Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondet evropiane dhe Bullgaria: Brukseli i jep vetëm instrumentet dhe jo shkopin magjik për zgjidhjen e problemeve të brendshme

БНР Новини
Foto: BGNES

Shumica e bullgarëve kanë një qëndrim shumë pozitiv ndaj Bashkimit Evropian. Këtë e ripohojnë të gjitha studimet sociologjike dhe kjo në një shkallë të madhe i detyrohet përfytyrimit të bullgarëve ndaj Bashkimit. Ata e konsiderojnë si xhaxhanë e pasur, i cili u jep dhurata nga Brukseli fëmijëve më të dëgjueshëm nën formën e subvencioneve. Ky xhaxha i pasur është shumë i rëndësishëm për bullgarët e varfër, sepse ata shpresojnë jashtëzakonisht shumë tek paratë e tij, që të përmirësohen kushtet e tyre të jetesës. Sigurisht që ky përfytyrim nuk është i drejtë dhe kjo ripohohet nga faktet dhe nga vetë Bashkimi Evropian, i cili përpiqet t’i bindë bullgarët se ai nuk është bamirësi, i cili do t’i zgjidhë problemet e tyre, përballimi i të cilave varet para se gjithash nga vetë ata. Në rastin më të mirë Brukseli mund të stimulojë dhe të ndihmojë në ndonjë mënyrë realizimin e programeve, projekteve dhe planeve për përmirësimin e kushteve të jetesës në Bullgari në emër të kohezionit dhe të solidaritetit evropian.

Në fund të vitit të kaluar, i cili ishte viti i fundit i periudhës programore dhe financiare 2007-2014 të Bashkimit Evropian, qeveria bullgare i bëri bilanc zbatimit të programeve operative dhe përvetësimit të mjeteve financiare të livruara nga ana e Brukselit për këtë periudhë shtatëvjeçare. Nga gjithsej 9.3 mlrd euro, të destinuara për vendin tonë, ai ka arritur të përvetësojë deri në fund të vitit të kaluar 67 për qind. Bullgaria ka të drejtën të vazhdojë të financohet nga fondet e periudhës së kaluar edhe sivjet. Kështu që shanset e saj për ta arritur ta rritë këtë koeficient nuk janë të pakta. Mirëpo, duke pasur parasysh se mbeten të papërdorura 1/3 prej parave dhe ato duhet paguar vetëm në kuadrin e 12 muajve, kapaciteti administrativ i vendit, i cili është më i kritikuari, mund të shndërrohet në barrierën fatale dhe fonde të konsiderueshme të mbeten në arkat e BE-së. Kjo për shembull ndodhi vitin e kaluar, kur për shkak të disa gabimeve nga pala bullgare, u pezulluan dy prej gjithsej shtatë programeve operative dhe në kuadrin e tyre vendi ynë nuk mori asnjë euro. Sidoqoftë, qëllimi është që këtë vit Brukseli të miratojë subvencione me vlerë të përgjithshme pothuaj 2.5 mlrd euro. Sipas parashikimeve të ekspertëve, nga kjo shumë Bullgaria nuk do të arrijë të përvetësojë minimum 86 mln euro në kuadrin e tri programeve operative evropiane.

A janë vërtetë kaq të rëndësishme fondet evropiane për Bullgarinë? Mendimet janë kontradiktore dhe ka shumë debate rreth dobive të vërteta nga investimet me këto mjete financiare. Është fakt se 2/3 prej investimeve publike në Bullgari realizohen me financim evropian për shkak të mungesës së resurseve të veta financiare. Mirëpo, është fakt gjithashtu se në kuadrin e tetë viteve Bullgaria ka pasur mundësinë për të marrë pak më shumë se 250 mlrd euro, gjë që përbën më pak sesa 4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë periudhë. Përveç kësaj nuk duhet harruar se Bullgaria, megjithëse është përfituese neto dhe marrëse proporcionalisht e më shumë mjeteve evropiane për frymë të popullsisë, gjithashtu e paguan taksën e vet në buxhetin e Bashkimit Evropian dhe për këto tetë vite ajo ka derdhur në arkat e bashkësisë mbi 3 mlrd euro. Siç duket, në këtë situatë Brukseli është i drejtë, duke ngulur këmbë se ai nuk është xhaxhai i pasur, i cili i jep dhuratat, dhe ai nuk mund dhe nuk duhet t’i zgjidhë problemet bullgare. Shumë natyrshëm në këtë kontekst tingëllojnë fjalët e Zëvendëskryeministres Meglena Kuneva, e cila nënvizon se Brukseli siguron vetëm instrumentet dhe jo shkopin magjik për zgjidhjen e problemeve të brendshme. Mirëpo, sipas shumë bullgarëve, Bashkimi Evropian është shpresa e vetme dhe shembulli se një ditë kushtet e jetesës në Bullgari mund të përmirësohen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD