Bullgaria zë vendin e 44 në botë për nga kushtet e sipërmarrjes. Fqinja jonë veriore Rumania është me dy vende para nesh, por pas nesh radhiten shtete si Hungaria, Italia, Kroacia dhe Mali i Zi. Këtë e tregojnë të dhënat e Indeksit botëror të sipërmarrjes (Global enterprenuership index) për vitin 2014. Ai është përgatitur nga Instituti Botëror për sipërmarrje dhe zhvillim (Global Enterprenuership and Development Institute) në bazën e 14 kritereve dhe ka vlerësuar të ashtuquajturat “ekosisteme të biznesit” në 130 vende nga e gjithë bota.
Aftësitë e sipërmarrjes, dhuntitë për mundësitë, proceset inovative janë fushat, në të cilat vendi ynë u prezantua me sukses më të madh. Në kundërshtim me përfytyrimet tona, se jemi mirë me teknologjitë, sipas rezultateve të studimit, duhet të bëjmë përpjekje në përvetësimin e tyre. Shpjegimi i ekspertëve tanë është, se aktualisht shpresojmë më tepër në njerëzit që vet i rrisin aftësitë e tyre profesionale siç janë specialistët IT. Sipas analizës së “Industry Watch” ekosistemi i sipërmarrjes në vendin tonë zhvillohet shpejtë gjatë 5 vjetëve të fundit, por pjesa më e madhe e bizneseve të porsa krijuara janë në sferën IT. Studimi është bërë gjatë verës së këtij viti me porosi të Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Qëllimi është të përvijohen të metat e ekosistemit, që ai të mund të mbështetet efektivisht me skema me grante. Cilat janë konkluzionet kryesore të studimit? Ja se çfarë tha në një interviste për Radio Bullgarinë Georgi Stoevi, administrator dhe ortak në “Industry Watch – Bullgari”:
“Sipërmarrësi bullgar ka akses të mirë tek financimi, do më thënë, kur ke ide të mirë, para gjithmonë mund të gjenden. Ajo që mungon janë programet e mira të mentorit, do më thënë kultura e sipërmarrjes në Bullgari ende po zhvillohet, është ende në zanafillën e vet. Ekziston një përqendrim i madh i financave, i përpjekjeve në industrinë e teknologjive të larta, të teknologjive të informacionit më konkretisht, si dhe përqendrim gjeografik në Sofje. D.m.th. një sipërmarrës në qytetin Jamboll , i cili p.sh. punon mbi prototipin e tabanit të këpucës, ka akses më të vështirë, ai ndodhet më larg nga gjithçka ndodhet në zemrën e ekosistemit, industria e tij mbetet anës fokusit.”
Dy fondet kryesore për nxitjen e hapave të parë “LaunchHub” dhe “Eleven” janë të njohura mirë në vendin tonë, por edhe ata investojnë kryesisht në sektorin IT, ndërsa kapitali i riskut nuk arrin tek industritë tradicionale. Programet arsimore të sipërmarrjes janë të përqendruar mbi përfitimin e aftësive teknike, siç është p.sh. përgatitja e biznes-planit dhe jo mbi mënyrën e zhvillimit të cilësive inovative, të kreativitetit dhe kulturës sipërmarrëse. Sipas Georgi Stoevit, të rinjtë duhet të inkurajohen të provojnë gjëra të reja, të eksperimentojnë dhe jenë novatorë, bile edhe të dështojnë. Problem është gjithashtu, që sipërmarrësi tek ne mban një imazh negativ. “Nuk kemi personazhe emblematike, histori të suksesit, të cilat t’i frymëzojnë të rinjtë dhe t’u japin shpresë, se ka kuptim të jenë sipërmarrës”, thotë ai dhe shton:
“Rekomandimi ynë kryesor është që përpjekjet e tyre të drejtohen ndaj krijimit të kulturës së sipërmarrjes, duke filluar me edukimin e më të vegjëlve, sepse në universitet tashmë është shumë vonë. Nëse ka mundësi duhet të orientojmë pjesën më të madhe të përpjekjeve tona tek shkollat dhe bile tek kopshtet e fëmijëve. Duhet të stimulojmë gjithashtu edhe industritë e tjera, jo vetëm atë të softuerit, të drejtojmë pjesë prej përpjekjeve tona jashtë Sofjes – tek qytetet e tjera universitare ku ka njerëz të rinj. Ky hap do të ishte në drejtimin e duhur.”
“Junior Achievement Bulgaria”është organizate joqeveritare, e cila tashmë mbi 17 vjet punon në vendin tonë për nxitjen e frymës sipërmarrëse nëpërmjet programeve të ndryshme arsimore dhe praktike për njohuri ekonomike dhe financiare, aftësi të biznesit, të liderëve dhe strategji të suksesit. Sipas Vanja Kastrevës, Zëvendësministre e Arsimit, projektligji i ri për arsimin parashkollor dhe shkollor po kështu inkurajon zhvillimin e sipërmarrjes ndër nxënësit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..
Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale,..