Pas 100 ditëve të fillimit të kësaj qeverie bilanci duket pozitiv me kontradikta. Stabiliteti social është rivendosur, shumica e institucioneve publike tashmë nuk u janë nënshtruar sulmeve masive të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe nuk kanë konflikte të brendshme. Vet qeveria dhe parlamenti kritikohen dhe akuzohen, por askush nuk e vë nën dyshim ekzistencën e tyre. Bullgaria, pas periudhës së politikës së saj të jashtme - kontradiktore dhe të dykuptimshme, u kthye në skenën ndërkombëtare si një partner më i denjë për besim dhe me i qëndrueshëm si anëtar i NATO dhe BE. Me dy fjalë, stabilizimi është në pah, disa e quajnë të pjesshëm, por këto janë nuanca të analistëve të ndryshëm.
Sa u përket reformave, këtu gjërat janë me më shumë nuanca dhe raporti midis sukseseve dhe dështimeve është i ndryshueshëm. Vështirë mund të gjendet sferë sociale dhe ekonomike në Bullgari e cila të mos ketë nevojë për ndryshime radikale dhe për përmirësim të efektivitetit të saj. Ekonomia vazhdon të fishket, investimet e huaja nuk po vijnë, borxhi i jashtëm vazhdimisht po rritet, deficiti buxhetor ulet, por mbetet shqetësues, deflacioni vazhdon të largojë biznesin, konsumi i brendshëm dhe eksporti mezi ecin. Të mos përmendim dështimin e zhurmshëm me projektin për gazsjellësin transevropian përmes Bullgarisë “Rryma Jugore”, tek i cili pushtetet besonin me arsye apo jo se do të ringjallë ekonominë dhe do të ndihmojë për uljen e papunësisë.
Reformat startuan. Ajo më e përparuar dhe më radikale, ndoshta edhe më e rëndësishmja për qytetarët bullgarë, është reforma e shëndetësisë publike. Ministri ambicioz dhe dinamik i Shëndetësisë Petër Moskov, i cili gëzon miratimin e opinionit publik, ka ndërmend të transformojë tërë sistemin dhe tani për tani duket, se ka shanset për të bërë këtë. Ndërsa reforma tjetër me rëndësi shumë të madhe – ajo e pensioneve, ngeci përpara se të fillojë dhe aktualisht po përpunohet nën presionin e shoqërisë. Në sferën e sigurisë së brendshme më në fund u bë e qartë, se policia dhe forcat e rendit nuk mund të punojnë si në kohën e totalitarizmit dhe vetëm të harxhojnë para kolosale pa asnjë efekt për qytetarët e zakonshëm. Se mungon efektiviteti mund të thuhet edhe për institucionet e drejtësisë dhe nuk është e rastit, se kritikat më të forta të KE ndaj Bullgarisë janë në sferën e gjyqësorit. Me gjithë atë Brukseli në praktikë u dha votë besimi qeveritarëve, duke rivendosur pagesat në kuadrin e programeve evropiane që më përpara ishin ndërprerë.
Me të gjitha këto nuk soset lista e reformave që qeveria duhet të bëjë dhe që figurojnë në programin e saj të drejtimit. Nevojiten ndryshime madhështore në energjetikën, e cila vetëm grumbullon borxhe, reforma në Hekurudhat Shtetërore është e shtyrë dhe hekurudhat duhet të zërë vendin që e kanë, por duhet ta meritojnë. Infrastrukturat rrugore nuk mund t’u përgjigjen kërkesave bashkëkohore duke inauguruar çdo viti nga dhjetëra km autostrada të reja. Mbrojtja ka nevojë urgjente për modernizim dhe riarmatim. Për arsimin ende flitet në kohë të ardhshme dhe ai vazhdon të derdhë në treg njerëz të rinj me arsim dhe kualifikim të ulët. Problemet janë aq shumë, se vështirë mund të numërohen.
Por 100 ditët e para të qeverisë së Bojko Borisovit 2 japin një optimizëm të përmbajtur dhe krijojnë ndjenjën , që së paku bëhen përpjekje në drejtimin e duhur.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..