Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti evropian për Bullgarinë: Avancimi – i ngadaltë, reformat – duhet të vazhdojnë

Foto: BGNES

Komisioni Evropian (KE) paraqiti analizën e tij të hapave që ndërmori Bullgaria 12 muajt e fundit në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar sipas Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontroll. Raporti tregon se avancimi i Bullgarisë është i ngadaltë, duke u marrë në konsideratë situata e paqëndrueshme politike në vend vitin që shkoi, dhe po ashtu se Bullgarisë i nevojiten hapa suplementarë. Megjithatë Zv/kryetari i parë i Komisionit Evropian Franc Timermans po sheh shenjë pozitive se në një sërë fushash konfirmohet prania e problemeve dhe vendosen zgjidhje. “Tani është koha e përshtatshme për t’u vepruar.

Reformat e shënuara në raportin tonë do të kontribuojnë në fitimin e besimit të qytetarëve dhe të investitorëve”, ka vënë në dukje z. Franc Timermans. Komisioni Evropian është i mendimit se procesi i monitorimit nëpërmjet Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontroll, mundësitë e ofruara nga fondet e BE-së dhe angazhimi konstruktiv i KE-së dhe i një sërë shteteve-anëtare vazhdojnë të mbështesin Bullgarinë në përpjekjet e saj. Në raportin e KE-së është dhënë vlerësim pozitiv për strategjinë e reformave në sistemin e drejtësisë, e cila strategji u miratua nga qeveria aktuale. Pozitivisht po ashtu është vlerësuar reforma në prokurori lidhur me decentralizimin dhe garantimin e pavarësisë së prokurorëve. Si pikë negative është shënuar numri i vogël i dënimeve për krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Kritikë e dukshme është bërë për Gjykatën Supreme, ku paditë dhe emërimet në postet e larta nuk caktohen me short.

“Raporti është objektiv dhe jep vlerësim pozitiv për hapat e parë të qeverisë lidhur me strategjinë, dhe po ashtu për përkrahjen absolute të Parlamentit. Kjo i referohet Parlamentit se duhet vazhduar në këtë drejtim nëse do të kontribuojë në zhvillimin e kombit”, komentoi Zv/kryeministrja Meglena Kuneva. Si pozitive po ashtu është shënuar dhe strategjia e MPB-së, por theksi është vënë mbi sistemin e drejtësisë. Sipas fjalëve të zonjës Kuneva sinjali për magjistralët është tepër i qartë: Ligji zbatohet me besim, fortësi dhe guxim. Ndryshe, nuk kemi të bëjmë me magjistraturën.

“E vetmja valutë në politikë është besimi reciprok, gjë tjetër nuk ka, vë në dukje Zv/kryeministrja Kuneva. – Nëse vlera nominale e valutës është e ulët, nuk mund të bëjmë dialog me vendet e tjera-anëtare. Pra, ky raport i jep shans Bullgarisë. Por vitin tjetër nuk do të jetë ashtu nëse nuk ndërmarrim tani hapat e duhur. Raporti është shumë i qartë”. 

A i kemi bindur bullgarët në “avancimin e ngadalë të Bullgarisë”? A besojnë ata se drejtësia dhe siguria po funksionojnë në shtetin tonë? Sepse pa drejtësi dhe siguri, sikur s’ka shtet.

“Faleminderit për këtë pyetje. Përgjigja është jo. Bullgarët në masë nuk besojnë në strategji. Ata duam të shohim veprime, thekson znj. Meglena Kuneva. – Për 97 për qind të qytetarëve korrupsioni është problem i madh. Rreth 70 për qind mendojnë se mekanizmi i Komisionit Evropian duhet të vazhdojë së funksionuari. Këtu përfshihet dhe po ashtu Eurobarometri – sondazhet për opinionin publik. Po, është e vërtetë se ne kërkojmë ndihmë nga jashtë. Është shqetësues fakti se dështimet tona kombëtare dominojnë në krahasim me ato evropiane. Si të tërheqim investitorë, kur e dimë se do të mbeten të pakënaqur me situatën ekonomike në vend. Dhe kur të largohen nga vendi, do të përhapin edhe më shumë imazhin e keq të Bullgarisë. Kjo është absolutisht e palejueshme. Për sa i përket besimit mendoj se po të ishin aksionet bullgare në tregjet financiare, ndoshta do të ishin “plehra”. E vetmja mënyrë që të vlerësohemi tri herë me “A”-në sipas mekanizmit, është të kemi ambicie, angazhim dhe prioritet absolut. Ky është obligimi i secilit prej nesh për vitin e ardhshëm. Që të ndryshojë situata në Bullgari nevojiten vendosmëri dhe guxim i madh.”

Zv/kryeministrja Meglena Kuneva është e bindur se po të zbatohet strategjia tamam hap pas hapi, sigurisht do të ketë efekt.

Rekomandimet e Komisionit Evropian për reformat në sistemin e drejtësisë dhe MPB sapo do të sqarohen. Raporti i ardhshëm i monitorimit pritet të përpilohet pas një viti.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD