Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rryma Jugore” është në të kaluarën, e ardhmja është e gazit bullgar

БНР Новини
Foto: BTA

Sipas autoriteteve zyrtare ruse, për Bullgarinë gazsjellësi “Rryma Jugore” është i vdekur. Pas njoftimit dramatik të Presidentit rus Vlladimir Putin për ndërprerjen e projektit Kryeministri Bojko Borisov reagoi me një kundërgoditje. “Bullgaria jo vetëm se do të ketë gaz të vet, por edhe do të eksportojë gaz, sepse ka sasi të mëdha gazi dhe kjo është shpresa për brezat e ardhshëm, sepse kjo nuk është vetëm 100 për qind diversifikim, kjo është një e ardhme e garantuar për ekonominë bullgare”, tha kryeministri dhe dha urdhër për t’u shpallur menjëherë konkurse për koncesione për dy blloqe të Detit të Zi, ku të kërkohet naftë dhe gaz në zonën detare ekonomike të vendit. Koncesionet janë për pesë vjet dhe gaz hipotetik bullgar mund të ketë më herët afro vitit 2020. Kjo nuk është e vërteta e tërësishme, sepse përveç në këto dy blloqe, gaz dhe naftë kërkohet që prej shumë kohe në disa vende të thatësirës dhe në det. Studimet janë të një etape të ndryshme, informacioni për zhvillimin e tyre është krejt modest, sasitë e zbuluara janë të pakta, por madje të dhënat paraprake na japin jo pak arsye për optimizmin e kryeministrit dhe për disa vërejtje inkurajuese nga ana e firmave që merren me këtë veprimtari.

Kështu për shembull afër pjesës veriore të bregdetit bullgar në bllokun “Han Asparuh” mendohet se mund të ketë 100 mlrd metra kubikë gaz, të cilët do të jenë të mjaftueshëm për vendin tonë gjatë 30 viteve në vijim. “Mund të ripohojmë se ka potencial për gjetjen e hidrokarbonit në bllokun “Han Asparuh”, tha në shtypin bullgar zëdhënësi i gjigantit energjetik austriak OMV Robert Lekner, i cili mori pjesë bashkë me Total nga pala frënge dhe me Repsol nga pala spanjolle. Edhe ekspertë të tjerë e përkrahin këtë optimizëm, duke shënuar se ky bllok detar është shumë afër fushës rumune të gazit me një kapacitet të madh prej 84 mlrd metrash kubikë dhe kjo rrit mundësinë që në fund të pjesës bullgare të Detit të Zi të gjendet gaz. Ndërkaq, dy blloqet e reja detare “Teres” dhe “Silistar”, të cilat tani do të studiohen, janë afër fushës turke, gjë që gjithashtu jep arsye për parashikime pozitive. Nuk është e rastit se nganjëherë thuhet edhe me shaka, edhe seriozisht, se Deti i Zi mund të shndërrohet në Gjirin Persik.

Në fakt nevojat e Bullgarisë për gaz nuk janë të mëdha, sepse konsumimi vjetor është vetëm 3 mlrd metra kubikë. 95 për qind e këtyre nevojave aktualisht mbulohen me import gazi nga Rusia. Kjo varësi e madhe energjetike nga një partner kaq problematik, siç është Rusia, dhe nga Ukraina edhe më pak stabile, përmes së cilës kalojnë furnizimet e gazit për Bullgarinë, shqetëson shumë autoritetet bullgare, të cilat përpiqen në çdo një mënyrë të gjejnë vendim, i cili garanton pavarësinë më të madhe të gazit. Në të njëjtën kohë ato nuk mund të lejojnë që në territorin e vendit të kërkohet gazi i shistit, i cili gëzon një famë të madhe përtej oqeanit, por në Bullgari të gjitha studimet e kësaj lënde djegëse janë ndaluar me ligj.

Tani për tani çështja a mund të shpresojë Bullgaria te resurse të veta gazi, nuk disponon një përgjigje të qartë dhe kategorike, por pasi vetë kryeministri është kaq i sigurt se ka resurse të tilla, ndoshta disponon fakte, të cilat i japin arsye për të qenë kaq i bindur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD