Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët dhe ekonomia bullgare

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Në vend që ekonomia bullgare të fitojë nga qytetarët e huaj të cilët kërkojnë strehim në vend, Bullgaria bën shpenzime suplementare për mirëmbajtjen e tyre, të cilat janë mjaft të larta për buxhetin e mangët kombëtar. Me fjalë të tjera në vend që të fitojë nga krahu i huaj i punës, Sofja harxhon në mënyrë suplementare për mirëmbajtjen e tyre.

Aktualisht në vend jetojnë rreth 6000 refugjatë, por pritet një valë e re e imigrantëve me ardhjen e pranverës. Këta njerëz vijnë kryesisht nga Lindja e Afërt dhe e Mesme dhe nga Afrika Veriore dhe pjesa më e madhe prej tyre e shikojnë Bullgarinë si një pikë transite në rrugën drejt Perëndimit të pasur. Por gjithnjë e më pak mund të arrijnë deri aty dhe të mbeten, me qenë se sipas rregullave evropiane, ata duhet të kthehen në vendin e parë nga Bashkimi Evropian, i cili i ka pranuar. Sivjet pritet të kthehen mbrapa nga Evropa Perëndimore në Bullgari rreth 3000 refugjatë të cilët kanë ikur që këtu. Jo rastësisht do të zhvillohet ndërtimi i dy kampeve të rinj në Bullgari, Por, siç tha kohët e fundit komisionari mbi të drejtat njerëzore pranë Këshillit të Evropës Nills Mujzhnieks, Bullgaria duhet t’i shikojë refugjatët jo si njerëz të cilët jetojnë këtu përkohësisht, por si person të cilët jetojnë për një periudhë më të gjatë kohe në vendin tonë dhe t’i adaptojë për këtë politikën e vet të integrimit. Duket, se i këtij mendimi është dhe Zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva, e cila po kështu shpalli se, do të bëhen ndryshime të mëdha në qëndrimin e shtetit ndaj refugjatëve dhe krijimin e një organi të përbashkët shtetëror për të gjitha dikasteret e prekura për koordinimin e masave dhe të politikave ndaj këtij grupi të huajsh.

“Në këtë etapë është pak e vështirë të flasim për integrim – thotë Mohamad Ez nga Asociacioni i Refugjatëve Sirianë. – Që të mund të integrohet një njeri, duhet që në fillim të ardhjes së tij këtu të filloj të mësoj gjuhën bullgare. Refugjatët kur qëndrojnë nëpër kampet nuk mësojnë gjuhën dhe nuk dinë asgjë për vendin. Në qoftë se i lëshoni në qytet – ata do të humbasin. Kur flasim për integrim, duhet t’u sigurohet banesë, një arsimim për punë, mësim të gjuhës. Por në praktikë, pasi marrin një statut, refugjatët gjenden në rrugë, iu thonë të gjejnë banesë dhe punë dhe të integrohen – si mund të bëhet kjo?”

Pjesa dominuese e refugjatëve janë të dëbuar nga punëtorët ose fshatarët me një kualifikim të ulët dhe arsim të pakët. Sipas ekspertëve bullgarë, atyre mund t’u propozohet një vajtje dhe eksploatim në fshatrat e braktisura bullgare dhe në tokat e braktisura bujqësore. Por ka dhe njerëz me një arsim të lartë, me mjeshtëri më të shumta profesionale, të cilët i kërkon ekonomia bullgare. Pikërisht drejt tyre është e drejtuar iniciativa e re e disa bashkive të mëdha nga rajoni Juglindor i Bullgarisë, të kryesuar nga qyteti përparues detar Burgas. Gjatë muajit janar këtë novatorë absolut për Bullgarinë përhapën një iniciativë unikale për vendin tonë për tërheqjen e imigrantëve me një kualifikim të lartë. Projekti është i përkrahur nga ana financiare nga Bashkimi Evropian dhe parashikon krijimin e një platforme informative për tregun e punës në territorin e regjionit juglindor. Platforma do të lejojë që punëdhënësit në rajon të propozojnë vende të lira pune dhe në këtë mënyrë të inkurajohet tërheqja e imigrantëve të arsimuar dhe të kualifikuar.

“Mes refugjatëve ka dhe njerëz me arsim të lartë, të cilët flasin anglisht – thotë Mohamad Ez. – Njoh shumë prej tyre, të cilët u integruan, por ata kanë dëshirë për këtë. Kjo është çështje dëshire. Pjesa më e madhe prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën bullgare, sepse shpresojnë që pasi të marrin statutin të nisen për në Gjermani. Dhe kjo nuk është se nuk e pëlqejnë Bullgarinë, por sepse nuk ka sesi të shpëtojnë. Këtu nuk kontaktojnë me njerëz, kurse atje jeta sociale është e rëndomtë dhe e thatë, por e sigurt.”

A do të ketë ndonjë farë rezultatesh praktike nga ky projekt, do të mbetet të shikohet. Shpresojmë që përvoja të dalë inkurajuese dhe për rajonet e tjera të Bullgarisë dhe të kontribuojë për integrimin më të madh ekonomik të të huajve në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD