Partia e majtë Syriza në mënyrë të pritur fitoi zgjedhjet në Greqi. Tani Evropa shqetësohet me synimet radikale të kryeministrit Aleksis Cipras. Fitorja e Syriza-s sigurisht do të ndikojë mbi suksesin e lëvizjes së ngjashme Podemos në Spanjë, ku priten zgjedhje parlamentare. Kthimi në të majtën i dy vendeve të Krahut Jugor të BE-së u paraprit nga protestat kundër shkurtimeve sociale, papunësisë së madhe dhe shantazhit të bankave me hipotekat. Të gjitha problemet e lartpërmendura ekzistojnë dhe në Bullgari, por s’besohet se do të çojnë në shfaqjen e kësaj dukurie.
Në shikim të parë në Bullgari prej vitesh vërehen parakushtet për shfaqjen e së majtës radikale. Papunësia në vend është shumë e lartë, pagat janë të ulëta, ndërsa pensionet – edhe më të ulëta, ka korrupsion në të gjitha shtresat shoqërore dhe ekonomia nuk avancon.
Greqia varet nga BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, derisa në Bullgari që pas ndryshimeve më 1989 u vendos modeli ekonomik neoliberal i FMN-së dhe Bankës Botërore. Sot të majtën politike bullgare e përbëjnë Partia Socialiste, lëvizja e shkëputur prej saj ABV-ja (Alternativa e Rilindjes Bullgare) që është partner koalicioni në qeverinë e qendrës së djathtë, dhe partia nacionaliste “Ataka”. Pikërisht socialistët vendosën taksën e sheshtë ultraliberale dhe ulën tatimin korporativ deri 10 për qind dhe ashtu Bullgaria u rendit mes zonave ekzotike offshore. Përveç rritjes simbolike të pensioneve dhe shtesave amënore, e majta në Bullgari nuk bëri gjë tjetër. Megjithëse vendi ynë është shumë më i varfër se Greqia, nuk vërehet asnjë shenjë e pakënaqësisë shoqërore e cila ta provokojë lindjen e Syriza-s ose të Podemos-it.
Kryeministri grek Cipras fitoi zgjedhjet me programin e tij utopik për faljen e ndjeshme të borxhit, 300 mijë vende të reja pune, pension të 13-të dhe mbrojtje të marrësve të vonuar të kredive. Mirëpo, qeveria greke ka shans të pakësojë kontrabandën dhe korrupsionin dhe të përmirësojë grumbullimin e taksave, sidomos nga oligarkët. Kjo vjen edhe për Bullgarinë, por në fakt të lartpërmendurit nuk janë objekt i politikës qoftë të majtë qoftë të djathtë, por kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit gjyqësor. Që nisën ndryshimet në Bullgari më 1989 protestat në masë nuk janë shumë për nga numri dhe janë pa sukses. Sikur pakënaqësia e popullit bullgar nuk mjafton për të lindur formacioni i ri politik.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..