Gradualisht ekonomia bullgare po kthjellohet. Këtë konkluzion e bënë nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari, i cili gjatë 5 vjetëve të fundit punon mbi një projekt për kufizim dhe prevencë të ekonomisë informale. Praktikat gri janë një dukuri negative, e cila është pjesë e së përditshmes të të gjitha shoqërive të sotme. Tek ne ato morën një shtytje të fuqishme në vitet e ndërrimit të pronës (1990-2000) dhe si rezultat në vitin 2010 ekonomia infiormale arriti nivelin e 36-40% prej Produktit të Brendshëm Bruto. Ky fakt e vë biznesin e rregullt në një situatë jashtëzakonisht të pafavorshme në krahasim me shkelësit e ligjit. Në kuadrin e projektit ekspertë të Asociacionit krijuan një indeks të ri për monitorim të ekonomisë informale, të quajtur indeks kompozit “Ekonomia në dritë”. Nëse gjatë përllogaritjes së parë në vitin 2010 vlera ishte 63 (nga 100), vitin e kaluar ai arriti 68.
Sipas ekspertit prof. dr. Stefan Petranov kthjellimi më serioz i ekonomisë vihet re gjatë vitit 2011 dhe gjysmës së parë të vitit 2012. “Kjo ishte periudha gjatë së cilës u zbatua lidhja e detyrueshme online e arkave fiskale me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurve – shpjegon eksperti. – U zbatuan pajisjet matëse nëpër pikat e karburantit, tek prodhuesit e pijeve alkoolike dhe në magazinat për mallrat akcize. U rivendos hetimi doganor si formë kontrolli. Kishte masa të përforcuara të provokuara nga problemet në buxhet.”
Shfaqjet më problematike të ekonomisë informale gjatë vitit 2013 janë mashtrimet me TVSH-në, proceduarat doganore në tregtinë me vende jashtë BE, kontrabanda me artikujt e duhanit, mosdhënia e bonove fiskale në sferën e shërbimeve dhe kontratat fiktive të punës. Turizmi, ndjekur nga ndërtimi i infrastrukturës, përpunimi i qumështit, shëndetësia dhe bujqësia janë sektorët me më shumë praktika informale. Më pak ato vihen re në degët: ndërtimi i makinave, shërbimet postare, ndërtimi i anijeve dhe remonti i anijeve. “Në ndërtimin e anijeve shumica e ndërmarrjeve punojnë me partnerë të jashtëm dhe nuk mund t’i lejojnë vetes të zbatojnë praktika gri” – komenton doc. dr. Emilija Çengellova, ekspert sociolog në projekt. Ekonomia informale ka një prani serioze në Bullgarinë Veriore dhe më në veçanti në qytetet Vidin, Tërgovishte, Razgrad, Montana, Shumen dhe Pleven. Një përmirësim më të dukshëm ka shënuar biznesi në Veliko Tërnovo dhe në Kjustendil.
Asociacioni i Kapitalit Industrial ka identifikuar 18 praktika informale, zhvillimin e të cilave ai e ndjek nga viti 2010 e këtej. Si janë zhvilluar ato gjatë viteve, ja se çfarë thotë doc. Çengellova: “Ka një tendencë të përgjithshme për kufizimin e dimensioneve të këtyre praktikave gri. Tek disa si puna pa kontratë, ato janë pakësuar përgjysmë. E vetmja praktikë e cila vazhdon të na shqetësojë janë të ashtuquajturit kontratat fiktive të punës. Tek ato shpërblimi i shënuar për punën është fiktiv, sepse me dorë jepet shumë suplementare. Nuk arritëm të kufizojmë këtë praktikë, sepse ende ka afinitet ndaj këtij tipi mashtrimesh. Për herë të parë gjatë 3-4 vjetëve të fundit konstatojmë pakësimin e detyrimeve ndërmjet firmave. Tradicionalisht ato ishin në rritje. Për shembull, nëse në vitin 2010 ndërmarrjet me vonesa në pagesat ndaj furnizuesve ishin 15%, në vitin 2013 ato ishin 25%. Për herë të parë gjatë këtij viti regjistrojmë ulje dhe pjesa e tyre është 19%.”
Si një tendencë pozitive Asociacioni shënon rritjen e intolerancës shoqërore ndaj praktikave gri. Nëse në vitin 2010 afro gjysma prej personave të angazhuar kishin prirje t’i tolerojnë, sot pjesa e tyre është ulur përgjysmë. Me gjithë rezultatet e arritura Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet anëtare të BE me pjesa më të mëdha të ekonomisë informale.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..