Anna Tomova-Sintova është në Bullgari për klasën e saj të tretë mjeshtërore. Pjesëmarrësit në të janë këngëtarë të rinj të operës, pjesa më e madhe prej tyre ende janë studentë. Nga data 20 tetor deri më 4 nëntor në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje vlonte punë e etshme. Me vetëmohim dhe besim në mundësitë dhe talentin e tyre Anna Tomova-Sintova dëgjonte secilin prej tyre. Kur ishte e kënaqur – inkurajonte me “Bravo”, pas kësaj jepte rekomandimet e saj për repertorin. Nga here këndonte fraza të caktuara dhe thoshte “Ndiej atë që këndosh”. Në një intervistë për Radion Bullgarinë prima e operës tha, se ajo vet gjithmonë ka kërkuar frymëzim dhe forca në bukurinë e muzikës dhe të artit. Prej kohe ka pasur dëshirën t’ua transmetojë të rinjve eksperiencën e saj dhe tani e realizoi nëpërmjet klasave mjeshtërore që drejton në gjithë botën.
“Rol vendimtar në këtë drejtim luajti biseda ime e fundit me Herbet fon Karajan. Ai donte që t’i jap premtimin, se një ditë do t’ua transmetojë dijet e mia brezit të ri këngëtarësh. Gëzohem se ky moment erdhi. Në Bullgari erdha drejtpërsëdrejti nga Salcburgu, nga Akademia Verore, e cila zhvillohet në kuadrin e festivalit aty. Në të kishte pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfshi edhe nga Indonezia. Është i madh interesi nga Azia, si edhe nga Italia, Gjermania, Amerika, Kanadaja, Rusia, bile edhe nga Poli Verior. Por mendoj, që sot është më vështirë për këngëtarët e rinj të operës të bëjnë karrierë. Jetojmë në kohën e biznesit dhe teknologjive të reja, kohë, në të cilën mungon idealizmi. Me gjithë atë, shoh, se njerëzit e rinj vazhdojnë përpara, duke mbajtur artin në vetveten. Në takimet me ta jam e lumtur nga përparimi i tyre i shpejtë. Deri sa jam në gjendje të mirë, do të vazhdoj të transmetojë eksperiencën time. U tregoj të rinjve drejtimin, ku duhet të punojnë dhe qëllimi im është t’i mësoj se nuk duhet të kopjojnë, por ta ndiejnë muzikën. E bëj me dashuri të madhe ndaj gjeneratës së re.”
Vitet fëmijërore të Anna Tomova kanë kaluar në Operën e Stara Zagorës, ku e ëma ka qenë koriste. Që 6 vjeçare fillon me mësimet e pianos. Më vonë filloi të këndojë. Diplomohet në Akademinë Muzikore në Sofje në dy specialitete: këndim operistik dhe piano. Në vitin 1967 debutoi në Operën e Salzburgut në rolin e Abigajlit të “Nabuko”-së. Adhuruesit e muzikës operistike dinë shumë mire, se Anna Tomova-Sintova ishte ndër sopranot më të dashur të Herbert fon Karajanit. Në vazhdim të 17 vjetëve ajo ka punuar me të në sallat botërore të koncerteve. Opera Shtetërore e Vjenës e dekoroi me titullin “Kamerzengerin”. Këngëtarja është doktor honoris causa e Akademisë Kombëtare Muzikore “Prof. Panço Vlladigerov”.
Ajo i këshillon nxënësit e saj: “Arti nuk ka si synim vetdemonstrimi. Ne jemi të detyruar t’i shërbejmë, duke transmetuar mesazhet e tij. Për këtë qëllim janë të nevojshme një dozë modesti, autokritikë dhe kuptohet disiplinë. Të gjithë interpretuesit e mëdhenj kanë këto karakteristika që e bëjnë interpretimin të vërtetë. Unë punoj në këtë drejtim pa kursyer forca dhe mund të them, se tashmë ka rezultate të mira. Kjo ishte klasa ime e tretë mjeshtërore në akademi. Duhet të shënoj, se studentët kanë përgatitje shumë të mirë vokale. Kështu që unë përpiqem t’i mësoj të kenë ndjesi për atë që këndojnë, të mendojnë, të ndiejnë. U them atyre: “Nëse ju aq shumë vuani dhe qani këtu në skenë – poshtë te publiku askush nuk do të vuajë dhe nuk do të qajë. Duhet të prezantoni artin e madh me shumë emocione!”
Pjesëmarrësit më të mirë në klasën mjeshtërore të Anna Tomova-Sintovës marrin pjesë në koncertin gala, i cili është sonte, më 5 nëntor në sallën “Bëllgaria”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..