Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga “Belarus”-i deri në pianon e madhe me bisht të Horoviçit – pianisti bullgar Veselin Ninov

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Megjithëqë akoma është tepër i ri, Veselin Ninovi ka një karrierë të famshme si solist dhe ekzekutues i muzikës së dhomës në SHBA-në. Siç thotë vet ai, kjo ishte ëndrra e tij që nga vogëlia – të jetojë dhe të japë koncerte përtej oqeanit. Pas një sërë suksesesh të regjistruara në konkurse të mëdha ndërkombëtare, sot Veselin Ninovi qëndron para shumë sfidave profesionale. Dhe njëra prej tyre është mundësia që ky talent bullgar të japë koncerte me pianon e muzikantit legjendar Vlladimir Horoviç.

Veselin Ninovi lindi në qytetin e Bullgarisë Veriore Pleven. Në familjen e tij nuk kishte muzikantë. Filloi t’i bie pianos që kur ishte katërvjeçar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytet, ku mbaroi edhe arsimin e mesëm. Gjatë të gjitha viteve ishte në klasën e pedagoges së njohur Antoaneta Vodeniçarova. Me ndihmën e saj ai u përgatit edhe për konkursin e parë kombëtar “Svetosllav Obretenov” në qytetin Provadija. Atje ai u konkurrua në grupin e fëmijëve 10-vjeçar dhe fitoi çmimin. Pas kësaj u radhitën shumë fitore të tjera, për të cilat ai edhe më sot i është mirënjohës mësueses së vet dhe sistemit bullgar të arsimit muzikor.

“Shkollat tona muzikore sigurojnë një përgatitje të mirë jo vetëm të interpretuesve – pohon Veselin Ninovi. – Tepër të thelluar mësohen edhe disiplinat teorike, të cilat zgjerojnë aftësitë praktike të nxënësve që nga mosha më e hershme. I jam mirënjohës pedagoges sime të pianos zonjës Vodeniçarova për gjithçka që ka bërë për mua. I jam mirënjohës edhe sistemit arsimor bullgar. Për herë të parë erdha në Nju Jork në vitin 2006. Isha 16 vjeçar. Atëherë u prezantova në disa festivale, ku u njoha me profesorë amerikanë. Ndër ta kishte edhe muzikantë rusë, të cilët kishin zgjedhur të jetojnë dhe të punojnë në SHBA-në. Më vonë e vazhdova arsimin në Long Ajllënd Junivërsiti te profesoresha Tamara Poddubnaja. Më pëlqen mënyra, në të cilën punohet në SHBA-në, por do të them edhe një herë, se gjithçka që isha mësuar në Bullgari më ndihmoi shumë këtu. Dituritë, që ne përvetësojmë në moshën e adoleshencës, këtu mësohen më vonë. Kështu që kjo ishte një përparësi të madhe për mua.” Veselin Ninovi tregon se pianoja e tij e parë, në të cilën mësonte gamat dhe veprat e para ishte “Belarus”. Ato vegla muzikore prodhoheshin në Bashkimin Sovjetik dhe ishin tepër të përhapur në Bullgari për shkak të cilësisë së tyre të mirë dhe çmimit të leverdishëm. Mirëpo, veglat muzikore me këtë emër ishin në thelbin e shumë shakave ndër muzikantët, për shkak të markës me të nijetin emër të traktorëve sovjetikë, që shfrytëzoheshin në atë kohë në bujqësi. Vitet e fundit Veselin Ninovi ka mundësi të japë koncerte duke ekzekutuar veprat në piano të mrekullueshme me bisht.

“Që nga një viti i gjysmë jam përfaqësues i firmës Aj Vi Artists Interneshënëll dhe jap koncerte me një orkestër dhe recitale në Nju Jork dhe në qytete të tjera të përafërta. Kam një projekt për kompaninë “Stenuej”, i cili përfshin koncerte në pianon e madhe me bisht prodhuar posaçërisht për muzikantin e njohur Vlladimir Horoviç. Me këtë piano pianisti i njohur rus udhëtonte dhe jepte koncerte nëpër mbarë botën, të shoqëruar me akorduesin personal. Sot nja 25 vjet pas vdekjes së Horovicit, akorduesi vazhdon të shoqëron pianon dhe të kujdeset për tingëllimin e saj të mrekullueshëm. Për herë të parë luajta në këtë piano në vitin 2012 në një koncert me ftesë të firmës “Stenuej” në Long Ajllënd. Kjo vegël muzikore mban aq shumë histori...

Gjatë vitit 2015 që tani u caktua një nga koncertet e mëdha, në të cilin do të marr pjesë. Ky do të jetë koncerti me Orkestrën Simfonike të Bregut Verior me dirigjente dhe drejtore muzikore të orkestrës Sjuzën Dijvër. Vjet bashkë ishim një koncert, në të cilin ekzekutuam Koncertin për piano dhe orkestër № 2 nga Dmijtrij Shotakoviç. Kështu që është një nder i madh për mua, që zonja Dijvër më ftoi të jam pjesë e koncertit me të cilin do të shënojë përfundimin e karrierës së vet të suksesshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD