Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur demokracia “shpërtheu”

Foto: arkiv

Më 9 nëntor para 25 vjetësh berlinasit rrëzuan murin e urryer, simbol të Gjermanisë së ndarë dhe të Evropës së ndarë, kufi mes dy botëve. E rrëzuan në të vërtetë – me çekanë, me kazma, tullë pas tulle. Pikërisht në këtë ditë sulmi ishte befasues, por kjo nuk mund të thuhet për rrëzimin e republikës së punëtorëve dhe fshatarëve. Në vazhdim të disa muajve para kësaj ngjarjeje mijëra gjermanë nga Gjermania Lindore protestuan në qytetet e mëdha – Berlin, Laipcig, Drezden, Rostok. Ditë pas dite numri i tyre rriste, dëshirat e tyre bëheshin gjithnjë e më të guximshme: për udhëtim të lirë në Perëndim, për  zgjedhje të lira, për ndryshimin e sistemit. Dhe sistemi në të vërtet u ndryshua – një vit pas rënies së Murit të Berlinit, me bashkimin Gjermanisë.

Tek ne lajmi për rrëzimin e Murit të Berlinit erdhi në mënyrë të papritur. Akoma më e papritur ishte kjo që u zhvillua më 10 nëntor. Vetëm një ditë pas Murit të Berlinit, “rrëzoi” edhe lideri i atëhershëm në Bullgari Todor Zhivkov.

Me një grusht të brendshëm shteti brenda Partisë së tij komuniste u rrëzua diktatori komunist, i cili ishte në krye të shtetit më gjatë – 35 vjet. Ishim aq të befasuar se nuk shprehëm befasinë tonë, nuk kishte shfaqje spontane të gazimit. Në atë natë emisioni i lajmeve i Televizionit Kombëtar Bullgar u bë emisioni më i shikuar në Bullgari i të gjitha kohërave. Njerëzit mbetën në shtëpitë e tyre, mbas mureve të sigurta dhe nuk mundeshin t’u besonin syve të tyre – pas 35 vjetësh në pushtet, Zhivkovi zbriti nga posti i lartë. Pak ishin ata, të cilët kanë pritur një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Pavarësisht nga situata në Rusi dhe në Gjermani, në Bullgari nuk kishte protesta me përmasa të mëdha.

Kështu data e plenumit të radhës të Partisë Komuniste u bë simboli i ndryshimeve demokratike tek ne.

Zgjedhjet e para demokratike në Bullgari ishin ftuar nga partia e vjetër komuniste, e cila vetëm kishte ndryshuar emrin e vet. Pavarësisht nga kjo, ne të gjithët mendonim se pikërisht data 10 nëntor ishte data e “shpërthimit” të demokracisë sonë. Ndoshta kjo është një shakë e çuditshme e gjuhës – sipas fjalorit shpjegues folja “shpërthej” në këtë kuptim të figurshëm përdoret gjithmonë me dukuri negative, si epidemi, luftë, zjarr etj. Bullgaria në të vërtetë u bë demokratike gjatë dimrit të zymtë të viteve 1996/97. Atëherë populli ndryshoi sistemin duke dalë në rrugët për të shqiptuar nevojat dhe dëshirat e tyre për liri qytetare. Ndoshta për këtë arsye sot në Bullgari kujtojmë rënien e Murit të Berlinit para 25 vjetësh, por në këtë datë nuk shënojmë përvjetorin e fillimit të ndryshimeve demokratike tek ne.

Përgatiti në shqip: Jordanka Iavnova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD