Një kompozitor, i cili i frymëzuar nga folklori bullgar krijon muzikën rok, xhaz dhe simfonike. Kjo është kartëvizita e shkurtër e krijuesit të ri Vasill Belezhkov. Kohët e fundit ai u bë mbajtës i çmimit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Veprës Simfonike në taktin 7/8. Premiera e variacioneve simfonike “Tufa, laboti i harlisur” u prezantua nga Filarmonia e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Martin Pantaleev.
Vasill Belezhkovi e nisi t’i bie kitarës në vitin 1994. Vetëm disa muaj më vonë ai bëri provat e para të kompozojë muzikë. Megjithëqë sot konsideron se ato ishin prova prej amatori, pranon, se ato provokuan edhe më interesin e tij ndaj kompozimit. Që atëherë e deri më sot ai nuk pushon së krijuari muzikë. Është i bindur, se “Nuk e zgjodha unë muzikën, por ajo më zgjodhi mua. Mendoj, se me krijimtarinë time jam ndërmjetës e energjisë së saj!”
Krahas pasionit ndaj muzikës simfonike dhe folklorit Vasill Belezhkovi shfaq interes edhe ndaj stileve të tjera të muzikës si për shembull rok dhe metëll. Ndër grupet e preferuara prej tij janë “Deep purple”, “Pink Floyd” dhe “Metallica”. Që nga viti 2009 është kitarist në grupin “Epizod”. Pak më vonë filloi t’i bie edhe pianos në disa prej këngëve të këtij formacioni. Ai dha kontributin e tij edhe në kompozimin e muzikës së albumit të fundit të grupit “Epizod” që mban emrin “Lutja ime”. Në një intervistë Vasill Belezhkovi tregon hollësi për punën e tij:
“Përveç punës si muzikant rok, vitin e dytë jap mësime të kitarës në një Qendër të Artit Muzikor. Kam nja 10 nxënës në mosha të ndryshme. Disa vijnë të mësojnë kitarë të prirë nga dëshira të larmojnë jetën, ndërsa të tjerë ëndërrojnë të bëhen profesionistë.”
Për prirjen e tij të kompozojë muzikë simfonike, e cila është më lirike, se sa ajo rok, Vasill Belezhkovi shpjegon:
“Më pëlqen vetminë. Që kur jam vet, qoftë në shtëpi, qoftë në mesë të natyrës regjistroi të gjitha idetë në fletën e bardhë. Pas kësaj kompjuteri më ndihmon për partiturat.”
Aktualisht muzikanti i ri dhe kolegët e tij nga grupi “Epizod” vazhdojnë të prezantojnë diskun i kushtuar përvjetorit të 25-të të themelimit të grupit. Angazhimet e tij në fushën rok, nuk janë pengesë për pjesëmarrje në konkurse të ndryshme të muzikës simfonike. Dy herë është mbajtës i Konkursit të Muzikës për Orkestra Frymore me emrin e kompozitorit të madh Diko Iliev në Montana. Ndër dallimet e tij është edhe çmimi për “Veprimtari aktive krijuese” nga anketa e transmetimit të Radios Kombëtare Bullgare “Muzikant i vitit”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Снимка: wikipedia.org
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..