Mbi 30 autoportrete paraqiten në ekspozitën e piktorit të talentuar bullgar Joan Leviev. Ai u nda nga jeta në moshën 59 vjeçe, por la pas vetes një gjurmë të thellë. Ekspozita organizohet me ide të bijës së tij Joana Levieva-Sojër, kurse vendi i aktivitetit është Galeria e Arteve Figurative e Sofjes. Ekspozita organizohet me rastin e përvjetorit të 80-të të artistit.
Leviev ka krijuar në gjini të ndryshme: kompozim figural, natyrë e qetë, portrete, peizazhe. Autoportretet e tij janë shumë, por jo të gjitha prej tyre mund të kufizohen në kuadrin e gjinisë. Joan Leviev e pikturon veten në vepra monumentale, në piktura etj., shumë shpesh na shikon me vetëironi.
“Në ekspozitë marrin pjesë të gjitha autoportretet e tij, duke filluar nga ai më i hershëm që nga viti 1953, i cili është pikturuar që kur ka qenë student në Akademinë e Arteve Figurative, e gjer te një nga më të fundit – i ashtuquajturi “Portret Familjar” nga viti 1993 – shënon në një intervistë për Radio Bullgarinë Stanisllava Nikollova, kuratorja e ekspozitës. – Vizituesi ka mundësi të ndjekë se si krijuesi e pranon vetveten, si zhvillohet arti i tij. Në ekspozitë marrin pjesë shumë galeri nga vendi, të cilat disponojnë vepra të piktorit. Ka gjithashtu vepra të familjes Levievi, si dhe një vepër private – një pikturë, e cila gjithashtu paraqet imazhin e piktorit.”
Në fakt “autoportret” në kuptimin klasik të termit përbëjnë vetëm tri prej veprave në ekspozitë, por mund ta shohim piktorin si protagonist në një skenë të madhe, si për shembull është piktura “Nestinarja”, pronë e Galerisë së Burgasit, ose në sfondin e atmosferës së këndshme të Plovdivit të Vjetër, i cili është paraqitur shumë herë në veprat e tij. Në veprën “kujtime” piktori bën kolazh të fotografive nga fëmijëria e tij.
“Në ekspozitë ka vepra nga disa cikle të tij kryesore. Një prej tyre është “Kohërat Mbretërore”, i cili fillon gjatë viteve 80 të – na tregon Stanisllava Nikollova. – Ka dhe vepra, të cilat piktori i ka vazhduar gjatë viteve 90, ku mund ta shohim imazhin e Levievit qoftë si kloun, qoftë si mbret, i cili vëzhgon situatën rreth vetes. Në autoportretet e tij ka shumë filozofi, kuptim dhe thellësi. Çdo një vizitues mund ta ndiejë këtë. Një cikël tjetër interesant është “Kënga e Këngëve”. Ai është krijuar në Paris dhe është pronë e familjes së piktorit. Atje piktori është paraqitur si mbreti Sollomon, por edhe si satir.”
Joan Leviev ka shumë çmime për krijimtarinë e tij. Që nga viti 1960 ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat e Bashkimit të Piktorëve Bullgarë. Vepra të tij janë paraqitur në disa ekspozita të artit bullgar në Paris, Bruksel, Tokio, Moskë, Milano, Nju Jork, Meksikë, Vjenë, Budapest dhe në qytete të tjera.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë e ekspozitës: Veneta Pavllova dhe Galeria e Arteve Figurative e Sofjes
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..