“Gjatë vitit 2014 shumë lejlekë kaluan verën në vendin tonë.” Ky është qëndrimi i doktoreshës Hristina Klisurova nga Qendra Shpëtimtare e Kafshëve të Egra në qytetin Stara Zagora. Vjet në këtë qendër u pranuan më shumë lejlekë në fatkeqësi, se sa vitet e mëparshme.
“Kushtet klimatike gjatë gjysmës së parë të vitit ishin tepër të favorshme dhe si rezultat lindën shumë lejlekë – tregon doktoresha Klisurova. – Mirëpo, pas kësaj shirat e dendura, breshëritë, stuhitë u bënë shkak për shkatërrimin e shumë foleve. Si rezultat shumë prej lejlekëve të vogël vdiqën. Në qendrën tonë u pranuam qindra shpendë të dëmtuar. Numri i tyre ishte më afro 50 për qind më shumë, se sa vitet e mëparshme.”
Sipas vullnetarëve, që u përfshin në regjistrimin ndërkombëtar të lejlekut të bardhë, gjatë pranverës kishte më shumë fole me nga tre dhe katër lejlekë të vogël. Për fat të keq vjeshta e ngrohtë dhe e gjatë u bë shkak, që shumë lejlekë të mbetën në vend deri Krishtlindje. Dhe kjo është tepër e rrezikshme, sepse ata shpendë mund të bëhen viktimë të ftohjes dimërore dhe të dëborës. Në Qendrën Shpëtimtare erdhën shumë sinjale për lejlekë të mbetur në vend. Mirëpo, ngandonjëherë edhe njerëzit janë fajtorë, që ata shpendë të mos migrojnë në jug. Ja përse doktoresha Klisurova thekson, se njerëzit nuk duhet të ushqejnë shpendët shtegtarë.
“Ka raste, kur njerëzit zënë pozita të gabuara ndaj shpendëve të tillë dhe fillojnë ta ushqejnë. Kjo e gënjen lejlekët dhe nuk provokon instinktin e tyre shtegtar. Krahas kësaj ata shpendë bënë foletë e tyre në rajonet e populluara dhe janë mësuar me njerëzit. Ka mundësi, që lejlekët e zbuluar tek ne t’u përkasin popullatave, që bëjnë foletë e tyre në rajonet më veriore. Gjatë migrimit ata ndoshta kanë mbetur këtu për sasinë e mjaftueshme të ushqimit dhe për pishinat e shumta, ujërat e të cilave nuk janë të acaruar.”
Ka edhe një mundësi tjetër. Njerëzit që njoftojnë se kanë parë lejlekë të gabojnë me gatat e bardha, të cilat e kalojnë dimrin tek ne. Nga larg, kur janë në grupe të mëdha shpesh herë gatat ngatërrohen me lejlekët.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..