Ata janë të rinj, plotë energji të pafundme dhe entuziazëm. E lidh miqësia, atdhedashuria, interesi ndaj rrënjëve të lashta dhe dëshira të zgjojnë krenarinë prej bullgari. 60 mijë kilometra të kaluara, më se 50 mësime të atdhedashurisë në 40 qytete të vendit, 30 shfaqje të një filmi dokumentar prej autori, 50 fshatra të vizituara, ku u xhiruan historitë e banorëve vendas, më se 100 tabela sqaruese, një libër të botuar, më se 100 artikuj dhe 40 video.
Kështu në shifra duket një vit nga jeta e entuziastëve të rinj: Mario, Ivan, Ivomir, Martin, Ivo, Elena dhe Denica. Ata janë krijuesit e sajtit www.bulgarianhistory.org, që fitoi një popullaritet të gjerë ndër bullgarët e rinj jo vetëm tek ne, por edhe jashtë shtetit. Si shumë nisma të tjera ideja lindi në Facebook. Para tre vitesh Mario dhe Ivan, të cilët atëherë ishin bashkënxënës në Gjimnazin e Mësimdhënies së Frëngjishtes, vendosën të tregojnë për interesin e tyre ndaj së kaluarës në rrjetin social. Kështu papritmas informacioni u zmadhua dhe provokoi krijimin e një sajti dhe shoqatës “Historia bullgare”. “Historia për ne është një pasion, një kënaqësi, një shkas për krenari kombëtare”, tregon Denica. Ideja e të rinjve, është që në mënyrë interesante dhe tërheqëse të prezantojnë faqet e panjohura të së kaluarës sonë.
“Në sajtin tonë mund të zbulohen filma dokumentarë me metrazh të shkurtër, video – shpjegon Denica. – Ka një degë “Arkivat flasin”, në të cilën botojmë fjalime, letra të ushtarëve, dokumente – pra gjithçka, që mund të tërheqë vëmëndjen dhe nuk mund të zbulohet në librat shkollorë. Ndoshta me këtë shpjegohet interesi ndaj informacionit në sajtin tonë.”
Artikujt zbulojnë fakte kureshtare dhe interesante, kujtojnë legjenda dhe mite pak të harruara, prezantojnë personalitete interesante, që lënë gjurmë në historinë tonë, na kujtojnë të kaluarën jo aq të largët me rubrikën “Socializmi në mënyrë bullgare”. Vjet të rinjtë botuan edhe librin e tyre të parë “Historia bullgare në biografitë e 100 personaliteteve”. Në të paraqiten jo vetëm bullgarë, por edhe të huaj, të cilët kanë kontribuar për zhvillimin e shtetit bullgar. Ky libër është i pari nga tre librat gjithsej që të rinjtë kanë ndërmend të botojnë. Zvicerani Llui Ajer jetonte në Bullgari më se 20 vjet. Ai qëndroi në krye të vullnetarëve bullgarë, që përqafuan idenë për bashkimin kombëtar. Pikërisht ky personalitet i frymëzoi të rinjtë të xhirojnë filmin dokumentar “Zvicerani me zemrën bullgare”, i cili tashmë u prezantua në qytetet më të mëdha të vendit.
“Ideja u provokua nga fakti, se ky personalitet nuk është i njohur, por ka merita të mëdha për formimin dhe zhvillimin e shoqërisë bullgare pas Çlirimit – tregon Ivo dhe vazhdon. – Ai është një shtetas i huaj, i cili mbështeti kauzën bullgare. Pikërisht kjo na bëri përshtypje të thellë.”
Një projekt tjetër, që realizon ekipi është “Të vizitojmë shkollat bullgare”. Deri tashti të rinjtë kanë mbajtur më se 50 mësime të atdhedashurisë në 40 qytete të vendit. Ideja e tyre, që në rrugët e kryeqytetit të vënë tabela me informacion të shkurtër në gjuhën bullgare dhe angleze për personalitetin ose ngjarjen, emrin e të cilit mban rruga, i gëzon përkrahjes së Bashkisë së Kryeqytetit. Kështu vjet më se 110 rruga morën tabelat e tyre të informacionit. Shpresa e të rinjve, është që ky projekt të kalojë kufijtë e Sofjes. Një nismë tjetër interesante të ekipit titullohet “Legjendat ringjallen”. Në video të shkurtra banorë të vendbanimeve të vogla dhe specialistë tregojnë legjenda dhe gojëdhëna për ikona çudibërëse, për burime me uji kurues, për vajza të guximshme dhe vojvodë... “Qëllimi i këtij projekti është të ruajmë legjendat dhe gojëdhënat, që tregohen në vendbanimet e vogla pak të populluara, sepse jeta aty sikur po vdes. Dhe në se ato nuk do të regjistrohen për një auditorë më të gjerë, ndoshta do të harrohen përgjithmonë”, thekson Ivo.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..