Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori francez në Sofje: Bullgaria kaloi një rrugë të rëndësishme

БНР Новини
Foto: BGNES

Këto ditë Evropa shënoi çerekshekull nga rrëzimi i Murit të Berlinit dhe nga kthimi i pothuaj gjysmës së kontinentit te liria dhe demokracia. Çfarë ka arritur Bullgaria brenda këtyre viteve – pak apo shumë?

“Bullgaria kaloi një rrugë të gjatë – thotë Ambasadori i Francës në Sofje Xavier Lapeyre de Cabanes, i cili është për herë të dytë në Bullgari, pas mandatit të tij në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar. – Përpara 25 vjetësh pak veta mund të përfytyronin, se sot vendi do të jetë anëtar i BE, i NATO-së dhe po përgatitet të kryesojë Këshillin e BE në vitin 2018. Nuk them, se gjithçka deri këtu është në rregull, por Bullgaria në të vërtetë kaloi një rrugë të rëndësishme.”

Me gjithë atë, studimet e bërë kohën e fundit tregojnë, se bullgarët nuk janë të kënaqur nga arritjet e deritanishme dhe disa vazhdojnë të sillen me nostalgji ndaj së kaluarës.

“Mendoj se shkaku kryesor për këtë nostalgji është njohja jo e mirë e së kaluarës komuniste – mendon z. Lapeyre de Cabanes. – Kur isha këtu para 20 vjetësh flitej shumë se faqja e së kaluarës duhet të mbyllet. Por përpara qe të mbyllej ajo duhej të lexohej, gjë të cilën komunistët nuk e dëshironin. Prandaj sot njerëzit e rinj nuk dinë asgjë për komunizmin, për veset dhe krimet e tij. Shkak për mungesën e kënaqësisë për arritjet është edhe fakti, se kalimi drejt ekonomisë së tregut u bë në mënyrë kaotike. Kishte një farë rendi, por ai diktohej nga rrethe të cilat konsideroheshin të afërta me Shërbimet Sekrete, dhe të cilat pushtuan ato pak të mirat ekzistuese. Sistemi gjyqësor nuk filloi punë normale, policia gjithashtu. U përhap korrupsioni. Grupazhe kriminale përfituan nga kjo anarki dhe grumbulluan shumë shpejt pasuri të paligjshme. Grupazhi Multigrup ne krye me Ilija Pavllovin fitoi fuqi të madhe. E gjithë kjo, kuptohet, shkaktoi dëshpërime të shumta tek njerëzit.”

Përpara 25 vjetësh, një mëngjes pune i organizuar nga presidenti francez Fransoa Miteran me 12 disidentë bullgarë në fillim të vitit 1989 i dha dorë rezistencës që po lindej në vendin tonë kundër regjimit.

A është konsoliduar tashmë shoqëria civile bullgare?

“Dikur regjimi totalitar bënte çmos që t’u pengojë njerëzve të vetorganizohen, rrëfen diplomati. Sepse kjo mund t’i jepte fund regjimit. Mendoj, se tani situata është ndryshuar. Protestat e vazhdueshme gjatë vitit të kaluar të cilët nuk lejuan që Deljan Peevki të kryesojë Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare janë një shenje për reagimin shoqëror, ndoshta jo i organizuar shumë mirë, por është reagim  i qytetarëve, të cilët janë të ndërgjegjësuar, se bashkimi e bën fuqinë, e cila mund t’i bëjë ballë qeveritarëve.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD