Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nja dy depozita bankare për çdo një bullgar

Foto: BGNES

Pothuaj 12 mln janë depozitat e bullgarëve, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Kjo praktikisht do të thotë se çdo një shtetas bullgar ka mesatarisht nja dy depozita. Statistika nuk shënon nëse bëhet fjalë për depozita në një bankë, ose në dy banka të ndryshme, por tregon shprehimisht se numri i tyre po ulet dhe se para një viti ato kanë qenë me tre për qind më shumë. Gjithsej në këto depozita bankare bullgarët kanë mbi 20 mlrd euro, që është me afro 10 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Del se bullgarët përqendrojnë dhe grupojnë kursimet e veta, të cilat rriten vazhdimisht, por janë tepër modeste. Në të njëjtën kohë bullgarët nuk ndërmarrin riskun për t’i vënë të gjitha vezët në një shportë. Sigurisht që ka mjaftë arsye për këtë, sidomos pas falimentimit të bankës së katërt për nga madhësia në Bullgari para rreth dhjetë ditësh, kur mijëra depozitues humbën një pjesë prej kursimeve të tyre.

Sipas llogaritjeve del se çdo një bullgar ka mesatarisht rreth 3000 euro në çdo një depozitë, por kjo statistikë nuk është absolutisht reale, sepse në fakt situata është tjetër dhe ripohon edhe një herë faktin se bullgarët janë populli më i varfër në Bashkimin Evropian. Në fakt, afro 70 për qind e depozitave të shumta janë me përmasë jo më shumë se 500 euro, një shumë tepër modeste. Në polin tjetër janë pasanikët, por edhe këtu nuk ka sensacione të mëdha, sepse depozitat mbi 500 000 euro, ose mbi 1 000 000 leva bullgarë janë vetëm 685. Të dhënat zyrtare për shkaqe të kuptueshme heshtin për depozitat e fshehta të pasanikëve në bankat e huaja. Vetëm mediat nganjëherë njoftojnë shifra jozyrtare dhe në hapësirën publike përhapen thashetheme më të ndryshme, ku përmenden emrat e politikanëve të njohur, bosët e nëntokës, afaristët e mëdhenj.

Një depozitë prej një mln levash është diçka që bullgari i zakonshëm është vështirë të përfytyrojë, duke pasur parasysh faktin se paga mesatare në vend është rreth 400 euro, kurse pensioni mesatar është nën 200 euro. Në qoftë se këtu shtojmë edhe faktin se numri i punonjësve vazhdimisht ulet dhe vetëm gjatë tre muajve të fundit në tregun e punës janë regjistruar akoma afro 50 mijë veta, do të bëhet edhe më e qartë se aftësia e pagimit e bullgarëve është e një niveli shumë të ulët. Ambicia e ministrit të ri social Ivajllo Kallfin është që të aplikohet në Bullgari një pagë minimale prej rreth 2 euro në orë, por edhe kjo nuk do të ndryshojë në mënyrë radikale gjendjen materiale të bullgarëve. Dhe ndoshta depozitat e tyre bankare, pavarësisht nga numri i tyre, do të vazhdojnë të mbledhin para se gjithash “para të bardhë për një ditë të zezë”, siç thuhet në një proverb bullgar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD