Bullgaria do të luftojë problemet e grumbulluara me vite në fushën e arsimit dhe të shkencës, me ndihmën e BE. Në periudhën e re programore 2014-2020 vendi ynë do të zbatojë një Program krejtësisht të ri Operativ “Shkenca dhe arsimi për rritjen inteligjente”, i cili do të ketë pikërisht këtë qëllim. Programi menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Reforma do të financohet me afro 600 mln euro nga Fondet Strukturore Evropiane dhe pak mbi 100 mln euro është bashkëfinancimi kombëtar.
Aktualisht tabloja në këtë sferë nuk është shumë e mirë. Vendi ynë duhet të bëjë përpjekje të mëdha që të kompensojë mbetjen serioze prapa. Nëse qëllimi evropian është që në vitin 2020, 3% prej Produktit të Brendshëm Bruto të ndahen për veprimtarinë kërkimore-shkencore, ambiciet tona janë për 1,5%. “Tani shkenca bullgare ka nevojë për rreth 3-4 herë më shumë financime nga ato ekzistuese”, komenton prof. Nikolaj Denkov, Zëvendësministër i arsimit. Me mjetet evropiane do të inkurajohen studimet shkencore me cilësi të lartë, të cilët janë kthyer në mortor për zhvillimin e ekonomisë sonë. Parashikohet gjithashtu ndërtimi i qendrave për arritje superiore. Universitetet dhe institutet shkencore prijëse do të marrin financim që të modernizojnë infrastrukturën e tyre shkencore dhe laboratorët. Do të mbështeten edhe specialistë, arritjet e të cilëve kontribuojnë për potencialin inovativ të ekonomisë dhe kanë marrë njohje ndërkombëtare.
“Në Bullgari ka një koncentrim të jashtëzakonshëm të resurseve, si financiare, me gjithë se janë të vogla, ashtu dhe kapacitet shkencor në qytetin Sofje – thotë Zëvendësministri Denkov. – 86% prej financimit të studimeve shkencore është në kryeqytet, gjë prej së cilës vuajnë regjionet e tjera në vend. Prandaj parashikojmë stimulimin e qendrave, që janë në provincë kështu që ato të shërbejnë interesat regjionale të biznesit. Do të ndihmojmë gjithashtu pjesëmarrjen e shkencëtarëve bullgarë në programet ndërkombëtare. Shkenca bullgare arriti të mbijetojë gjatë këtyre viteve të vështira në saj të faktit, se gjithmonë ishte lidhur me studimet ndërkombëtare.”
Deri në vitin 2020 vendi ynë duhet të përmirësojë qasjen në arsimin e lartë dhe të shtojë pjesën e personave që e kanë mbaruar në moshë nga 30 deri në 34 vjeç deri në 36%. Studentët e talentuar do të fitojnë mundësinë të shfaqjes në aktivitete dhe konferenca shkencore. Të rinjtë do të inkurajohen të studiojnë specialitete pedagogjike, për këtë qëllim do të lëshohen bursa speciale. Janë parashikuar gjithashtu mjete për rritjen e kualifikimit të pedagogëve universitarë. Shteti do të ndërmarrë masa kundër numrit të madh të nxënësve mbetës në arsimin e mesëm duke organizuar aktivitete të ndryshme jashtë klasës dhe në bazë të interesit. Një vend i veçantë në program i është kushtuar studimit gjatë gjithë jetës.
“Ideja është të krijohet një sistem kombëtar, i cili të lejojë qëndrime fleksibile në varësi të nevojave të grupeve të caktuara njerëzish, kështu që ata të mund të marrin dijet e nevojshme dhe certifikatat përkatëse. Do të ndihmojmë gjithashtu studimin dual, firmat e trajnimit, praktikat në mjedisin real të punës, në bazë të të cilave formohen specialistë me përgatitje të profiluar në nivelin e arsimit të mesëm. Do të ketë stimuj financiarë për firmat, të cilat angazhojnë nxënësit në praktikë në mjedisin real të punës.”
Mjete janë parashikuar edhe për përfshirjen në fushën e arsimit të fëmijëve nga pakica dhe të fëmijëve të refugjatëve. Pritet Programi Operativ të miratohet nga Komisioni Evropian gjatë shkurtit të vitit të ardhshëm.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..
1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..
Bullgari gjithmonë i trajtonte kafshët shtëpiake me mirënjohje dhe respekt. Kali, kau, gomari, lopa ishin partnerët dhe ndihmësit më besnikë të popullit tonë në punën fushore që nga koha të lashta. Depërtimi i mekanizimit dhe teknologjisë hoqi rolin e..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale,..