Grupi “Mary Boys Band” është duke përgatitur përvjetorin e tij të 20-të. Grupi gëzon dashurinë e shumë fansave, në saje të këngëve të tij melodike dhe zërit të ngrohtë të solistes Maria Mutafçieva.
“20 vjet nuk janë pak, por është herët për t’u bërë bilanc – pohon Maria. – Ne ende jemi në fillim të karrierës sonë krijuese, para nesh ka shumë gjëra të bukura, të lidhura me këtë ditëlindje. Tashmë e shënuam jubileun tonë këtë verë me disa koncerte në bregdetin bullgar. Jemi duke punuar mbi një spektakël me disa muzikantë të tjerë. Tani për tani mund të them se data e tij e parë do të jetë në ditëlindjen time – më 10 shkurt 2015. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë muzikën e “Mary Boys Band” në një mënyrë të re dhe të bukur. Gjatë këtyre viteve kemi pësuar shumë ndryshime në grup, por formati mbeti i njëjtë – kitarë, piano, bas dhe bateri dhe vokale – pothuaj të gjithë në grup këndojmë. Kemi një formulë, e cila pasi njeriu e zbulon, është mirë të punojë sipas saj. Sa për ne, kjo formulë është – ne jemi pesë veta dhe kjo na mjafton.”
Hiti i parë “Mary Boys Band” – Rrugët e panjohura” në fakt u bë kartëvizita e grupit. Kështu titullohet dhe konkursi poetik, i cili organizohet me ide të Marias në qytetin e saj të lindjes Burgas. Gjatë muajit nëntor përfundoi edicioni i tij i tretë.
E kthejmë Maria Mutafçievën në të kaluarën, kur për herë të parë dëgjuam grupin “Mary Boys Band”: “Në fillim ne interpretonim këngët tona të dashura – thotë Maria. – Patëm fatin e mirë që në fillim të rrugës sonë të bëhemi grupi i Vanja Kostovës. Ajo është një talent i madh, i cili mund të të tregojë marrëdhëniet e sakta midis yllit dhe publikut. Kemi marrë pjesë edhe në një program televiziv për talente të reja në Televizionin Kombëtar Bullgar “Hit minus 1”. Atje fituam një çmim në vitin 1994. Në atë kohë kisha nevojë për një konkurs të tillë, ku të kuptoj se çfarë janë aftësitë e mia. Pas kësaj për një muzikant më i rëndësishëm është publiku. Dashuria gjithmonë ka qenë një forcë lëvizëse për ne. Dashuria ndaj muzikës – gjithashtu.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..