Asja është një vajzë simpatike 9 vjeçe dhe është nxënëse e klasës së katërt. Pohon se i pëlqen të shkojë në shkollë ku lëndët e saj të preferuara janë matematika dhe gjuha angleze. Asja ëndërron të bëhet dentiste dhe vë në dukje se nuk ka frikë nga dentisti. Vajza e re është e grupit etnik të romëve. Ne e dimë se zakonisht ëndrrat e këtyre fëmijëve nuk shkojnë përtej kufijve të përditshmërisë së vështirë që kanë.
Sipas të dhënave statistikore 75 për qind e romëve nuk e kryejnë arsimin e mesëm. Ja pse Asja më tepër është një përjashtim. Së bashku me njëmbëdhjetë fëmijë të tjerë romë ajo frekuenton shkollën e pasdites në lagjen rome “Fakulteti” në Sofje. Kjo shkollë u hap sipas idesë së liderëve romë. Për këtë qëllim tre entuziastë bullgarë, ndër të cilët avokati Petromir Kënçev, përpunuan projektin “Çomë në shkollë”. Ky projekt synon të stopojë përjashtimin e hershëm të fëmijëve romë nga shkolla. Pas kësaj është krijuar Fondacioni “Sëzidanie” (Konstruktiviteti), i cili është në asistencë të projektit. Përse e bënë atë, avokati Petromir përgjigjet:
“Të gjithë bullgarët ankohemi me romët se bëjnë pistë, kryejnë krime, vjedhin dhe sheshin votën e tyre. Por nuk marrim parasysh se ne, njerëzit, jo shteti, kami bërë shumë pak për ta. Pra, që të protestosh, së pari duhet të kontribuosh. Për mendimin tim arsimi është e vetmja gjë e cila do të ndryshojë mënyrën e jetesës të romëve. Nënkuptohet se efekti i arsimit kërkon vite të tëra. Por po të kishim filluar në vitin 1990 sot do të kishim inteligjencë rome – mjekë, arsimtarë, jo vetëm muzikantë, sepse romët në të vërtetë janë muzikantë shumë të mirë. Me rëndësi është që bashkësia e romëve të ketë njerëz të dalluar të cilët ta përfaqësojnë këtë bashkësi në pushtet. Kemi vendosur ta fillojmë projektin “Çomë në shkollë” sot kështu që pas 20 vjetëve të mos hasemi me të njëjtat probleme.”
Buxheti i projektit është në vlerë 5000 euro dhurim nga kisha finlandeze “Usi Pesola”. Me këto para sigurohen pagat e dy mësueseve në shkollën e pasdites dhe transporti i fëmijëve me minibus nga shtëpia deri në shkollë. Banka Bullgare e Ushqimeve siguron drekën dhe ushqimin pasdite. “Ky është stimul suplementar për prindërit që t’i çojnë fëmijët në shkollë”, shpjegon avokati Petromir. Vetë shkolla gjendet në një nga kishat në lagjen e romëve. “Më e mira e projektit është se ai është bërë nga romët dhe është destinuar për romët”, vë në dukje z. Petromir Kënçev. Dy mësueset gjithashtu janë të grupit etnik të romëve. Njëra quhet Zllatka dhe është 23 vjeçe. Mburret se ka mbaruar arsim të mesëm me specializim në bukëpjekësi dhe pastiçeri. Ajo ëndërron të vazhdojë arsimin dhe të bëhet pediatre. Tregon po ashtu se është martuar por ende nuk ka fëmijë që në fakt i ndihmon të përkushtohet në punë.
“Gjithmonë e kam pasur ëndërr që fëmijët romë të fillojnë të ngrihen në shoqëri dhe jo si tani – të martohen në moshën 12-13 vjeçare, të lindin nga dy-tre fëmijë dhe të degradohen – thotë mësuesja Zllatka. – Dua që fëmijët tanë të vazhdojnë të arsimohen pasi kanë kryer arsimin e mesëm. Kjo në të vërtetë është me shumë rëndësi, sepse në ditët e sotme që të bëhesh pastruese të nevojitet arsim i mesëm.”
Avokati Petromir tregon se fëmijët romë janë motivuar dhe kanë dëshirë të frekuentojnë shkollën e pasdites. Që nga momenti i stratimit të projektit nxënësit kanë arritur rezultate të mira. Njëra nga nxënëset Krasi pohon se lëndët e saj të preferuara janë letërsia, matematika dhe edukimi fizik. Për shkollën e pasdites ajo thotë:
“Shumë më pëlqen këtu. Mësueset na ndihmojnë që t’i përsosim mësimet. Kam nota shumë të mira në shkollë. Unë dua të bëhem doktoreshe dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë.”
Falë aktivitetit të mësuesve vullnetarë sivjet organizohen kurse të gjuhës angleze dhe të njohurive kompjuterike. Nxënësit më të mëdhenj kanë mundësinë të mësojnë një zeje. Avokati Petromir ka dëshirë që të realizohet edhe një projekt tjetër lidhur me ndihmën e fëmijëve romë të cilët duan të regjistrohen në universitetet bullgare dhe të huaja.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..