Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mini diskoteka me produksion të ri muzikor

БНР Новини
Vjara Pantalleeva
Foto: arkiv personal

Me “Dëshirë” filloi viti 2015 për këngëtaren Vjara Pantalleeva. Kënga e krijuar prej kohe pësoi disa metamorfoza. Vjara është autore e tekstit, muzika është shkruar bashke me bashkëshortin e saj - Çavdar Collov. Varianti final është me aranzhim të Adriana Benovës – muzikante dhe Dj, e cila i ka dhënë këngës stilin drum and bass. “Dëshirë” është bërë me dashuri dhe punë nga miq tanë, të cilëve u jam mirënjohëse” – thotë Vjara. Dëshira e saj që me krijimtari dhe frymëzim  të vërë fillimin e Vitit të ri po realizohet. E presin çaste të këndshme me familjen e saj dhe me fëmijët të grupit të saj vokal “Miki Maus”.

“Le të jemi mirë dhe të shëndetshëm , të gjitha të tjerat janë lidhur me qëllimet, dëshirat dhe ëndrrat tona – thotë Vjara Pantalleeva. – Sa u përket këngëve të mia, kam vendosur të mos marrë në konsideratë shijen e mediave, të cilat preferojnë kompozime komersiale. Për mua është me rëndësi që të bëjë muzike, e cila të më sjell kënaqësi mua, muzikë për diçka që kam përjetuar.”

Propozimi tjetër është një këngë  debut, rezultat i bashkëpunimit  shumë të suksesshëm. Ai është midis muzikantëve, që kanë bashkuar talentin dhe stilin e tyre në këngë: “Tri-O-Five” dhe Preja Osasejit. Për grupin “Ego” është kompozimi i parë i autorit në gjuhën bullgare. Ai do të përfshihet në albumin e tij të ardhshëm. Teksti i përket këngëtares së re Preja, e cila me timbrin e saj interesant dhe mundësitë vokale për një kohë të shkurtër fitoi shumë adhurues. Ajo me lehtësi këndon funk, soul, xhaz, hip-hop dhe është  e ftuara në skenat e shumë klubeve në vendin tonë. Kitaristi Antoni Rukev, i cili ka në biografinë e tij krijuese shfaqje me grupe të ndryshme, është autor i muzikës së grupit “Ego”. Videovarianti i këngës është me kuadro tipike për kinemanë. Brenda një jave në Youtube ai ka mbledhur mbi pesë mijë klikime, që është një sukses i madh për  “Tri-O-Five” dhe Prejën.

Binjaket Aleksa dhe Vlladi prezantojnë këngën e tyre të re me titullin “Loja e dyfishtë”. “Më pëlqeu që në dëgjimin e parë”, “bravo për vajzat, kanë zëra të mrekullueshëm”, “këngë e këndshme me tingëllim të mirë” – këto janë pjesë prej komenteve në internet. Dëgjuesit e vlerësojnë si të suksesshme pjesëmarrjen e VenZy me vokale në të. Dy këngëtaret – Aleksa dhe Vlladi u bënë shumë të njohura nga skena e reality show “X Factor”. Me muzikë merren që nga mosha fëmijërore, por pas transmetimit televiziv kanë marrë vendimin të bëjnë karrierë bashkë. Aktualisht punojnë për një program të përbashkët muzikor.

Ljubo Kirovi, i cili për nga profesioni është piktor, por për nga shpirti dhe prirja  muzikant, është bërë prej këngëtareve të dashur për publikun bullgar. “Di se që të duash është gjëja  më e rëndësishme. Di se që të jesh i mirë është më mirë se të jesh i ligë. Di se që të jesh pozitiv është më frymëzuese, se të jesh hater” – thotë Ljubo Korovi.



Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD