Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stina e re parlamentare filloi me qëllime të njohura dhe me përleshje edhe më të njohura politike

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë ditës së parë të sesionit të ri parlamentar kryetarët e grupeve parlamentare të tetë formacioneve në Kuvendin Popullor paraqitën prioritetet e tyre për disa muajit në vazhdim. Shumica prej tyre u bashkuan rreth miratimit të strategjisë për reformën gjyqësore dhe ndryshimeve, të cilat janë lidhur me sistemin e pensionimit, shëndetësinë dhe arsimin.

Grupi Parlamentar i GERB-it do të përkrahë strategjinë e aktualizuar për reformimin e sistemit gjyqësor. Një prioritet tjetër gjatë sesionit të ri plenar është dhe sektori “Sigurimi”.

“Politika sociale, arsimi dhe shëndetësia gjithashtu mbeten një angazhim kryesor. Tema e votave të blera dhe kundërshtimit adekuat ndaj kësaj dukurie negative vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së shoqërisë. Ne e pranojmë shumë seriozisht idenë për aplikimin e votimit të detyrueshëm. Le të punojmë të gjithë për stabilitetin e vendit. Ju uroj të gjithëve durim dhe tolerancë”, tha në tribunën parlamentare kryetari i Grupit Parlamentar Cvetan Cvetanov.

GERB shënoi se zgjedhjet e ardhshme vendore gjatë vjeshtës do të jenë njëfarë testi jo vetëm sa i përket qëndrimit të shoqërisë ndaj udhëheqjes dhe vuri në dukje se krahas votës mund të zhvillohet një anketë për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor.

Në emër të “Partisë Socialiste Bullgare – Bullgaria e Majtë” Janaki Stoillov kritikoi faktin se qeveria ende nuk ka program udhëheqjeje:

“Qeveria nuk na tregon as drejtimin, as na jep sigurim dhe perspektivë, nuk i mbron pozitat kombëtare. Nuk ka ide për një model të ri të zhvillimit ekonomiko-social të vendit dhe të BE-së. Mirëpo, detyra jonë është t’i mbushim këto boshllëqe, me sa mundemi. Do të jemi kategorikë dhe nuk do të bëjmë kompromise, kur të bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të njerëzve të zakonshëm, të të drejtave të tërë shoqërisë bullgare.”

Në fjalimin e vet lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan bëri një paralel midis aktit terrorist në Paris dhe pjesëmarrjes së Frontit Patriotik në udhëheqjen e Bullgarisë:

“Shqetësimet tona nga pikëpamja politike dhe nga ajo e qytetarit të zakontë për praninë e Frontit Patriotik në udhëheqje mbështeten tek argumente të reja dhe fakte të reja. Ne shprehëm qëndrimin se në qoftë se Fronti Patriotik vazhdon të jetë pjesë e koalicionit në pushtet, vendimi më i mirë do të jetë zgjedhje të reja parlamentare para afatit. Kjo nuk është as ambicie e fshehtë për pushtet, as ndonjë formë xhelozie.”

Blloku i Reformatorëve shpalli se është pro ndryshimeve në Ligjin për pushtetin gjyqësor dhe për formimin e një shumice për ndryshimet kushtetuese.

“Duhet të bëjmë përpjekje, që ta kthejmë Bullgarinë në binarët e reformave dhe t’i veshim premtimet e mira me vepra dhe rezultate konkrete, të cilat na japin Deklarata programore e shumicës dhe programi i kabinetit për qeverisjen e vendit”, tha bashkëkryetari i Grupit Parlamentar të Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev.

Partia ABV deklaroi se gjatë pjesëmarrjes së tyre në koalicionin në pushtet janë bërë dëshmitarë të disa shembujve jo të mirë të vendimmarrjeve.

Fronti Patriotik përkrahu krijimin e një qeverie, e cila jo vetëm të shënojë problemet e ndryshme të Bullgarisë, por edhe të kërkojë variante për zgjidhjen e tyre, tha Krasimir Karakaçanov, bashkëkryetari i Grupit Parlamentar.

“Vazhdojmë të ngulim këmbë për përjashtimin e plotë të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë nga strukturat e pushtetit dhe për aplikimin e votimit të detyrueshëm”, shtoi ai.

Sipas Qendrës Demokratike Bullgare shumicat dinamike të këtij parlamenti krijojnë mundësi të mira për realizimin e ndryshimeve të rëndësishme legjislative, të cilat të përmirësojnë standardin e jetesës së njerëzve dhe të ilustrojnë ndryshimin e modelit politik drejt dialogut, konsensusit dhe kompromiseve të arsyeshme.

Siç pritej, kryetari i partisë “Ataka” Volen Siderov ishte skeptik për të ardhmen e vendit me këtë qeverisje.

“Gjatë vitit 2015 nuk pres gjë tjetër veçse një udhëheqje më të keqe të Bullgarisë, kolonializëm dhe varfëri për popullin bullgar”, deklaroi ai. Një element kyç në deklaratat e shumicës së formacioneve në sallën plenare ishte dënimi i akteve terroriste në Paris. Mirëpo, lideri i “Ataka” i quajti ngjarjet pjesë teatrale.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD