Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet e pronave në qytetet e mëdha po rriten gradualisht

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë vitit 2014 janë blerë më shumë prona në krahasim me 2013-ën. Gjatë tremujorit të fundit u vërejt rritja e zakonshme e blerjes së pronave në tregun bullgar, duke nxitur të mbyllim detyrimet e vitit. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës çmimet e pronave në disa qytete të mëdha – Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, shënojnë rritje të vogël por njëkohësisht të qëndrueshme (1 për qind). Ndërsa në vendbanimet e vogla në Bullgarinë Veriore dhe Qendrore çmimet e pronave shënojnë ulje jo të konsiderueshme.

Për mendimin e ekspertëve rritja e çmimeve në qytetet e mëdha gjatë 2014-ës ka të bëjë me pasigurinë në fushën bankare e financiare. Një pjesë e personave juridikë depozitojnë shuma të konsiderueshme parash për të blerë pronë, duke e parë atë investim të sigurt. Gjatë vitit 2015 kjo tendencë pritet të vazhdojë dhe tregu të rimëkëmbet dalëngadalë.

Sivjet në lagjet jugore të kryeqytetit do të ndërtohen banesa të reja në sipërfaqe jo të madhe – 5-6 mijë kilometra katrorë. Gjatë tremujorit të tretë të 2014-ës çmimi mesatar për metër katror ka qenë rreth 760 euro. Në varësi të lokacionit, mbylljes së veprimtarive ndërtimore dhe karakteristikave suplementare, një metër katror kushton nga 500 deri 2500 euro.

Procesi i uljes së interesit krijon po ashtu mundësi të reja për biznesin. Dhe në plan afatgjatë paratë e depozituara mund të hidhen menjëherë në ekonomi.

“Procesi nuk është aq i dukshëm dhe i kapshëm në tregjet e rrezikut, ku bie dhe po ashtu tregu bullgar – komenton z. Ivan Vellkov nga Asociacioni Kombëtar “Pasuritë e Patundshme” – Në tregun bullgar jo vetëm përqindjet e interesit ndikojnë mbi sektorët e ndryshëm të aktivitetit ekonomik, kryesisht në sektorin e pasurive të patundshme, ku rezultatet nga një vendim ose një tjetër janë më të ngadalta në raport me sektorët e tjerë dhe industritë.”

Për mendimin e z. Vellkov, ndryshimi në përqindjet e interesit do të çonte në përdorim më të madh të instrumenteve financiare dhe efekti i kërkuar do të vërehej pas një periudhe nga 6 deri në 12 muaj, dhe jo menjëherë. Znj. Mihaella Ljashova nga kompania e konsultimeve “Forton” komenton:

“Po të ulet interesi i kredive investituese, do të rritet rentabiliteti i pasurive të patundshme. Investitorët kërkojnë diferencë prej rreth 3 përqindjesh në interes vjetor 4-5 për qind. Një ndërtesë zyrash do të shitej me rentabilitet prej 8 përqindjesh. Nënkuptohet, kur janë të dukshme dhe kriteret e tjera – stabilitet financiar e politik dhe treg aktiv.”

Znj. Mihaella Llashova vë në dukje se gjatë 2014-ës marrëveshjet investituese lidhur me shitblerjen e pronave ka qenë në disa drejtime: blerje toke me qëllim zhvillimin e projekteve investitues ose shitje ndërtesash për zyra me rentabilitet prej rreth 9 përqindjesh. Potencial ka në klasin e lartë “A” të zyrave ku sipërfaqet e lira janë nën 5 për qind. Kjo jep mundësi për realizimin e projekteve të lira dhe jo vetëm për qendrat e telefonatave dhe kompanitë e autsorsingut.

“Tendenca është që qiraja e ndërtesave të reja të klasit të parë, të cilat u përgjigjen kërkesave të qiramarrësve ndërkombëtarë, të jetë rreth 12 euro në metër katror. Ndërsa te klasi më i ulët çmimet të shkojnë 8-9 euro në metër katror” – tha znj. Llashova.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD