“Stabiliteti politik nuk do të thotë me çdo çmim siguri, duke përfshirë këtu edhe sigurinë e investimeve” – kështu në mënyrë diplomatike duke lënë të kuptohet se ka parasysh shtete të tjera evropiane, Presidenti i Austrisë Heinz Fischer komentoi mungesën e stabilitetit politik në Bullgari. Presidenti austriak ishte për vizitë zyrtare dyditore në Sofje në lidhje me 135 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Austrisë. Temat e bisedimeve me Presidentin Bullgar Rosen Plevneliev tejkaluan caqet protokollare të vizitës.
Theksi i vizitës zyrtare të Heinz Fischerit ishte vënë mbi lidhjet intensive ekonomike ndërmjet dy vendeve. Për këtë flet biznes forumi i zhvilluar me pjesëmarrjen e rreth 50 firmave austriake dhe po aq firmave bullgare. Shifrat janë më se kategorike – shkëmbimi reciprok tejkalon 1 mlrd euro për vit, ndërsa investimet austriake në Bullgari janë në masë mbi 6 mlrd eurosh, gjë me të cilën Republika e Austrisë zë vend prijës ndër investitorët e huaj në Bullgari, nëse nuk përmendim këtu investimin rus të Lukoil-it. Sipas fjalëve të nënpresidentit të Dhomës Ekonomike Austriake Christoph Matznetter “bullgarët vlerësojnë përvojën e ekonomisë austriake në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Për këtë përvojë shpreson dhe Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev për realizimin e një sërë projektesh të reja të infrastrukturës:
“Ndërtojmë dhe modernizojmë infrastrukturën e transportit si pjesë prej asaj evropiane. Priten të ndërtohen projekte të ndërlikuara teknike si p.sh. tuneli në autostradën “Struma” me gjatësi 15 km, do të ndërtojmë tunelin nën majën Shipka, do të ndërtojmë tunele dhe ura hekurudhore. Kompanitë austriake këtu janë lideri botëror dhe ne do të shpresojmë shumë në bashkëpunimin me to dhe në interesin e tyre ndaj tenderëve të ardhshëm, të cilët do të financohen me mjete evropiane.”
Bullgaria dhe Austria tashmë janë partnerë në një megaprojekt – “Rryma Jugore”. Pas bisedimeve midis dy presidentëve u bë e qartë, se Sofja dhe Vjena mbështetin fortë ndërtimin e gazsjellësit, por duke respektuar rregullat evropiane. Heinz Fischer nënvizoi, se vendimi për të ardhmen e “Rrymës Jugore” është në duart e Komisionit të ri Evropian, i cili zhvillon bisedime me kompaninë ruse “Gazprom” për imponimin e Paketës së tretë energjetike. Është fjala për veçimin e prodhimit dhe furnizimit të gazit natyror nga shfrytëzimi i rrjetit të transitit. Në Sofje Heinz Fischer iu drejtua drejtpërsëdrejti Brukselit:
“Gazsjellësi “Rryma Jugore” kalon përmes territorit të vendeve anëtare të BE dhe të NATO-së. Ne presim që BE do të vlerësojë këtë projekt në mënyrë të shëndoshë, të ndershme dhe objektive. Kështu siç ka nevojë prej “Rrymës Veriore”, për diversifikimin e furnizimeve energjetike në Evropë tani është i nevojshëm dhe gazsjellësi “Rryma Jugore”. Ai ndërtohet nga firma evropiane. Dhe kur të gjitha kushtet e legjislacionit janë të zbatuara, nuk shoh arsye që ndërtimi i tij të pengohet.”
Me gjithë treguesit e mirë të bashkëpunimit ekonomik midis Bullgarisë dhe Austrisë, investitorët austriakë prej vitesh vuajnë nga mungesa e sigurisë juridike në vendin tonë. Mungesa e stabilitetit politik në Bullgari gjatë dy vjetëve të fundit gjithashtu ndikon negativisht mbi klimën e biznesit. Në lidhje me këtë Presidenti Rosen Plevneliev tha: “Është e qartë, se institucionet bullgare nuk janë perfektë. Kemi çfarë të përmirësojmë në punën e tyre. Nëse politikanët bashkohen, nëse do të arrijmë të shkojmë në një nivel më të lartë të stabilitetit – politik dhe institucional, Bullgaria do të ketë potencial të fuqishëm për më shumë investime dhe për rritje më të madhe ekonomike. Nuk jemi perfektë, por disponojmë potencial të madh.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..