Presioni i refugjatëve nëpër kufirin bullgar me Turqinë po vazhdon. Qendrat e pritjes në Harmanli, Pëstrogor, Ljubimec dhe Sofje janë të plota me refugjatë nga LM, të cilët kërkojnë strehim. Por, pjesa dominuese nuk e shohin të ardhmen e tyre në Bullgarinë e varfër dhe kërkojnë mënyra për të arritur në Evropën Perëndimore.
Një grup imigrantësh ilegalë u përpoq të kalojë kufirin bullgar-turk në rajonin pranë qytetit Ellhovo. Policia kufitare i pa në kamerat dhe dërgoi makina me patrulla, i arrestoi për shkelje të kufirit shtetëror dhe i dërgoi për kontroll në Drejtorinë Rajonale në Ellhovo. Pas verifikimit të identitetit të personave ata transferohen në qendrat e refugjatëve, ku duhet të presin vendimin për statusin e tyre. Kjo situatë reale e përshkruar nga një nëpunësi i Policisë Kufitare nga vera përsëritet po thuaj çdo ditë në kufirin tonë jugor. Prandaj aty janë të përqendruar dhe qendrat e refugjatëve.
Dimitër Sllavov, jurist nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Komiteti Bullgar i Helsinkit” nga vetë fillimi i luftës civile në Siri kujdeset për refugjatët në qendrën në Harmanli, u shpjegon atyre procedurat për marrjen e statusit humanitar ose të refugjatit, i këshillon:
“Deri në vitin e kaluar në Harmanli kishte çadra, furgona, nuk kishte rrymë elektrike, ujë, shërbim mjekësor, bile personel nuk kishte – kujton Dimitër Sllavov. – Por kohën e fundit gjërat u normalizuan. Çdo ditë vijnë njerëz, nga 30 persona për ditë. Vetëm regjistrimi i tyre me ndihmën e 1-2 përkthyesve kërkon shumë kohë. Presioni është i madh – 2150 veta ka pasur gjatë muajit të kaluar.”
Me gjithë kushtet e përmirësuara në Harmanli refugjatët janë të pakënaqur. Ankohen kryesisht për vonimin e procedurës për miratimin ose refuzimin e kërkesave të tyre për marrjen e statusit të refugjatit ose të statusit humanitar. Drejtori i ri i qendrës Marko Petrov i njeh të gjithë 1760 refugjatët e vendosur. 90 % prej tyre janë kurdë nga Siria. Pjesë prej tyre kanë ikur bashkë me familjet e tyre.
“Ankohen për këtë se vendi ku janë vendosur është i ngushtë – tregon Marko Petrovi. – Në një dhomë janë vendosur nga një ose nga dy familje. Synojmë që të jenë nga një familje në dhomë, por vendet janë të kufizuara. Çdo ditë vijnë nga 80 deri në 100 veta dhe sidomos gjatë dy muajve të fundit fluksi është më i madh.”
Bullgaria ndodhet në rrugën e fluksit të refugjatëve nga LM drejt Evropës Perëndimore. Ky fakt siç duket vazhdon t’i shtrojë autoritetet bullgare para sprovës, të cilët në fillim të krizës ishin të papërgatitur për një fluks të tillë.
“Ky fluks i refugjatëve, i cili aktualisht është aktiv në kufirin tonë me Turqinë nuk mund të përballohet vetëm nga Bullgaria – pohon Stojan Stojanovi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare në Ellhovo. – Ky është problem evropian, për të cilin duhet të kërkohet zgjidhje e përbashkët dhe e koncentruar. BE është krijuar për këtë që të ndihmojë në rast nevoje, që të mos ngarkohen kufijtë e jashtëm – kam parasysh Bullgarinë, Greqinë dhe Italinë, ku presioni është më i madh.”
Problemi kryesor për autoritetet bullgare është, se refugjatët nuk hyjnë në vend përmes Pikave të Kontrollit Kufitar, por e kalojnë kufirin bullgar në mënyrë ilegale. Sipas Stojan Stojanovit shkaku për këtë është se nga vetë fillimi udhëtojnë pa pasaporta. Kalimi ilegal i kufirit është krim dhe supozon një procedurë të gjatë për caktimin e identitetit të personave dhe të vendimit për dhënien e mbrojtjes.
“Në bazë të informacionit tonë dhe të informacionit të shërbimeve partnere, me të cilat punojmë, ky fluks i refugjatëve është i organizuar – vazhdon Stojan Stojanovi. – Përdoren shërbimet e qytetarëve turq në territorin turk, krahas tyre në këtë biznes ilegal marrin pjesë dhe vetë refugjatët nga Siria, Afganistani dhe nga shtetet e tjera. Të gjitha ata janë lidhur me grupe të organizuara kriminale. Përqendrimi kryesor i këtyre personave që organizojnë kalimin e paligjshëm të kufirit janë në Stamboll dhe në qytetet e mëdha pranë kufirit bullgaro-turk, ku bëhet organizimi real i kalimit. E gjithë kjo kushton para, shumë para. Për këtë arsye mblidhen shumë imigrantë që dëshirojnë të hyjnë në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..