Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria e larmë do të ketë një opozitë të larmë

Qeveria e re e kryeministrit Bojko Borisov
Foto: BGNES

Qeveria bullgare numër 91 e partisë GERB dhe Bllokut të Reformatorëve, me një program të përkrahur nga Fronti Patriotik dhe me partnerë nga partia ABV ishte zgjedhur të premten nga Kuvendi Popullor. Katër formacionet politike e siguruan shumicën e votave në parlament. Lideri i partisë GERB Bojko Borisov është politikani i parë në historinë e re të Bullgarisë, i cili zë postin e kryeministrit pas një mandati të pasuksesshëm. Në Kuvendin popullor Nr. 43 për herë të parë pas ndryshimeve demokratike ka tetë formacione politike. Asnjë prej tyre nuk mori një përkrahje të mjaftueshme nga zgjedhësit bullgarë, kështu që të formojë qeveri të vet. Kështu populli i detyroi politikanët të zhvillojnë negociata të rënda në vazhdim të një muaji. Rezultati është se për herë të parë në mbledhjet e qeverisë vendimet do t’i marrin kundërshtarët e deritanishëm – përfaqësuesit e së majtës dhe ata e së djathtës. “Një zog duhet pasur dy krahë – nuk mund vetëm me të majtin apo vetëm me të djathtin” – shpjegoi përkrahjen e vet për qeverinë lideri i partisë së majtë Georgi Përvanov, i cili ishte presidenti i shtetit brenda dy mandateve konsekuente. Partia e tij e re ABV merr pjesë në qeveri ndërmjet postit të zëvendës kryeministrit Ivajlo Kalfin, i cili përgjigjet për politikën sociale dhe për çështjet demografike. Bojko Borisvi do të ketë akoma tre zëvendës – dy nga partia e tij GERB dhe Meglena Kuneva – baskëkryetarja e Bllokut të reformatorëve. Opozita është mjaftë e larmë dhe e hutuar. Për ish-bashkëpartiakët e Georgi Përvanovit  nga Partia Socialiste Bullgare situata është e qartë – ata mbeten në opozitë. Nënshkrimi i Frontit Patriotik në përkrahje të qeverisë provokoi reagimet e ashpra të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Mendimi i shprehur nga Lëvizja është se koalicioni i formuar është “kundërevropian”. Nacionalistët nga partia “Ataka” mbeten në opozitë. E lëkundshme është pozita e Qendrës Demokratike Bullgare. Kompromiset e shumta në krijimin e qeverisë, bashkë me konfigurimi problematik i Parlamentit do të jenë një sfidë e madhe për realizimin e reformave. Anëtarët e qeverisë nga partia GERB janë ish ministra që kanë provuar mundësitë e vet. Për reformatorët mbetën postet më problematike. Ministrat e tyre do të zhvillojnë politika në sektorët e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë.  Përkrahja parlamentare për qeverinë do të varret shumë nga marrëdhëniet brenda Bllokut të Reformatorëve dhe Frontit Patriotik. Këta janë formacione të reja, pa një mekanizëm të qartë për marrjen e vendimeve, pa standarde të qarta të sjelljes në kushtet e negociatave. Kjo situatë me siguri do të krijojë shqetësime për programin legjislativ të shumicës. Nga ana e vet Fronti Patriotik  dhe partia “Ataka” akoma nuk kanë sqaruar marrëdhëniet e tyre, të mos harrojmë se shumë anëtarë të Frontit janë ish anëtarë të partisë “Ataka”. Njëkohësisht kritikat ndaj Bllokut të Reformatorëve do të jenë të shumta sepse në sektorët e tyre ka nevojë për reforma shumë të rënda dhe këto reforma do të jenë nën kontrollin e GERB-it. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD