Qeveria bullgare ka ndërmend të bëjë reforma në fushën e energjetikës. Kjo u bë e qartë në Takimin e nëntë mes qeverisë dhe biznesit. Mirëpo, reformat në këtë fushë në Bullgari kanë të bëjnë më tepër me politikën se sa me ekonominë. Mbi vendimet lidhur me energjetikën ndikojnë nga njëra anë interesat e Rusisë dhe nga ana tjetër – lobi korporativ, nga i cili Kompania Elektrike Bullgare blen energji elektrike në çmime të rregullta.
Deficiti në fushën e energjetikës llogaritet të jetë rreth 1.5 mlrd euro. Mirëpo, në Bullgari ka specialistë shumë të mirë të fushës së energjetikës, e cila fushë nuk është tamam e pavarur. Një shembull që flet për këtë është projekti i gazsjellësit “Rryma Jugore”. Në Bullgari ky projekt vazhdon të zbatohet megjithë pezullimin e tij zyrtar nga pala ruse. Këtë e bëri me dije drejtori Dimitër Gogov para Televizionit Kombëtar Bullgar, duke sqaruar se dy aksionarët kryesorë janë “Holdingu Energjetik Bullgar”, SH. A, dhe “Gazprom”-i. Kryetari i Komisionit për Energjetikë në Parlament, z. Deljan Dobrev komentoi: “Nuk kemi përgjigje zyrtare nga ana e kompanisë “Gazprom” për pezullimin e projektit të gazsjellësit “Rryma Jugore” në Bullgari. E kemi kërkuar përgjigjen, por nuk e kemi marrë. Prandaj punët ndërtimore po vazhdojnë.”
Rimëkëmbja financiare e fushës së energjetikës pritet të bëhet nëpërmjet pakësimit të disa shpenzimeve dhe rritjes së çmimeve të korrentit. Liberalizimi i tregut energjetik me pakicë është shtruar në Ligjin e Energjetikës. Mirëpo, kjo perspektivë mund të jetë shumë e largët. “Liberalizimi i çmimeve me pakicë është i pamundur pa liberalizimin e çmimeve me shumicë” – mendon znj. Svetllana Todorova, kryetare e Rregullatorit Shtetëror të Ujit dhe Energjetikës.
Liberalizimi i çmimeve me shumicë do të dëmtonte interesat e prodhuesve, të cilët sheshin energji elektrike sipas çmimeve të rregullta. Ja pse znj. Todorova parashikon rritjen e çmimeve të korrentit. Në qoftë se Rregullatori Shtetëror i Ujit dhe Energjetikës mbulon deficitin e Kompanisë Elektrike Bullgare, çmimet do të rriten me 20-30 për qind që do të reflektojë shumë keq mbi qeverinë.
Pushtetarët kanë ndërmend t’i pakësojnë shpenzimet e Kompanisë Elektrike Bullgare duke rishikuar marrëveshjet me dy centralet amerikane – Centrali Termik AES Maritsa East 1 dhe ContourGlobal Maritsa East 3. Dhe po ashtu duke hequr centralet e pashfrytëzueshme termike nga tregu i rregullt. Mirëpo, këto janë më tepër ndryshime kozmetike.
Që të jetë e pavarur fusha e energjetikës, duhet të ketë diversifikim i burimeve dhe të startohet eksplorimi i burimeve vendore. Deri në fund të muajit maj pritet të firmoset memorandumi i ndërtimit të interkonektorit Bullgari-Greqi. Dy vitet e ardhshme priten të mbyllen rrjetet energjetike Bullgari-Serbi dhe Bullgari-Turqi. Situata e destabilizuar në Rusi për sa i përket furnizimeve me gaz ndikon negativisht mbi të gjithë linjën Norvegji-Azerbajxhan. Bullgaria ka lidhur kontratë për furnizim me gaz nga Azerbajxhani, por megjithatë është e rrezikuar me pezullim të furnizimeve.
Lajmi i mirë është se ka interes ndërkombëtar për eksplorimin e gazit dhe naftës në Detin e Zi, në veçanti në blloqet “Teres” dhe “Silistar”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..