Harrojeni “Rrymën Jugore”! Moska (domethënë Putin) i vuri kryq njëanës projektit. Le të abstraktohemi nga ky projekt dhe ta trajtojmë situatën në mënyrë të pavarur, situatë kjo që u bë shumë dinamike. Në Bruksel papritmas vëzhgohet lëvizje dhe në takimin e ministrave të energjetikës shpallën se lidhja e interkonektorit midis Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë do të jetë një prioritet i shkallës më të lartë, përfshi këtu financimin. Të tria shtetet do të ndërtojnë një korridor vertikal gazi – i cili është alternativë e “Rrymës Jugore”, në të cilin do të kalojnë nga 3 deri më 5 mlrd metra kubikë gazi në vit. Njëri burim tashmë ekziston dhe ky është terminali grek për gaz të lëngëzuar në Revitusa. Vetë ai është me kapacitet 5 mlrd metra kubikë. Burimi tjetër është gazsjellësi i planifikuar transadriatik, i cili që nga viti 2019 do të transportojë gaz nga burimi i Kaspikut “Shah Deniz 2” për Turqinë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë. Në shikim të parë gjithçka është në rregull.
Por megjithatë, ku është Bullgaria në gambitin ballkanik të gazit? Në lojën e shahut gambiti përbën debutim, në të cilin njëra prej anëve sakrifikon një figurë, kurse ana tjetër e pranon këtë sakrificë, apo jo. Në gambitin e gazit Bullgaria sakrifikon në emër të rregullave evropiane të pakos së tretë energjetike dobitë eventuale të ndërtimit të “Rrymës Jugore” dhe të transitit të gazit përmes tij. Duket se viktima është pranuar edhe në luftimin për pavarësinë energjetike. Por ka dhe diçka tjetër.
Aktualisht në Bullgari nxirren 360 metra kubikë gazi në fusha të vogla gazi, gjë që përbën një të dhjetën e nevojave të vendit në vit. Mendohet se gjatë këtij viti në fushat e gazit në jug dhe në veri të Ballkanit Qendror ka rezerva të sigurta prej rreth 22 mlrd metrash kubikë gazi. Ka të ngjarë që nxjerrja nga këto fusha të startojë në fillim të vitit 2015, kurse në vitin 2016 nxjerrja më vete të arrijë 1.5 mlrd metra kubikë. Atëherë, edhe pse me prodhim modest, Bullgaria do të kënaqë vetë rreth 50 për qind të konsumit të saj gjithashtu modest tani për tani prej 3 mlrd metrash kubikë në vit.
Sivjet OMV-ja i informoi aksionarët e vet se rezervat e gazit në akua territorin bullgar të Detit të Zi ndoshta do të jenë rreth 100 mlrd metra kubikë. Po të ripohohet supozimi për shtresa gazi prej 100 mlrd metrash kubikë OMV-ja thotë se nxjerrja mund të fillojë madje gjatë vitit 2017. A e ka ndërmend këtë edhe kryeministri Bojko Borisov, duke thënë se një ditë do të mund të eksportojmë gaz?
Gjatë vitit 2012 shteti i dha kompanisë amerikane Trans Atlantic Petroleum një licencë 35 vjeçare për nxjerrjen e 10 mlrd metrash kubikë të gazit në Bullgarinë Veriore, nxjerrje kjo që duhej të fillonte që në vitin 2013, por kjo nuk ndodhi për shkak të deputetëve bullgarë, të cilët në lidhje me refuzimin e nxjerrjes së gazit të shistit në vend vendosën de facto embargo ndaj nxjerrjes së gazit konvencional. Në të njëjtën kohë Gjermania ekologjike hoqi embargon e gazit të shistit. Dhe vjen natyrshëm pyetja “Pse”?
Komponenti i tretë i situatës së gazit është gazi i lëngëzuar. Te ne për shkak të ndikimit rus kjo gjendje e gazit është një temë tabu. Dhe këtu nuk bëhet fjalë se në gazsjellësin në fjalë gazi nuk është i lëngëzuar. Faktikisht gazsjellësit janë pajisje me afat të gjatë për dhjetëra miliarda, kurse interkonektorët janë një mundësi taktike diversifikimi për një pavarësi relative energjetike. Po të ketë terminale për gaz të lëngëzuar, ai në fakt mund të furnizohet nga burime nga mbarë bota me çmime konkurruese. Tashmë përmendëm terminalin grek në Revitusa. Në Evropë tashmë ka rreth 20 terminale të tjera të tilla me kapacitet 210 mlrd metra kubikë në vit, kurse Evropa konsumon 150 mlrd!
Te ne në Detin e Zi tani për tani nuk ka nevojë për një terminal të tillë, sepse Turqia nuk lejon që të kalojnë tankerë me gaz të lëngëzuar. Për ata me naftë nuk ka problem, sikurse ata janë më pak të rrezikshme. Dhe përsëri vjen natyrshëm pyetja “Pse”? Mirëpo Kavala dhe Aleksandrupolis në Detin Egje janë rreth 100 kilometra larg kufirit bullgar. Nëse do të ketë terminale të tilla atje, apo në Detin e Zi, për ne nuk ka rëndësi. Atëherë çmimi i gazit nuk do të jetë 400 dollarë për 1000 metra kubikë, por dy herë më pak dhe furnizimi i tij do të jetë i garantuar. Nga një zhvillim i tillë i ngjarjeve interes kanë që nga Serbia, përmes Bullgarisë e gjer te Hungaria dhe Sllovakia. Ndoshta tani është deri diku e qartë se ku jemi ne në këtë lojë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..