Zhvillimi i ekonomisë bullgare gjatë vitit 2014 mund të cilësohet se dëshpërues. Duket se të dhënat statistike makroekonomike nuk janë aq të këqija dhe pritet se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto do të bëhet rreth 1.5%, ka ulje të papunësisë, inflacioni është negativ me tendencë të rritjes, shihet një gjallërim në disa sektorë ekonomikë, eksporti është i paqëndrueshëm, por bilanci tregtar është pozitiv.
Gjatë këtij viti dëshpërimet në këtë sferë ishin shkaktuar nga dukuri dhe tendenca të lidhura para së gjithësh me financat publike dhe me politikën ekonomike të tri qeverive që ishin në pushtet gjatë vitit 2014.
Viti filloi nën qeverisjen e koalicionit të qendrës së majtë të kryeministrit Plamen Oresharski, i cili është ekspert i njohur. Politika ekonomike dhe sociale e kësaj qeverie ishte populliste dhe qëllimet e buxhetit nuk ishin realiste. Akoma gjatë shpalljes së parametrave të planifikuara opozita parlamentare, ekspertët joqeveritarë dhe disa institucione me autoritet jashtë shtetit paralajmëruan se realiteti është krejt ndryshe. Pastaj erdhën kthjellimi dhe dëshpërimet. Pas rrëzimit të qeverisë “Oresharski” qeveria e përkohshme filloi të fliste për situatën e rënde dhe shqetësuese ekonomike.
Iluzionet dhe premtimet për rritje prej 3% të Produktit të Brendshëm Bruto, për rritjen e ndihmës sociale, për përdorim më efektiv të subvencioneve evropiane, për ekspansionin e eksportit bullgar, për rritje të biznesit dhe të të ardhurave shtetërore dhe për përmirësim të kushteve të jetesës ishin zëvendësuar nga analizat e paanshme të ekspertëve të qeverisë së formuar nga presidenti. Duhet thënë se akoma në fundin e qeverisjes së majtë u ndie kriza e ardhshme dhe dështimi. Në mënyrë të papritur filloi dhe kriza bankare në sfondin e premtimeve të Bankës Qendrore se institucionet kredidhënëse në shtet janë në gjendje të qëndrueshme. Gjithnjë e më e dukshme u bë mungesa e financave në sektorin publik.
Në situatën e mungesës së Parlamentit dhe të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mundësitë për veprime të qeverisë ishin të vogla. Për shkak të parregullsive Komisioni Evropian ndërpriti subvencionimet në kuadrin e Programit për Zhvillim Rajonal. Pagimet e pezulluara gjatë vitit 2013 në kuadrin e Programit të Mjedisit ishin restauruar në fundin e vitit 2014. Një pjesë e madhe e projekteve në kuadrin e këtyre dy programeve tashmë ishte paguar nga buxheti shtetëror. Kështu buxheti nuk kishte mundësi të përdorte një resurs të fuqishëm financiar dhe mungesa e financave u bë e stërmadhe.
Në situatën e krijuar qeveria e re e djathë bëri revizion të dytë të buxhetit dhe rriti deficitin në nivel 3,7% të PBB-së që mund të sanksionohet nga ana e Brukselit. Financimi i këtij deficiti u bë i mundshëm me marrjen e një borxhi të ri për më se 2.3 mrld euro.
Kjo agoni financiare i ndikoi në mënyrë të ndjeshme biznesin dhe ndërmarrësit privatë. Me efekt më të dukshëm për firmat dhe për tatimpaguesit është falimentimi i Bankës Korporative Tregtare. Ajo ishte plaçkitur nga vetë pronari i saj me përkrahjen e heshtë të disa qeverive dhe si rezultat i simbiozës së politikës së madhe me biznesin e madh.
Gabimet në menaxhimin e kësaj banke, shpërdorimet kriminale të pronarit të saj dhe sjellja jo adekuate e organeve të kontrollit do t’i kushtojnë shtetit më se 1.5 mlrd euro në formën e përkrahjes së Fondit të Garantimit të Depozitave.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..