomandimet është lidhur me funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përsëri rikujtohet rekomandimi i Komisionit të Venecies për konfliktin e interesave – nuk është e mundur pjesëmarrja e prokurorëve dhe hetuesve në zhvillimin profesional të gjyqtarëve.
“Diçka më tepër, në këtë organ edhe komponenti politik ka shumicë kundrejt atij të gjyqtarëve – vazhdon ministri Ivanov. – Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët janë caktuar nga Parlamenti, dominojnë kundrejt përfaqësuesve të gjyqtarëve dhe në këtë mënyrë e kufizojnë mundësinë e gjyqit të udhëheqë më vete. Ka një standard të qartë ndërkombëtar sipas të cilit vendimet lidhur me çështjet e karrierës së gjyqtarëve duhet të merren nga një organ, ku shumicën e kanë gjyqtarët e zgjedhur nga gjyqtarët. Por riorganizimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor ka dhe dimensione të tjera. Ky riorganizim duhet të krijojë për herë të parë një kolegjium të prokurorëve dhe hetuesve. Në këtë mënyrë krijohet mundësi për një proces kolektiv të udhëheqjes në fushën e prokurorisë. Ky do të jetë fillimi i ndërtimit të një modeli të ri të udhëheqjes së prokurorisë, që të mund ta rritim efikasitetin e saj. Ky është një prej qëllimeve kryesore para strategjisë për reforma gjyqësore. Pas kësaj riorganizimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të ecë krahas riorganizimit të udhëheqjes së gjyqeve.”
Reforma e vërtetë gjyqësore është çështje e përgjegjësisë politike dhe institucionale”, është i bindur Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov dhe na jep një shembull të miratimit nga Parlamenti të Strategjisë për reformën gjyqësore: “Ishim dëshmitarë se si rreth miratimit të Strategjisë për reformën gjyqësore në Parlament u formua diçka, që unë e quaj “koalicionin e atyre që nuk e dëshirojnë zbatimin e reformave.” Doli se kur të bëhet fjalë për reformën gjyqësore, të gjithë radhiten nën flamurin e saj. Askush nuk dëshiron të jetë në rolin e opozitës kundër reformës gjyqësore. Kjo do të thotë se nuk ka shkaqe që në Parlament të mos formohet një shumicë konstitucionale për riorganizimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. A do të formohet “koalicioni i atyre që i dëshirojnë reformat”, koalicion ky që u pa gjatë miratimit të reformës gjyqësore, apo jo? Pamë se nuk ka shkas që të mos formohet një shumicë kushtetuese. Çështja është të përqendrohemi te detyrat e përgjegjshme kombëtare dhe këtu nuk ka dallim se kush është nga shumica, ose nga opozita. A mund të bëhet reforma gjyqësore një prioritet kombëtar, pavarësisht se kush është në pushtet? Do ta shohim!”
Ministri Hristo Ivanov saktësoi se Strategjia i përket një periudhe shtatëvjeçare. “Sistemi gjyqësor nuk mund të reformohet në kuadrin e një vere të stuhishme”, shpjegon ai, duke pasur parasysh se verën do të presim një raport me gojë të Komisionit Evropian. Ndryshimet e pritura duhet të realizohen në shumë nivele. Atje përshkruhet një pako e tërësishme prej reformash në modelin e udhëheqjes së pushtetit gjyqësor, ku përfshihet një strukturë e re e organizative, një model i ri i udhëheqjes së gjyqeve, krijimi i një politike të re penale, sepse ende luftimi i kriminalitetit vuan nga “një koniunkturë mjaftë e madhe”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..