Kaluan pikërisht 10 vjet pas shfaqjes së formatit të parë televiziv muzikor “reality” në eterin bullgar. Në fundin e vitit 2004 publiku ishte para ekraneve televizive për të shikuar dhe për të vlerësuar pjesëmarrësit e talentuar në konkurs “Unë këndoj në Ku-ku bend”. Pastaj tendencën e vazhduan “Akademia Muzikore”, “Star Academi”, “Music Idol”, “Zëri i Bullgarisë”, “X-Factor”. Vetëm dy prej konkurseve janë bullgare, të tjerat bëhen me licencë të huaj. Pak nga pak kritikat ndaj këtyre formateve bëhen gjithnjë e më shumë, sepse u bë e qartë se ato nuk angazhohen me zhvillimin e talenteve në mënyrë të drejtë. Shpesh pas përfundimit të show-ve televizive fituesit harrohen shpejt sepse nuk ka producentë, të cilët të investojnë në ta për karrierën e ëndërruar. Dhe në se vetë interpretuesit nuk janë aktivë dhe nuk vazhdojnë të punojnë dhe të studiojnë, dobia për ta është minimale. Jetojmë në një shoqëri të biznesit, por tregu muzikor tek ne është i vogël. Gjatë kohës së garave televizive pjesëmarrësit në to janë kudo në mediat. Japin intervista, fotografitë e tyre botohen në gazeta dhe revista të ndryshme. Kjo bëhet me një qëllim – fitimi sa më i madh për producentët. Dhe pavarësisht nga kjo pjesëmarrësit pohojnë se formatet muzikore televizive janë një mundësi e madhe për ta.
Emrin e këngëtares Mihaela Fileva e dëgjuam për herë të parë në skenën e “X-Factor”-it. “Pjesëmarrja në këtë show është një hapë e rëndësishme për mua, sepse përveç popullaritetit formati më dha dhe shumë përvojë – thotë këngëtarja. – Atje punojmë shumë, jemi detyruar të shfaqim sa më shumë profesionalizëm sepse vetëm kështu interpretimet tona mund të konkurrohen në këtë skenë të madhe.”
Mihaela Fileva nuk fitoi garën, por pavarësisht nga kjo po ndërton një karrierë të suksesshme me përkrahjen e një shtëpie të producentëve, studion në Akademinë Muzikore dhe po punon mbi albumin e saj të debutimit.
Magi Xhanavarova, fituesja e “Music Idol”-it tregon: “Kujtimet e mia janë shumë të mira – më ka dhënë shumë kjo show. Për mua kjo ishte hapa më e madhe e jetës, këtë për të cilën kamë ëndërruar gjatë. Atje mësova se si punohet në ekip, u takova me profesionalistë të mrekullueshëm. Por suksesin mund ta arrijmë vetëm në se dimë çfarë në të vërtetë duam. Duhet të dimë gjithashtu si t’i arrijmë qëllimet. Unë jam mjaft këmbëngulëse dhe nuk heq dorë në momentet e vështira. Secili vetë, me ritmin e tij ecën në rrugën e tij.”
Këngëtarja Maja Neshkova, e cila filloi karrierën e saj me formatin e parë “reality” të Radios Kombëtare Bullgare në vitin 1973 sot mendon kështu:
“Ndjek këto show televizive dhe gjej gjërat pozitive në to. Pjesëmarrësit kanë dobi – në këtë sfidë ata njohin vetveten në situata ekstreme, kuptojnë çfarë janë mundësitë e tyre. Natyrisht sot gjithçka bëhet me qëllime komerciale. E keqja në këtë situatë është se nganjëherë shanset e të rinjve pakësohen shumë sepse ata ekspozohen aq shumë para publikut se pas përfundimit të formatit për ta bëhet shumë e vështirë të provokojnë përsëri interes ndaj personalitetit të vet. Ne jetojmë në shtet të vogël dhe secili gabim, devijim apo teprim akuzohen dhe pastaj askush nuk mund të të shpjegojë pse nuk të pëlqejnë më. Qëllimi është suksesi i formatit, producentët interesohen vetëm për të ardhurat e tyre dhe për këtë arsye të rinjtë duhet të mendojnë shumë për secilin hap që e bëjnë.”
Ja se çfarë mendon dhe Marija Mutafçieva nga grupi i adhuruar “Merry Boys Band”:
“Të jesh i famshëm është një gënjeshtër i bukur. Për këta fëmijë, të cilët marrin pjesë në formatet bashkëkohore “reality” kjo është më e rëndësishmja. Ata kërkojnë rrugën më të shkurtër drejt lavdisë duke kënduar. Në fakt për një muzikant i vërtet fillimi zakonisht është kur ai është 5-6 vjeçar me solfezh dhe mësime muzikore. Në momentin, në të cilin publiku takohet me këta të rinj, ata tashmë janë formuar si personalitet dhe kanë mesazhe të qarta. Tani shikojmë njerëz që kanë talent, por nuk janë përgatitur për skenën e madhe. Muzika duhet të kalojë përmes teje e pastaj të dalë jashtë në botë, të reflektuar dhe të kuptuar sipas mendimit të tënd.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..