Një autoambulancë udhëton tek lagja e populluar me romë. Mbase në të mungojnë emra të rrugëve dhe numra të shtëpive, djemtë e lagjes me biçikleta shoqërojnë ekipin e urgjencës. Para një grope të madhe në rrugë ambulanca ndalon papritmas, djemtë përplasen me të dhe njeri tyre mbeti i plagosur lehtë. Mjekja zbret nga ambulanca për të kujdesur për djalin e lënduar. Në atë kohë shoku i tij filloi të fyejë dhe e goditi në kokë, sepse ambulanca ka shkaktuar përplasjen.
Ky incident nga java e kaluar revoltoi opinionin publik në Bullgari, sepse nuk është i vetmi. Ai shkaktoi reagimin emocional të Ministrit të Shëndetësisë Petër Moskov, i cili tha se autoambulancat nuk do të shkojnë në adresa në lagjet me romë, nëse nuk do të garantohet siguria e ekipeve mjekësore. Moskovi u argumentua me faktin, se tre prej katër incidenteve me mjekët e ndihmës së shpejtë ndodhen në lagjet rome. Deklarata e ministrit të shëndetësisë shkaktoi një valë interpretimesh dhe akuzash. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Komiteti Bullgar i Helsinkit” përkufizoi fjalët e Petër Moskovit si “kërcenim racist”, ndërsa politikanët e opozitës përfituan nga momenti për të kërkuar dorëheqjen e tij. Por të gjithë mjekët dolën në mbrojtje të ministrit, në mbrojtje të tij u publikuan thirrje të shumta në rrjetet sociale.
Në këtë valë reagimesh shoqërore ndoshta nuk do të arrihej, në qoftë se Bullgaria kishte shënuar përparim në integrimin e pakicës së romëve. Romët jetojnë në kushtet e mungesës së plotë të shtetit, në ndërgjegjen e tyre është rrënjosur ndjenja e pandëshkueshmërisë. Në mëhallët rome jetojnë njerëz, pjesa dërmuese prej të cilave nuk punojnë, ndërsa fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë. Vështirë mund të përfytyrojmë, se banorët e këtyre lagjeve paguajnë tatime apo taksa, me siguri ata nuk kanë adresë të regjistrimit. Me siguri nuk kanë sigurime shëndetësore dhe për këtë arsye fyejnë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe telefonojnë në numrin 112 edhe në rast të rrufës. Ndërsa ndihma e shpejtë mjekësore nuk bënë dallime midis pacientëve me sigurime shëndetësore dhe atyre pa sigurime shëndetësore.
Kritikat e mbrojtëseve të të drejtave të njeriut ndaj fjalëve të Ministrit të Shëndetësisë Petër Moskov janë me bazë. Nga pikëpamja humane dhe juridike. Por nuk duhet të lihet mënjanë fakti, se mbrojtësit e këtyre të drejtave po thuaj çdo ditë dëgjojnë për sulmet dhe dhunën e ushtruar mbi mjekët në lagjet rome nga divani i tyre komod në shtëpi. Kërkesa e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, që ministri i shëndetësisë të ketë sjellje korrekte politike është një hipokrizi. Sepse e përditshmja e ekipeve të ndihmës së shpejtë në lagjet rome është shoqëruar me brutalitet, dhunë dhe pandëshkueshmëri, por faji nuk i përket vetëm pakicës rome. Faji është i të gjithë neve, që përfaqësojmë shoqërinë bullgare, përfshi këtu edhe mbrojtësit e të drejtave. Brutalitet, dhunë dhe pandëshkueshmëri ka jo vetëm në mëhallët rome. Ka edhe në mijëra fshatrat e shpopulluara, ku njerëz të pafajshëm të moshuar grabiten dhe torturohen prej vitesh. Në kronikat policore disa pula dhe disa kavanoza të vjedhur mund të figurojnë në tabelën “kriminalitet i vogël”, por për njerëzit me pensione shumë të vogla këto vogëlsira të vjedhura nga herë janë çështje e mbijetesës. Mbrojtësit e rendit shumë mirë dinë për këto sulme të romëve, por nuk i pohojnë haptazi sepse kanë sjellje korrekte politike.
A janë të gatshëm mbrojtësit për sjellje korrekte politike dhe respektim të të drejtave të njeriut, të cilët kritikuan ashpër ministrin e shëndetësisë për shkak të deklaratës së tij emocionale, t’u japin fund konferencave dhe seminareve të tyre pa fund dhe të padobishme për përfshirjen e romëve dhe të fillojnë të punojnë mbi një integrim real që mund të zbatohet në praktikë në plan afatgjatë. Vështirë do ta bëjnë. A janë të ndërgjegjshëm këta mbrojtës, se ne jetojmë në një shoqëri, e cila do shumë që të jetë liberale dhe të mbështetet mbi vlerat e përgjithshme njerëzore, por në fakt ajo përbëhet nga qytetarë të varfër dhe indiferentë, në të këtë shoqëri bëjnë pjesë edhe mjekët e ndihmës së shpejtë të torturuar.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..