Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB mori mandat për formimin e qeverisë së re

БНР Новини
Foto: BTA

Pas fundit të konsultimeve me forcat politike të Legjislaturës së 43-të të Kuvendit Popullor, ditën e mërkurë Presidenti Rosen Plevneliev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë liderit të GERB-it Bojko Borisov, të nominuar për kandidat-kryeministër të grupit më të madh parlamentar.

“Ia dorëzoj mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të GERB-it Bojko Metodiev Borisov. Ju dorëzoj këtë urdhër me shpresën se Bullgaria ka nevojë për arritjen e një stabiliteti politik dhe institucional. Sipas kushtetutës Bojko Borisov ka shtatë ditë, që t’i ofrojë kreut të shtetit një strukturë dhe projekt të kabinetit, ose të refuzojë të drejtën e formimit të qeverisë”, tha Presidenti.

“Është e qartë se Partia Socialiste Bullgare nuk dëshiron të marrë pjesë në koalicion – deklaroi Bojko Borisov. – GERB nuk dëshiron kategorikisht përkrahjen e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë ndaj qeverisë. Unë i drejtoj asaj lutje për të mos votuar, në qoftë se ofrojmë qeveri, sepse kjo shkakton spekulime të mëdha. Sa për partitë e tjera – le të marrin vendimin vetë.”

GERB nuk do të ofrojë një qeveri pa siguruar shumicë parlamentare dhe kjo varet nga konsultimet me Bllokun e Reformatorëve, Frontin Patriotik dhe ABV-në. Ato përfunduan ditën e mërkurë në mbrëmje. Negociatorët kishin nevojë për tetë orë, që të përballojnë problemet rreth deklaratës programore, e cila duhet të bashkojë GERB-in, reformatorët dhe Frontin Patriotik.

“Teksti i deklaratës programore, e cila ka potencialin që të përkrahet nga më shumë se dy forca politike, ato, të cilat do ta formojnë koalicionin, tashmë është fakt, deklaroi Tomisllav Donçev nga GERB-i. Pas këtyre bisedimeve kaq të rënda dhe një analize të hollësishme sociale dhe ekonomike, këtë mbrëmje mund të them se arritëm mirëkuptim. Nesër në mëngjes, kur teksti zyrtar i deklaratës publikohet, ai ka potencialin për t’u përkrahur nga tri, ndoshta madje nga katër fuqi politike.”

Radan Kënev nga Blloku i Reformatorëve shtoi: “Ekziston mirëkuptim si për formimin e qeverisë, ashtu dhe për programin e saj. Për këtë kontribut kanë të gjitha forcat politike, të cilat morën pjesë në konsultime, që të ketë shumicë të mjaftueshme, dhe ky program të aplikohet. Besoj se në Kuvendin e tanishëm Popullor pikërisht kjo është rruga drejt kompromisit të mundshëm dhe caqeve më të mira të qeverisjes.”

Valeri Simeonov ishte kategorik se Fronti Patriotik do ta përkrahë qeverinë gjatë votimit në sallën plenare dhe nuk do të marrë poste për përkrahjen e saj: “Ka vendim përfundimtar për përkrahje të dokumentit, pra do të ketë përkrahje edhe të qeverisë, e cila do të punojë mbi këtë dokument. Kështu qe përgjigja është “Po”, poste – jo”.

Marrëveshja për koalicionin midis GERB-it dhe Bllokut të Reformatorëve do të nënshkruhet të enjten. Pas kësaj do të nënshkruhet dhe deklarata programore nga ana e formacioneve politike, të cilat morën pjesë në bisedime – GERB, Blloku i Reformatorëve, Fronti Patriotik dhe ABV-ja. Pritet që ditën e premte në sallën plenare të votohet qeveria me kryeministër Bojko Borisov. Pas dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë kreu i shtetit deklaroi se ka zhvilluar konsultime me të gjitha forcat politike të paraqitura në Parlament. Ftesën nuk e kanë respektuar vetëm nacionalistët nga “Ataka”.

“Besoj se populli bullgar nuk do zgjedhje të reja, por një qeverisje stabile – deklaroi Presidenti Rosen Plevneliev. Apeloj ndaj të gjitha forcave të paraqitura në Parlament për të punuar për këtë. Të gjithë e deklaruan këtu, te Presidenti, se nuk duan zgjedhje të reja. Deklaruan gatishmërinë e tyre të përkrahin programe dhe politika, të cilat janë në përputhje me prioritetet e arsyeshme kombëtare. Të gjithë janë për efikasitetin energjetik, të gjithë janë për “Rrymën Jugore” – si të ndërtohet, por sipas rregullave evropiane, të gjithë janë për një administrim të drejtë të fondeve evropiane, për zhvillim të balancuar regjional, lista është shumë e gjatë. Këtu, gjatë disa ditëve të fundit, unë konstatova se ka shans për një pajtim të gjerë politik. Bullgaria ka nevojë për një nivel më të lartë stabiliteti, shpresoj se do të fitojë zëri i arsyes.”

Bullgaria ka nevojë për politika të reja koalicioni, deklaroi gjithashtu Presidenti dhe nënvizoi se gjatë disa viteve në vijim askush nuk do të ketë shumicë absolute. Presidenti Rosen Plevneliev ishte kategorik se sot partitë mund të bëjnë diçka historike dhe se fjala “koalicion” nuk është fjalë cinike, por është pjesë e procesit politik në çdo një shtet demokratik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD