Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Meglena Kuneva: Bullgaria nuk duhet vetëm të kërkojë nga Brukseli, por duhet edhe të propozojë ide

БНР Новини
Foto: БГНЕС

“Bullgaria mund të organizojë qendër kundër trafikut të armëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Zëvendëskryeministrja mbi Koordinimin e Politikave Evropiane dhe Çështjeve Institucionale Meglena Kuneva pas vizitës së saj në Bruksel. Me këmbëngulje kërkoj mënyrë për të rritur besimin ndaj vendit tonë, tha ajo në një koment për takimet e zhvilluara me Zhil de Kerhof, Koordinator për Luftën kundër Terrorizimit në BE, me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme pranë PE Elmar Brok dhe me Matias  Ryte, Drejtor të Përgjithshëm  të Drejtorisë së Përgjithshme “Punët e Brendshme” të KE.

Bullgaria posedon forcat dhe kapacitetet t’u ofrojë politikë partnerëve të saj, vazhdoi Zëv/kryeministrja Meglena Kuneva:

“Ne duhet jo vetëm të ngremë dorë në mbledhjet në Evropë kur kërkojmë diçka – mjete, ndihmë teknike etj. , tha jo. Kësaj here duhet të ngrihemi dhe të themi qartë, se kemi ide dhe se çfarë propozojmë. P.sh. pjesë prej problemeve janë lidhur me trafikun e armëve përmes territorit të Ballkanit Perëndimor. Ne  mund të bëhemi  një qendër evropiane e cila të ndihmojë luftën kundër këtij trafiku. Le të jemi të sinqertë – në botën tonë, kur rreth nesh ka luftë, nuk mund të premtohet siguri 100%. Në nivelin evropian aktualisht  u bëjmë pasqyrë instrumenteve për luftë kundër terrorizimit. Në lidhje me këtë gjatë majit KE do të propozojë strategji të re. Ajo për të cilën mund të flasim më shumë në Bullgari është si t’u përgjigjemi propagandës së xhihadistëve. Ju e dini se me anën e internetit çdo njeri është media. Parat, që jepen për të bërë propagandë xhihadiste, me siguri nuk janë pak. Ne duhet të bëjmë të kundërtën, të krijojmë hezitim  dhe të parandalojmë njerëzit e rinj, sidomos në shtetet evropiane, të cilët më lehtë i nënshtrohen ndikimit.”

Sipas znj. Meglena Kuneva, kemi forcat dhe kapacitetet që të propozojmë politikë partnerëve tanë  dhe Shengeni është pjesë e përgjigjeve. Bullgaria duhet të ndërmarrë hapa për të treguar gatishmërinë e saj për të hyrë në këtë zonë pa kontroll kufitar.

“Aktualisht ka interes serioz ndaj Shengenit, përfshi nga ana e Britanisë së Madhe, e cila është jashtë kësaj zone. Aderimi i Bullgarisë në zonën pa kontroll kufitar është përgjigje e shumë prej pyetjeve që ekzistojnë në BE dhe që janë lidhur me sigurinë e kufijve të jashtëm. Unë po pres në raportin e ri të monitorimit të KE të mos ketë lidhje direkte midis Shengen- it dhe si ne zbatojmë apo nuk zbatojmë mirë planet dhe angazhimet tona për reforma në gjyqësorin dhe në luftën kundër korrupsionit.

Zëv/kryeministrja  Kuneva  i ka të qartë temat më kritike në raportin e ri të KE mbi Mekanizimin e Bashkëpunimit dhe Monitorimit,  i cili  vlerëson përparimin e vendit  në fushën e gjyqësorit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Bëhet konstatimi, se në fushën e luftës kundër korrupsionit është bërë shumë pak, thotë Meglena Kuneva. Partnerët tanë e kanë të qartë, se mbi 90% prej bullgarëve e përkufizojnë korrupsionin si problem kryesor  jo vetëm për shtetin, por edhe për zhvillimin e tyre personal. Kritikat në këtë fushë janë më shumë. Në drejtim të sistemit të gjyqësorit, shpresojmë shumë të merret në konsideratë strategjia që ndërmori Kuvendi Popullor. Ka vlerësim për përpjekjet politike, por ai ka të bëjë me synimet, sepse nuk kemi asgjë tjetër me të cilën t’i bindim partneret tanë. Shpresoj, se do të vlerësohet me dinjitet puna e Ministrit Vuçkov, i cili propozoi strategji për modernizimin e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky hap është në drejtimin  e drejtë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD