Nga data 17 deri më 23 nëntor dritat e projektorëve do të përqendrohen mbi burrin në familje. Arsye për këtë është “Java e babait” – një nismë, e cila është në kuadrin e fushatës ndërkombëtare “Të jesh baba”. Qëllimi është të tërhiqet vëmendja e shoqërisë mbi dobitë e pjesëmarrjes aktive të burrit në jetën familjare, kështu që të formohet një mjedis shtëpiak pa dhunë për zhvillimin e plotë vlefshëm të fëmijëve.
Fushata startoi në fund të muajit shtator dhe është krejt e re për Bullgarinë dhe për mbarë Evropën Lindore. Ajo është pjesë e shfaqjes ndërkombëtare MenCare, e cila zhvillohet në më se 20 shtete të 5 kontinenteve. Tek ne nismën e mbështetin dhjetë organizata joqeveritare me përvojë në punën me fëmijët dhe me prindërit. Si rezultat i ndryshimeve dinamike në mënyrën e jetesës, familja bullgare kërkon pamjen e saj të re. Marrëdhëniet tradicionale patriarkale u transformuan në partneritet dhe barazi të të dy prindërve. Këtë e tregojnë rezultatet e një anketimi kombëtar, që u organizua gjatë përgatitjes së fushatës. Afro 97 për qind prej neneve dhe baballarëve janë dakord, se vendimet më të rëndësishme lidhura me fëmijën, duhet të merren bashkërisht. “Dhe në se para nja 30 vitesh ishte tepër shqetësuese që burri të shprehë emocionet dhe t’i ndihmojë nënës në kujdeset për fëmijët, tani babai ka një pamje të re. Ai përfshihet aktivisht në rritjen dhe kujdeset për fëmijët. Problemi është, se tani burri punon më shumë se sa në të kaluarën dhe atij i mbetet pak kohë për familjen”, komenton Dejan Petrovi nga Asociacioni “Prindër”, i cili është koordinator i fushatës.
Cili është vendi i babait në një familje?
“Baballarët janë të pazëvendësueshëm në formimin e pikëpamjes strategjike për të ardhmen e fëmijës. Ata marrin pjesë edhe në lojën e fëmijëve – shpjegon Dejan Petrovi. – Loja nuk është vetëm një moment, në të cilin prindërit pushojnë. Ajo është mënyra më efektive në të cilën foshnja mund të mësojë njohuri të reja për botën. Baballarët shumë shpejtë mund të hyjnë në role të ndryshme sociale, nëpërmjet lojës ata mund t’i tregojnë fëmijës anët më të rëndësishme të jetës. Kështu që roli i babait në një familje është me rëndësi të madhe. Krahas kësaj gjithnjë e më shumë baballarë përfshihen në punën shtëpiake dhe në kujdeset e përditshme për fëmijën. Megjithatë kur bëhet fjalë për higjienën, shëndetin, arsimin e fëmijëve, nenat tani për tani mbeten të pazëvendësueshme.”
Çfarë veprimtari parashikohen gjatë “Javës së babait”?
“Ideja jonë është, që organizatat e ndryshme, qoftë shkolla, qoftë kopshte, qoftë institucione shtetërore, qoftë firma, qoftë organizata joqeveritare, të realizojnë ndonjë nismë të vet, i kushtuar rolit të babait në familjen – thekson Dejan Petrovi. – Tani për tani më se 50 organizata në Bullgari deklaruan se do të përfshihen në këtë nismë. Disa do të organizojnë turne të futbollit midis baballarëve dhe fëmijëve, të tjerë do të ftojnë baballarët në shkollë. “Java e babait” do të shënohet edhe në Sofje me një sërë veprimtarish, për të cilat mund të mësoni në sajtin e fushatës.”
Organizatorët e fushatës kanë ndërmend të regjistrojnë histori interesante të treguara nga fëmijët për rolin e babait në jetën e tyre. Ato histori do të botohen në sajtin e organizatës, dhe secili që interesohet për këtë temë do të jetë në gjendje ta lexojë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Asociacioni “Prindër”
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..