Gjatë javës së kaluar Bullgaria shumë shpejtë hyri në spiralen e borxheve, nga e cila tepër e vështirë dhe tepër e dhembshme mund të gjendet rrugëdalje.
Brenda dy ditëve pushtetarët vendosën, që borxhi publik të shtohet me më se 2.6 miliard euro. Që të bëhen të qarta përmasat, do të kujtojmë, se para krizës, në vitin 2008, borxhi i Bullgarisë ishte në përmasë nga 5 miliard euro. Aktualisht ai arrin shumën astronomike për vendin nga 13 miliard euro, ose afro 30 për qind nga produkti i brendshëm bruto.
Cili ishte shkaku për grumbullimin e aq shumë borxheve?
Parlamenti miratoi korrigjimet në buxhetin e sivjetshëm, qëllimi i të cilëve ishte të mbushin thesarin shtetëror me të ardhurat, që mungonin. Qeveria mori leje për emetimin e një borxhi të ri publik në përmasë 2.3 miliard euro. Vetëm deri në fund të vitit duhet të gjenden 1.6 miliard euro nga bankat ndërkombëtare. Ato para janë për shlyerjen e depozitimeve të garantuara deri në 100 mijë euro të investuesve të Bankës Korportative Tregtare, që falimentoi. Ky është një shembull i qartë, si disa veprime të dyshimta të pronarit mazhoritar të kësaj banke private, Cvetan Vasilev, dhe pjesëmarrja e tij në një sërë ujdish politiko ekonomike, në gërshetim të qëndrimit jo profesional të Bankës Popullore Bullgare, mund të minojnë financat publike të mbarë vendit. Nga ana tjetër, parlamenti i lejoi qeverisë së re të zhvillojë bisedime për një hua të re nga Banka Evropiane e Investimeve në përmasë 500 milion euro. Me ato para pushtetarët kanë ndërmend të ndihmojnë buxhetin e shtetit në bashkëfinancimin e projekteve të programeve evropiane. Kjo është dëshmia e radhës për akullin e hollë, mbi të cilin rrëshqasin financat publike bullgare dhe i cili pas ndonjë hapi të gabuar mund të plaset.
Vet fakti, se vetëm për një javë u miratuan vendime për grumbullimin e një borxhi aq të lartë publik, është tepër shqetësues. Situata bëhet edhe më tronditëse pasi një pjesë e madhe prej këtyre parave u jepen strukturave jo të reformuara si shëndetësia, sigurimi, drejtësia e kështu me radhë. Dhe ato janë si rëra, në të cilën ato zhyten pa gjurmë dhe pa rezultate.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..