Atentati kundër redaksisë së revistës satirike franceze Charlie Hebdo shtroi përsëri temën e sigurimit në Evropë. Krahas kësaj përsëri u vu theksi edhe tek anëtarësia bullgare në Shengen, që është qëllimi i Bullgarisë që prej shumë vitesh. Mirëpo, gjatë të gjitha këtyre viteve të përpjekjeve tona, politikanët bullgarë nuk arritën t’i shënojnë dobitë konkrete strategjike për vendin tonë, përveç, kuptohet, prestigjit të çdo një karfice të xhaketës. Nuk bën përjashtim edhe zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva, e cila në disa paraqitje të saj publike nguli këmbë për aderimin sa më të shpejtë të Bullgarisë në Hapësirën Shengen dhe citoi të dhënat sociologjike, sipas të cilave 57 për qind e bullgarëve e përkrahin këtë anëtarësi. Mirëpo, nuk ka të dhëna nëse këto 57 për qind e kërkojnë këtë anëtarësim vetëm për shkaqe prestigji. Nuk u arrit në shqyrtimin e rolit të marrëveshjes në kontekstin e rrezikut nga “Shteti Islamik” dhe të fluksit të refugjatëve në kufirin tonë jugor.
Bullgaria është kategorike se aplikimi i Marrëveshjes së Shengenit te ne duhet të jetë prioritet jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për tërë Evropën. Mirëpo, mendimet në Evropë sa i përket kësaj çështjeje janë të ndryshme. Megjithë kriteret e zbatuara teknike që gjatë vitit 2012, një sërë vendesh nga BE-ja, përfshi këtu dhe një prej vendeve me ndikim më të madh, Gjermaninë, janë kundër anëtarësimit të Bullgarisë. Ndërkaq, kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare se aderimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen duhet të bëhet pjesë e debateve për strategjinë e re evropiane të sigurimit. “Për shkak të nevojës për më shumë sigurim duhet të shqyrtojmë me Bullgarinë dhe Rumaninë kapacitetin e tyre për t’i mbrojtur kufijtë e jashtëm”, është i mendimit Schulz. Ai, i cili mund të lexojë në mes të radhëve, do të kuptojë se aderimi i Bullgarisë në Marrëveshjen Shengen nuk do të ndodhë së shpejti. Shkaqet janë rreziku gjithnjë e më i madh nga ana e xhihadistëve dhe vala e pritur e re e refugjatëve gjatë pranverës.
Gjatë natës së Vitit të Ri kontrolli kufitar në kufirin e jashtëm të BE-së midis Bullgarisë dhe Turqisë dha rezultat – u kap shtetasi francez Fritz-Joly Joachim, duke provuar për t’u larguar nga BE-ja. Dihet se ai ka pasur marrëdhënie të afërta me një prej atentatorëve në Paris – Cherif Kouachi. Pikërisht atentati i përgjakshëm në kryeqytetin francez u bë shkas për përhapjen e mesazheve më të ndryshme të ministrave të punëve të brendshme të vendeve nga Shengeni. Filloi të flitej për revizionimin e marrëveshjes. “Ne do ta përkrahim rikthimin e kontrollit kufitar dhe nuk përjashtojmë domosdoshmërinë për ndryshime në marrëveshje”, bëri të ditur Ministri spanjoll i Punëve të Brendshme Jorge Fernández Díaz në një intervistë për gazetën “El Pais”. Është absolutisht e qartë se kufijtë e jashtëm janë karta më e fuqishme në duart e terroristëve. Shqetësimet e politikanëve evropianë në këtë lidhje i shprehu edhe kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. “Marrëveshja e Shengenit duhet revizionuar, që të rritim efikasitetin e luftimit të terrorizmit”, deklaroi Junker dhe bëri të ditur se oferta konkrete mund të priten pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së gjatë muajit shkurt. Pasi njohu se vëllezërit Kouachi kanë qenë nën vëzhgimin e Sistemit të Sigurimit të Shengenit, Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Thomas de Maizière e formuloi detyrën e re të vendeve në kufirin e jashtëm të BE-së në këtë mënyrë: “Çdo një polic kufitar duhet të mund ta dallojë në çdo një moment terroristin potencial nga ai në veprim.”
Në këtë sfond mesazhet politike nga Sofja për aderimin e shpejtë të Bullgarisë në Hapësirën Shengen nuk tingëllojnë shumë seriozisht. Theksimi i kritereve të plotësuara teknike për anëtarësimin mund të jenë të mjaftueshme në vendin tonë në sfondin e përkrahjes së këtij anëtarësimi nga 57 për qind e bullgarëve, por e gjithë kjo nuk mjafton nga pikëpamja e shqetësimeve të partnerëve tanë në BE për sigurinë e tyre.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..